LIVE UPDATES
Bota

Njëqind ditë luftë në Ukrainë: fazat e konfliktit

Sot në 100 ditë luftë Moska ka arritur të pushtojë një të pestën e territorit.

3 Qershor 2022, 09:20 Nga DOSJA
Njëqind ditë luftë në Ukrainë: fazat e konfliktit
Lufta Ukrainë- Rusi

UKRAINË- Kanë kaluar njëqind ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë. Nga bilanci që mund të gjurmohet deri tani rezultojnë se ka mbi 4 mijë civilë të vrarë, mes të cilëve 260 fëmijë. Gjithashtu nuk janë të pakët edhe ata të cilët u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre për tu mbrojtur, rreth pesë milion ukrainas janë larguar nga vendi.

Sot në 100 ditë luftë Moska ka arritur të pushtojë një të pestën e territorit. Qytete të mëdha dhe të vogla janë shkatërruar.

24 Shkurt: Në orën 3:55 të mëngjesit (5:55 në Moskë) TV Rossija 24 transmeton një video të regjistruar paraprakisht në të cilën presidenti rus njofton fillimin e një operacion ushtarak për të mbrojtur Donbasin, çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës. Menjëherë pas kësaj, lajmet e para për shpërthime mbërritën në Kiev, Odessa, Kharkiv, Mariupol. 

25 Shkurt: Presidenti Zelenskyy poston një video në rrjetet sociale, me kostum ushtarak njofton: "Ne jemi këtu, jemi në Kiev, ne po mbrojmë Ukrainën". Një shenjë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga vendi i tij. Ai gjithashtu deklaroi se kjo mund të jetë hera e fundit që mund ta shihni të gjallë pasi e kuptonte se forcat ruse ishin të pamëshirshme nga ukrainasve.

"Mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë. Termocentrali bërthamor i Çernobilit bie nën kontrollin e forcave ruse.”-tha ai.

11 Mars: OKB-ja denoncon se rusët përdorin bomba thërrmuese. Kryetari i bashkisë së qytetit juglindor të Melitopolit u rrëmbye.

13 Mars:Brent Renaud, regjisor dhe producent i dokumentarëve dhe reporter lufte, i vlerësuar me shumë çmime, vritet në Irpin.

15 Mars: Gazetarja ukrainase Alexandra Kuvshinova dhe kameramani i televizionit Fox, Pierre Zakrewski vriten në afërsi të Kievit.

16 Mars: Ushtria ruse sulmon teatrin e Mariupolit ku ishin strehuar qindra civilë. Është e pamundur të përcaktohet numri i viktimave.

29 Mars: Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mirëpret delegacionet ruse dhe ukrainase në Stamboll për bisedimet e paqes.

3 Prill: Buça, në brendësi të Kievit, rusët tërhiqen, duke lënë shkatërrim dhe vdekje: shpëtimtarët gjejnë rrugë të mbushura me kufoma e viktimave të ekzekutuar. Varret masive zbulohen me kalimin e ditëve. Përballë tmerrit Zelenskyy thotë: 'Nuk mund të qaj më'.

8 Prill: Dy raketa ruse përplasen në stacion Kramatorsk, në Donbass, ndërsa mijëra njerëz, gra, fëmijë dhe të moshuar presin që të të evakuohen. Mbetën më shumë se 50 viktim ndërkohë dhjetëra të plagosur. 

29 Prill: Raketat ruse goditën qendrën e Kievit gjatë vizitës së Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Një gazetar ukrainas është vrarë nga bombardimet.

3 Maj: Në Irpin pas tërheqjes së trupave ruse, u gjetën 290 kufoma civilësh. Shumica e të vrarëve, ishin ekzekutuar nga forcat ruse.

20 Maj: Pas 86 ditësh rezistencë, luftëtarët ukrainas hynë brenda Fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol. Ata i dorëzohen ushtrisë ruse pas urdhrave të Kievit. Qyteti i Mariupolit është marrë nga rusët.

2 Qershor: Forcat ruse avancojnë në Donbas dhe kontrollojnë 80% të Severodonetsk. Rreth 800 persona po strehohen në bunkerë të ndryshëm kundërajror në bodrumin e fabrikës kimike Azot.

 

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni