Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt, duke lexuar një shënim nga mjeku i presidentit, Kapiten Sean Barbabella tha se Trump iu nënshtrua një “ekzaminimi duke përfshirë studime diagnostikuese vaskulare” me Njësinë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.
SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Presidenti Donald Trump iu nënshtrua një ekzaminimi për ënjtje në këmbë dhe është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze.
Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt, duke lexuar një shënim nga mjeku i presidentit, Kapiten Sean Barbabella tha se Trump iu nënshtrua një “ekzaminimi duke përfshirë studime diagnostikuese vaskulare” me Njësinë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Shënimi i Barbabella-s thoshte se “u kryen ultratinguj doppler dypalësh të venave të gjymtyrëve të poshtme dhe zbuluan pamjaftueshmëri kronike venoze, ICD-9, një gjendje e zakonshme, veçanërisht tek individët mbi moshën 70 vjeç”.
Leavitt tha se ekzaminimi erdhi pasi Trump kishte vërejtur ënjtje të lehtë në këmbët e poshtme gjatë javëve të fundit. Ajo shtoi se nuk kishte asnjë provë të trombozës së thellë të venave ose sëmundjes arteriale dhe se testet laboratorike të Trump ishin të gjitha “brenda kufijve normalë”.
Gjithashtu sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Trump iu nënshtrua gjithashtu një ekokardiograme, e cila nuk gjeti asnjë shenjë problemi të zemrës, problemi të veshkave ose sëmundjes sistemike.
Ajo foli gjithashtu për mavijosjet që janë shfaqur në pjesën e pasme të dorës së presidentit, të cilat ajo ia atribuoi "shtrëngimit të shpeshtë të duarve" dhe përdorimit të aspirinës.

Çfarë është pamjaftueshmëria kronike venoze?
Pamjaftueshmëria kronike venoze është një gjendje në të cilën valvulat brenda venave të caktuara nuk funksionojnë siç duhet, gjë që mund të lejojë që një pjesë e gjakut të grumbullohet në vena. Rreth 150,000 njerëz diagnostikohen me të çdo vit dhe rreziku rritet me moshën.
Simptomat mund të përfshijnë ënjtje në pjesën e poshtme të këmbëve ose kyçeve të këmbëve, dhimbje ose ngërçe në këmbë, vena me variçe, dhimbje ose ndryshime të lëkurës. Trajtimi mund të përfshijë ilaçe ose, në fazat e mëvonshme, procedura mjekësore.
Recep Tayyip Erdogan TURQIA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur p...
Foto ilustruese BRITANI- Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale q&eu...
Luiz Inácio Lula da Silva SHBA- Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva i është kundërpërgjigjur kërc&eu...
Friedrich Merz dhe Keir Starmer BERITANI E MADHE- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz n...
Barack Obama dhe Michelle Obama SHBA- Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, u kanë dhënë f...
Yulia Svyrydenko. UKRAINA- Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimi...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi vëmendjen të martën, kur u shfaq në një takim shtypi në...
GAZA- Disa persona janë plagosur në Kishë në qytetin e Gazës, pasi raportohet se u godit nga predha artilerie izraelite. Udhëheq...
Foto ANGLI- Qeveria britanike njoftoi të enjten qëllimin e saj për të garantuar të drejtën e votës që nga...
foto ilustruese BRUKSEL- Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin...