Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kosova i ka kaluar dy prej tri fazave të nevojshme për pranim në Këshill të Evropës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut.

KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar të martën me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Presidenca ka thënë përmes një komunikate për media, se Osmani i ka thënë të dërguarit gjerman se Kosova ka nevojë të vazhdueshme për mbështetjen gjermane teksa e forcon pozitën në skenën ndërkombëtare, duke përmendur Këshillin e Evropën, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Kosova i ka kaluar dy prej tri fazave të nevojshme për pranim në Këshill të Evropës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut.
Në hapin e tretë – miratimin e anëtarësimit në Komitet të Ministrave – Kosova nuk është përfshirë në agjendë, pasi nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjatë muajit maj do të dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formim të Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë thënë se diçka e tillë është e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet një herë në vit dhe mbetet e paqartë se kur Kosova do të mund të bëhet anëtare e organizatës.
Zyra e kryeministrit Kurti ka thënë se ka biseduar me zyrtarin gjerman për zbatimin e marrëveshjeve që kanë dalë prej Procesit të Berlinit.
Ai e ka përmendur në veçanti nevojën për zbatimin e marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, që lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve, para mbajtjes së samitit të këtij viti.
Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në të ardhmen./REL
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të mart&eum...
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e de...
Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala. ÇEKIA- Qeveria e Çekisë ka reaguar në linjë me thirrjen e Sekretarit t&eum...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel. BELGJIKA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zele...
Flamuri i Spanjës dhe i Kosovës SPANJA- Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezë...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez MADRID- Spanja e ka njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez, ndërsa njëjtë ...
Ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski. POLONI - Polonia nuk duhet të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trup...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. NEW YORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të mart&e...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për “Financial Times”, se...
Joe Biden IZRAEL - Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Izraelit të marrë çdo masë paraprake p&e...