Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Portali e publikoi një video e cila shfaq një grua dhe një burrë duke iu vërsulur gazetareve në fjalë dhe duke tentuar t’ua ndalojë xhirimin atyre. Sipas portalit Lajmi.net, gazetaret e tij u sulmuan “pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin”.
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar si të papranueshëm një sulm fizik ndaj dy gazetareve të një portali lokal në Prishtinë të mërkurën, duke e cilësuar atë si kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. Gazetaret e portalit Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha, u sulmuan fizikisht të mërkurën nga një çift në Rrugën C në kryeqytet, sipas AGK-së dhe portalit.
Portali e publikoi një video e cila shfaq një grua dhe një burrë duke iu vërsulur gazetareve në fjalë dhe duke tentuar t’ua ndalojë xhirimin atyre. Sipas portalit Lajmi.net, gazetaret e tij u sulmuan “pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin”.
Lajmi.net tha se e ka paraqitur rastin në Polici. AGK-ja u bëri thirrje Policisë dhe Prokurorisë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur. Asociacioni i Gazetarëve i regjistroi 10 rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vitin 2023.
Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë i dënoi me nga dy vjet burgim tre të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla. Ata u dënuan për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Vitin e kaluar, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2022 regjistroi 33 raste, ku gazetarët ishin viktima të dhunës fizike, të sulmeve apo kërcënimeve ndërkaq në vitin 2021 u regjistruan 29 raste të tilla. Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në raportin e publikuar në vitin 2023 për të drejtat e njeriut në botë, përmendi “reagimin e dobët të organeve të shtetit” ndaj “çështjes së keqtrajtimit të gazetarëve në Kosovë”.
Në raportin për vitin 2022, organizata Gazetarët Pa Kufij e radhiti Kosovën në mesin e vendeve problametike sa u përket lirisë së mediave. Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të - një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin paraprak.
Marrë nga REL
Taipei 101 TAJVAN- Ditën e djeshme Tajvani është "shkundur" nga një tërmet i fortë 7.4 Rihter ku humbën jetën ...
foto ilustruese EVROPË- Një raport i përbashkët i botuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundje...
Benny Gantz dhe Benjamin Netanyahu IZRAEL- Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i ka kërkuar kryeministri, Benjamin Netanya...
Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pritet që ditën e sotme të flasin në tele...
pamje nga tajvani TAJVAN- Gjashtë punëtorë të bllokuar në një gurore pas tërmetit të fuqishëm që go...
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Alexander Grushko MOSKË- Zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko tha ...
Foto ilustruese GJERMANI- 400 oficerë policie në shtetet federale të Gjermanisë po përballen me procedime...
Kharkiv, Ukrainë UKRAINA- Ukraina ka deklaruar se dronët rusë goditën disa blloqe apartamentesh të larta dhe shtëpi priv...
Foto ilustruese BRUKSEL- Ditën e sotme do të mbahet takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
Emmanuel Macron BRUKSEL- Franca mohoi pretendimet ruse se ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar dialog mbi Ukrainën ose pë...