Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Pritet që në takimin Stoltenberg-Osmani temë kryesore të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.
Më 7 shtator, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mirëpresë në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur aleanca ushtarake perëndimore.
Pritet që në takimin Stoltenberg-Osmani temë kryesore të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.
Në njoftimin e NATO-s për këtë takim, sikurse edhe në të kaluarën kur ka pasur vizitorë nga Kosova, nuk përmendet funksioni që mban Osmani.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takojë zonjën Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në njoftim, ku shtohet se pas takimit, dy zyrtarët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
NATO-ja disa herë ka shprehur mbështetjen për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, aleanca ka kërkuar nga të gjithë faktorët në rajon që të bëjnë maksimumin për të ulur tensionet.
Gjithashtu, NATO ka përsëritur se do të mbetet e përkushtuar që përmes misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR, të ofrojë qetësi dhe siguri për të gjithë në Kosovë.
Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, që janë rritur që nga fundi i majit, NATO-ja ka rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Stoltenberg ka deklaruar disa herë se NATO-ja ka forca të mjaftueshme për të zbatuar misionin e saj në Kosovë.
Ndërkaq, Kosova ka shprehur ambiciet e saj për t’u integruar në aleancë, së pari përmes përfshirjes në programin e Partneritetit për Paqe, e më as edhe anëtare e NATO-s.
Por, NATO-ja ka theksuar se për secilin veprim në këtë drejtim vendimet në aleancë merren me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.
Në NATO, katër nga 31 vende anëtare (Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./REL
Raketa KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike, njoftoi ministria e mbrojtjes e Japonisë dhe us...
OKB Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politike në Niger dhe sanksionet e vendosura ndaj regjimit puçist rrezikojnë ...
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan GREQI- Rivalët historikë Greqia dhe Turqia po shtojnë përpjekjet për të p&e...
Francë FRANCË- Franca dënon grushtin e shtetit në Gabon, një vend i Afrikës Qendrore. “Franca po monitoron ...
Zjarr ne Itali ITALI- Një perimetër i madh zjarri ka përfshirë aeroportin e Olbias pasditen e sotme. Mediat italiane, raportojn&eu...
Indi INDI- Autoritetet në kryeqytetin e Indisë, Delhi, po ndërmarrin hapa për të larguar majmunët afër vendit...
Rodrigo Chaves dhe Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden priti të martën në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin e Kos...
Mark Thompson SHBA- Ish-shefi i BBC dhe New York Times, Mark Thompson është emëruar të drejtojë CNN pas një sërë kr...
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi so...
Josep Borrell Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell shpreh binden se pas vdekjes së Prigoz...