Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Osmani është duke qëndruar në Nju Jork, ku mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Biden në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka dhënë garanci të fuqishme për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën. Osmani është duke qëndruar në Nju Jork, ku mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Biden në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Në një bashkëbisedim të ngrohtë me Presidentin Biden, Presidentja Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të”, thuhet në një njoftim të Presidencës së Kosovës.
Osmani e ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është “ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm”.
Ajo e njoftoi presidentin Biden edhe për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova, sipas Presidencës. Në Nju Jork, Osmani u takua më 20 shtator edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, për zhvillimet e fundit në këtë proces, si dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Bliken.
Vizita e presidentes Osmani në SHBA vjen rreth një javë pasi Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në rundin e ri të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian më 14 shtator. Pas përfundimit të takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar Lajçakun për qasje të njëanshme, në përputhje me qëndrimet e Serbisë, por blloku evropian i ka konsideruar akuzat si të pabaza.
Gjatë takimit me Lajçakun, Osmani ka përmendur edhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat sipas saj, janë duke pasur ndikim te qytetarët e Kosovës. Vetë Lajçaku tha më 20 shtator në një postim në rrjetin social X – të njohur më parë si Twitter – se është pajtuar me Osmanin që të vazhdojnë diskutimet në këtë temë.
Blloku evropian ka vënë masa ndëshkuese ndaj Kosovës muaj më parë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Në komunat veriore me shumicë serbe, banorët lokalë nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë dhe me raste situata është përshkallëzuar në dhunë. Kosovës i është kërkuar të punojë në përshkallëzim dhe të koordinohet me fakton ndërkombëtar për hapa të mëtejshëm.
Marrë nga REL
Foto Ilustruese UKRAINË- Ukraina ka paraqitur një ankesë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë pasi një s&eum...
Donald Tusk dhe Volodymyr Zelenskyy SHBA-Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka akuzuar qeverinë polake se po ‘godet me t...
foto ilustruese SHBA- Një 59-vjeçar ka vdekur pasi u sulmua dhe u pickua nga një tufë bletësh në verandën e shtëp...
Rexhep Tajip Erdogan SHBA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka theksuar se Turqia dëshiron të zgjidhë çështjet me Greq...
Kuvendi Kosoves KOSOVË-Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës,zhvillimet janë fokusuar në ngritjen dhe miratimin e Komisionit H...
foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luft&eu...
foto ilustruese BRITANI- Pesë shtetas bullgarë në Mbretërinë e Bashkuar do të akuzohen për komplot për të krye...
foto ilustruese Ndërsa Evropa përpiqet të pakësojë çlirimin e karbonit ajo rrezikon të krijojë varësi nga Ki...
Rupert Murdoch SHBA- Rupert Murdoch ka njoftuar se po largohet nga Fox dhe News Corp dhe djali i tij Lachlan do të jetë kryetar, shkruajn&eu...
Foto e Biden dhe Osmanit NEW YORK-Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës e cila po merr pjesë në zhvillimet e OKB-së në New York ka z...