Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Centrali në Zaporizhja, në jug të Ukrainës, është më i madhi në Evropë. Forcat ruse e kanë marrë kontrollin e tij pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
UKRAINË- Një sulm i ri me dronë në centralin e energjisë në Zaporizhja të Ukrainës, ka rritur rrezikun për “aksident të madh bërthamor”, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike.
Rusia ka thënë se Ukraina qëndron pas sulmit, në të cilin janë plagosur tre persona. Ukraina, në anën tjetër, e ka mohuar përfshirjen. Ky central bërthamor, që kontrollohet prej Rusisë, dhe ka gjashtë reaktorë, është në vijën e frontit të konfliktit Rusi-Ukrainë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka paralajmëruar disa herë kundër sulmeve të tilla. Shefi i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, ka thënë se sulmi i së shtunës me dronë ka qenë “ i pamatur” dhe “përshkallëzim masiv i sigurisë bërthamore”.
Centrali në Zaporizhja, në jug të Ukrainës, është më i madhi në Evropë. Forcat ruse e kanë marrë kontrollin e tij pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, e cila e ka një ekip ekspertësh në Zaporizhja, e ka konfirmuar “ndikimin fizik të sulmeve me dronë” në central, përfshirë në njërin prej reaktorëve.
Administrata e instaluar prej Rusisë brenda centralit ka thënë se nivelet e rrezatimit janë normale dhe se nuk është shkaktuar dëm serioz. Mirëpo Grossi e ka përmendur që janë regjistruar të paktën “tri sulme direkte” në reaktorin kryesor.
“Kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë ai.
“Askush nuk mund të përfitojë diçka prej sulmeve në objekte bërthamore. Është një jo e madhe”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Foto ilustruse MOZAMBIK- Më shumë se 90 persona humbën jetën në brigjet e Mozambikut kur një varkë p...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, përsërit vazhdimisht se është në pozitë të mirë për ...
Foto ilustruese SHBA-Një burrë me vetëm 2 dollarë me vete pati super fat dhe fitoi mbi 1.3 miliardë dollarë në xhekpoti...
Foto ilustruese SHBA-Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të madhe për punëtorë ndërtimi, thotë një shoqatë e...
Foto ilustruese GREQI-Edhe pse jemi në mesin e pranverës dhe temperaturat janë duke u rritur gradualisht, në Greqi kanë nisur zja...
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT-Policia maqedonase ndaloi të dielën gazetarin Furkan Saliu, themelues dhe redaktor i portalit X në Shkup...
Foto ilustruese SHBA-Banorët që jetojnë në disa pjesë të Meksikës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe...
Foto ilustruese KOSOVË- Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës njoftoi të dielën se nuk do të marr pjesë...
Ivana Stradner KOSOVË- Ekspertja në çështjet e sigurisë dhe informacionit dhe një vëzhguese e Ballkanit Perëndimo...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Polacit dhe të Abrisë së Poshtme. Osmani shpre...