LIVE UPDATES
Bota

Oferta e punës në Turqi! Nga kujdestare përfundoi skllave seksi, historia e Dianës: Puno, ose nuk do të gjendet trupi

Diana, që nuk deshi të tregonte mbiemrin, akuzoi tri gra nga Kirgizia që tha se e shënjestruan atë për ta trafikuar, pretendim të cilin ajo ka tentuar që t’ia dëshmojë policisë.

6 Korrik 2023, 09:51 Nga f.i
Oferta e punës në Turqi! Nga kujdestare përfundoi skllave seksi,
Diana K

TURQI- Ajo që Diana K. mendonte se ishte një ofertë e mirë pune në Turqi doli të jetë një gënjeshtër e madhe për ta bënte amvisen 26-vjeçare nga jugu i Kirgizisë skllave seksi. Diana, që nuk deshi të tregonte mbiemrin, akuzoi tri gra nga Kirgizia që tha se e shënjestruan atë për ta trafikuar, pretendim të cilin ajo ka tentuar që t’ia dëshmojë policisë.

26-vjeçarja tha se fillimisht iu afrua një e njohur, e quajtur Shahzada, e cila e bindi atë që duhej të shkonte për të punuar që të përmirësonte kushtet financiare. Kjo amvise është nënë e dy fëmijëve.

“Ajo më pyeti: ‘Pse qëndron në shtëpi dhe pa punë? Eja të shkojmë jashtë ku mund të bëjmë para që të blejmë shtëpi’”, tha Diana për Current Time, një rrjet në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

“Më pas ajo më dha numrin e telefonit të mikes së saj, Mavluda, e cila më pas më kontaktoi dhe më tha që të shkoj në Stamboll, duke më premtuar një punë me pagë të mirë atje”. Diana, që jeton në qytetin Osh, tha se e ka përfunduar shkollën e mesme, por asnjëherë nuk ka pasur “një punë të mirë”.

Familja e saj varet nga të ardhurat që siguron buri i saj, që punon në Moskë. Ajo vendosi që të pranonte ofertën e Mavludës për të punuar si kujdestare e një gruaje të moshuar turke, për një pagë mujore prej rreth 300 dollarësh.

Oferta për punë asaj nuk iu duk e dyshimtë. Turqia është një destiancion mjaft popullor për emigrantet kirgize, shumica e të cilave punojnë si kujdestare për të moshuarit, si dado apo si mirëmbajtëse në familjet turke. Diana tha se vetëm pasi arriti në Stamboll në muajin shkurt, e kuptoi se kishte rënë viktimë e trafikantëve me qenie njerëzore. Në aeroportin e Stambollit, ajo u prit nga një grua tjetër, Umida, e cila e dërgoi Dianën në një shtëpi në lagjen Kumkapi të Stambollit.

“Kur u zgjova në mëngjes, e pash që nuk e kisha pasaportën në çantë”, tha ajo. “Umida tha se mi kishte marrë dokumentet. Ajo shtoi se më ‘kishte blerë’ nga Mavluda për një shumë të madhe dhe se tani unë duhet të nxirrja ato para… Në dhomë më pas hynë dy burra dhe nisën të më ngufasnin. Më kërcënuan se do të më vrisnin nëse nuk do të punoja që të ktheja paratë që kishin paguar për të më blerë mua. Ata më thanë se askush nuk do të ma gjente trupin”.

Diana tha se u trondit dhe u frikësua. Ajo nuk kishte asnjë dokument personal dhe nuk njihte askënd në Turqi.

Një javë më vonë, ai arriti të largohej nga trafikantët e saj me “ndihmën e një të panjohuri” dhe kontaktoi policinë. Diana nuk tregoi shumë detaje për ikjen, por vetëm tha se Konsullata kirgize në Stamboll e ndihmoi që të kthehej në Kirgizi. Diana tani është kthyer në shtëpinë e saj në qytetin Osh, por ajo tha se nuk po mund t’i kthehet jetës që kishte më parë.

Burri i saj i ka kërkuar divorcin dhe nuk po i përgjigjet thirrjeve të saj. Ai po ashtu ka kërkuar që të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre. Diana tani po jeton me prindërit e saj. Motra e saj, Alina, tha se kjo përvojë tronditëse “ka ndryshuar krejtësisht dhe ka shkatërruar” jetën e motrës së saj të vogël. “Kurrë nuk e kam parë atë në një gjendje të tillë”, tha Alina. Duke kërkuar që trafikantët të dalin para drejtësisë, Diana ka bërë një denoncim në polici. Por, pas hetimeve fillestare, departamenti policor në Osh vendosi që të mos ndërmerrte asnjë veprim për shkak të mungesës së provave.

“Ankuesja ka fluturuar më 20 shkurt nga aeroporti në Osh për në Turqi për të punuar. Më pas ajo u dëbua për në Kirgizi”, tha zëdhënësja e policisë, Nurperi Abdullaeva. “Ajo ka pretenduar se qytetarja kirgize M. e ka shituar atë dhe e ka bërë skllave seksi. Gjatë hetimeve fillestare, nuk janë gjetur të dhëna që tregonin se ndonjë nga veprimet e pretenduara të paligjshme janë kryer nga ajo qytetare”. Diana tha se e fajëson veten për gabimin që i kushtoi me martesën dhe jetën që kishte më herët. “Më vjen turp nga vetja. Nuk do të jem në gjendje ta shoh në sy burrin tim. Nuk jam në gjendje që t’i shoh fëmijët e mi në sy”, tha Diana. “Më vjen turp për atë që më ndodhi dhe që nuk mund të luftoja për veten time”.

Gratë që shkojnë në shtete të huaja për të punuar kanë qenë temë e nxehtë në Kirgizi në dekadën e fundit, pasi numri i grave migrante vazhdimisht rritet. Muajin e kaluar, dy ligjvënës konservatorë kirgizë sugjeruan se Qeveria duhet të ndalojë gratë e pamartuara nën moshën 23-vjeçare që të udhëtojnë vetëm jashtë vendit për të punuar.

Politikanët Nadira Narmatova dh Shailoobek Atazov argumentuan se gratë e reja shpesh shfrytëzohen kur shkojnë jashtë vendit për të punuar. Ministria e Jashtme tha se vendosja e kufizimeve të tilla në udhëtim do të përbënte shkelje të Kushtetutës dhe shkelje të të drejtave të grave. Thirrje të ngjashme nga ligjvënës janë bërë edhe në të kaluarën dhe janë përcjell me dënime të ashpra dhe protesta nga aktivistët për të drejtat e grave./ REL

turqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet