LIVE UPDATES
Bota

Ndalimi i importeve të prodhimeve ukrainase, Kievi ankohet te Organizata Botërore e Tregtisë

Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, kjo mosmarrëveshje nxjerr në pah ndarjet brenda Bashkimit Evropian ndërsa anëtarët e saj përpiqen të mbështesin Ukrainën ndërsa përballet me agresionin rus.

21 Shtator 2023, 17:37 Nga I.A
Ndalimi i importeve të prodhimeve ukrainase, Kievi ankohet te Organizata
Foto Ilustruese

UKRAINË- Ukraina ka paraqitur një ankesë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë pasi një sërë shtetesh të Evropës Lindore vendosën ndalimin e importit të produkteve ushqimore ukrainase. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, kjo mosmarrëveshje nxjerr në pah ndarjet brenda Bashkimit Evropian ndërsa anëtarët e saj përpiqen të mbështesin Ukrainën ndërsa përballet me agresionin rus.

Hungaria, Polonia dhe Sllovakia ndaluan importin e drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore ukrainase, të premten, me argumentin se dërgesat po dëmtonin fermerët vendas, duke bërë që Kievi të paraqesë një ankesë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Procesi nis me konsultimet brenda një afati prej 60 ditësh, për të arritur një zgjidhje të pranuar nga palët lidhur me ankesën. Megjithatë nuk është e sigurt që kjo të ndodhë duke mbajtur parasysh faktin se një pjesë e kësaj që po ndodh lidhet me zgjedhjet e pritshme në Sllovaki dhe Poloni", thotë David Kleimann, ekspert tregtie pranë Institutit “Bruegel”.

Agresioni rus ndaj Ukrainës mbylli një sërë rrugësh që Kievi përdorte për eksportet e saj, ndaj Bashkimi Europian vuri në dispozicion rrugë alternative që eksportet e Kievit të arrinin tregjet botërore, të cilat BE-ja i cilëson si “linja solidariteti”.

"Pra, Bashkimi Evropian është përballur me një situatë të pashembullt. Drithi ka mbërritur në këto tregje me çmim shumë konkurrues, ndërkohë që fillimisht destinacioni i eksporteve nuk ishin këto tregje”, shprehet Olia Tayeb Cherif nga Fondacioni i Fermerëve. Fermerët në shtete evropiane kanë organizuar protesta, duke pretenduar se prodhimi ukrainas po gjen vend në tregjet lokale.

“Në dyqane po shiten prodhime me cilësi më të ulët dhe me çmime më të lira se prodhimet tona. Ne kemi kosto shumë të larta për të prodhuar mish dhe qumësht me cilësi. Ne po dalim me humbje, prandaj po heqim dorë”, shpjegon Vassil Dzhorgov, fermer në Bullgari

Bashkimi Europian u ofroi fermerëve kompensim dhe vendosi kufizime të përkohshme për importin e prodhimeve ushqimore ukrainase në maj. Kur këto masa skaduan, më 15 shtator, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia vendosën ndalimet të njëanshme të importeve. Po ashtu, të marten, Kroacia njoftoi se do të lejonte vetëm tranzitin e grurit ukranias. Aleatët evropianë kritikuan ashpër veprimet e këtyre vendeve.

"Ukraina po përballet me agresionin e Rusisë. Duhet të kuptojmë se këtu duhet të marrim parasysh të gjithë situatën, të mbështesim të gjitha këto linja solidariteti dhe gjithashtu të mbështesim mundësinë që Ukraina të eksportojë grurin e saj", deklaron Sari Essayah, ministre e Bujqësisë së Finlandës.

Ndërkohë, Komisioni i Bashkimit Europian i ka kërkuar Ukrainës të zbatojë politikën e ashtuquajtur 'frenim vullnetar të eksporteve', ndërsa organizmi europian përpiqet të bindë vendet anëtare të Evropës Lindore që të heqin ndalimet e importit.

Sllovakia pritet të mbajë zgjedhjet më 30 shtator, ndërsa Polonia më 15 tetor. Bashkimi Evropian dhe Ukraina shpresojnë që me mbarimin e etheve zgjedhore, qëndrimet politike do të ndryshojnë.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi obt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet