LIVE UPDATES
Bota

Nuhatja dhe Kujtesa/ Përse erërat ngjallin kujtime

Këto rreshta i shkroi shkrimtari francez Marsel Proust në romanin e tij "Në kërkim të kohës së humbur" në vitin 1910. Proust shprehte kështu atë që u ndodh shumë njerëzve: Një aromë të ringjall kujtimin e një ngjarjeje, që ka ndodhur shumë larg në të kaluarën. Ky fenomen quhet prej kohësh "efekti Proust” apo edhe "efekti Madeleine”.

17 Shtator 2022, 08:52 Nga A.B
Nuhatja dhe Kujtesa/ Përse erërat ngjallin kujtime
Lule

Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine të sapopjekura dhe çajit të luleblirit, u drodh i hipnotizuar nga diçka e pazakontë që po ndodhte me të. Atë e përshkoi një lumturi e padëgjuar, që nuk lidhej me ndonjë arsye. (...) Dhe pastaj iu shfaq menjëherë kujtimi. Ishte shija e biskotës, që tezja e tij Léonie i jepte të dielën në mëngjes, pasi e zhyste më parë në çaj."

Këto rreshta i shkroi shkrimtari francez Marsel Proust në romanin e tij "Në kërkim të kohës së humbur" në vitin 1910. Proust shprehte kështu atë që u ndodh shumë njerëzve: Një aromë të ringjall kujtimin e një ngjarjeje, që ka ndodhur shumë larg në të kaluarën. Ky fenomen quhet prej kohësh "efekti Proust” apo edhe "efekti Madeleine”.

Studiuesit e trurit në kërkim të efektit Proust

Po pse është kështu? Pse truri nxjerr papritur kujtime pothuajse të harruara dhe emocione të forta kur ne perceptojmë disa aroma? Çdo stimul potencialisht mund të ngjallë një kujtim apo një emocion”, thotë Christina Bermeitinger, psikologe dhe profesore në Universitetin e Hildesheim. "Kjo nuk vlen vetëm për aromat". Një tingull specifik apo një shije mund të risjellë kujtime.

Biskotat madeleine


E megjithatë studimet shkencore tregojnë se nuhatja veçohet nga shqisat e tjera. Është vërtetuar se kujtimet e shkaktuara nga aromat të kthejnë shumë prapa në kohë, janë më intensive dhe shpesh më pozitive. Një vështrim brenda trurit jep të dhëna se pse është kështu.

Emocionet dhe aromat janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën në tru

Perceptimi primar i nuhatjes në tru ndodhet pranë amigdalës”, shpjegon Bermeitinger. Ajo ndodhet në pjesën e poshtme të trurit dhe quhet edhe farë e bajames për shkak të formës së saj ovale. "Ky areal është me pak fjalë përgjegjës për emocionet”, thotë psikologia.

Emocionet si gëzimi dhe siguria janë çelësi për të kujtuar. Truri ynë gjykon aromat pikë së pari në bazë të këtyre emocioneve. "Aromat mund të krijojnë pastaj lidhje me kujtimet përmes emocioneve", thotë Bermeitinger. Sepse atëherë aktivizohet hipokampusi fqinj. Ky është një rajon, ku truri ynë përpunon përvojat dhe formon kujtimet. Protagonisti Swann në romanin e Proustit pati një përvojë të ngjashme: kur ndjeu aromën e çajit dhe të biskotave të freskëta madeleine, një ndjenjë lumturie e përshkoi të tërin. Pastaj iu kujtua tezja.

 

Por pse truri i lidh aromat në një mënyrë të tillë me emocionet dhe kujtimet? Studiuesit kanë qenë në mëdyshje për këtë për një kohë të gjatë. "Një shpjegim mund të jetë se erërat na mbajnë larg situatave të rrezikshme”, thotë Bermeitinger. Për shembull, tek ai që nuhat gaz ose diçka që digjet, ngjallet emocioni i "frikës" dhe kujtesa i tregon se çfarë të bëjë në raste të tilla. Rezultati: Ne reagojmë menjëherë, për shembull thërrasim zjarrfikësin ose thjesht ikim me vrap.

Erërat mund të ngjallin edhe emocione dhe kujtime negative. Kështu ndodh shpesh me njerëzit që vuajnë prej çrregullimeve nga stresi post-traumatik (PTSD).

Për shembull ka veteranë, që katapultohen papritmas në situatën e luftës nga era e benzinës dhe përjetojnë përsëri betejat, sikur të ishin përsëri aty.

Studiuesit po përpiqen gjithnjë e më shumë të përdorin njohuritë për aromat dhe kujtimet për të ndihmuar në këtë mënyrë njerëzit.

Për shembull, mjekët u japin pacientëve me PTSD që të nuhasin kokrrat e kafesë, kur shfaqet një kujtim negativ. Në këtë mënyrë ata duhet të qëndrojnë në të tashmen, në vend që të zhyten në të kaluarën.

Pra aromat mund të ngjallin kujtime të ndryshme intensive. Në të kundërt, humbja e nuhatjes mund të jetë një shenjë e hershme e humbjes së kujtesës dhe Alzheimerit.

Aromat mund të përdoren edhe për trajtimin e pacientëve me demencë”, shpjegon psikologu Bermeitinger. Në këtë mënyrë mjekët përpiqen të zgjojnë kujtimet e harruara të pacientëve.

Dhe përtej mjekësisë njerëzit dinë si të përfitojnë nga aromat. Në kriminologji, për shembull, erërat përdoren kur intervistohen dëshmitarët okularë. Hetuesit shpresojnë se kështu dëshmitarët do të mund të kujtojnë një krim në mënyrë më të detajuar. Ka po ashtu përpjekje për të përdorur aromat në industrinë e argëtimit. Ka pasur eksperimente me të ashtuquajturat kinema 4D, në të cilat shikuesit jo vetëm që mund ta shihnin filmin, por edhe ta nuhasin atë. Megjithatë kjo nuk u prit shumë mirë nga vizitorët: disa nuk nuhatën sa duhet aromat, tek disa të tjerë tjerë shkaktoi tështitje.

Vitet e fundit janë zhvilluar syze të realitetit virtual (VR) që mund të lëshojnë edhe aroma. Për ta bërë këtë, inxhinierët i analizojnë aromat në bazë të përbërësve të tyre kimikë dhe i prodhojnë artificialisht ato. Ato janë të paketuara në fishekë dhe më pas instalohen te syzet.

Ndërkohë ka syze që mund të lëshojnë aromat e trëndafilit apo të detit. Kështu bota VR mund të duket më emocionale dhe reale.

Megjithatë aromat artificiale nuk i afrohen dot ende aromave origjinale. Ndoshta më shumë do të na pëlqente të nuhasnim një buqetë me trëndafila ose një biskotë madeleine të sapopjekur./DW

nuhatja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet