55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Një ditë më parë para Gjykatës Themelore, Ahmeti u deklarua i pafajshëm dhe tha se shuma prej 172.600 eurosh ishte ndihmë financiare nga familja e tij, duke theksuar se disa herë i është nënshtruar kontrollit të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe pesë mijë euro gjobë.
Dënimi me burgim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, ndërkaq gjoba duhet të paguhet brenda tre muajsh pasi vendimi të jetë i plotfuqishëm, tha kreu i trupit gjykues, Leon Perllaska, raporton Betimi për Drejtësi.
Megjithatë, Gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e pasurisë së padeklaruar në vlerë prej 172.600 eurosh.
Një ditë më parë para Gjykatës Themelore, Ahmeti u deklarua i pafajshëm dhe tha se shuma prej 172.600 eurosh ishte ndihmë financiare nga familja e tij, duke theksuar se disa herë i është nënshtruar kontrollit të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Ahmetit për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë.
Sipas aktakuzës, Ahmeti, i cili shërbeu si kryetar i Prishtinës për dy mandate, nga viti 2013 deri më 2021, kishte paraqitur “me dashje” deklarata të pasakta të pasurisë, pasi sipas Prokurorisë se nuk kishte deklaruar deponimet në para të gatshme nga 2018 deri në vitin 2022.
“Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172.600.00 euro”, tha më 23 dhjetor 2025.
Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.
Në Kosovë, që nga viti 2007 zyrtarët publikë duhet të deklarojnë çdo vit pasurinë.
Më pas, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar.
Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri, dhe pastaj në baza vjetore.
Deri më tani, asnjë zyrtarë nuk ishte dënuar me burgim për mosdeklarim të pasurisë.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua në fund të vitit 2022 me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor./REL
Foto ilustruese GREQI- Një stuhi e fuqishme ka goditur Greqinë, duke përfshirë veçanërisht kryeqytetin Athinë, ku resh...
Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që t&...
Pamje EVROPË- Evropa Jugore po përballet me një valë të re zjarresh shkatërruese, ndërsa temperaturat ekstreme kan&...
Foto EUROPË- Evropa Jugperëndimore po përballet me një valë të re zjarresh shkatërruese në pyje, ndë...
Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy SHBA- Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se presidenti Donald Trump dhe presidenti i U...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se çdo dëm i shkaktuar ndaj anijeve ose anijeve të mallrave, n&eum...
Pamje nga takimi Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u takuan të enjten duke ringjallur p&eu...
Foto ilustruse Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 100 dollarë për fuçi më 23 korrik, për her&e...
Departamenti i Shtetit i SHBA-së SHBA- Departamenti i Shtetit i SHBA-së po u bën thirrje amerikanëve të jenë të...
Foto ilustruese GJERMANI- Një 20-vjeçar gjerman është arrestuar pasi hyri me forcë në një degë banke dh...