2 Qershor 2022, 23:03
Nga DOSJA
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të enjten në mbrëmje një fjalim drejtuar kombit në lidhje me valën e fundit të sulmeve me armë, në një përpjekje për të rritur trysninë ndaj Kongresit për të miratuar kufizime më të rrepta ndaj armëve pas dështimit të disa iniciativave në këtë drejtim.
Fjalimi vjen pas sulmit me armë të javës së kaluar nga një 18-vjeçar, i cili vrau 19 nxënës dhe dy mësues në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, si dhe një tjetër sulmi ditën e mërkurë në Tulsa të shtetit të Oklahomës, ku një person i armatosur qëlloi dhe vrau katër persona dhe më pas veten në një qendër mjekësore.
Këto dy ngjarje pasuan një tjetër sulm në 14 maj në Buffalo të Nju Jorkut, ku një supremacist 18-vjeçar i bardhë hapi zjarr në një supermarket duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur tre të tjerë, në atë që autoritetet e kanë cilësuar si "ekstremizëm i dhunshëm me motive racore".
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden do të flasë për "sulmet e përgjakshme dhe nevojën që Kongresi të miratojë ligje të arsyeshme për të luftuar epideminë e dhunës me armë që po merr çdo ditë jetë njerëzish".
Më herët të enjten, nënpresidentja Kamala Harris duke iu referuar ngjarjes në Oklahoma, ripohoi përkushtimin e administratës për miratimin e ligjeve që garantojnë siguri në raport me zotërimin e një arme.
“Nuk ka më justifikime. Vëmendja dhe lutjet janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme", tha zonja Harris. "Ne kemi nevojë që Kongresi të veprojë", shtoi ajo.
Marrë nga VOA
Bota
2 Qershor 2022, 22:22
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në orët e vona të së enjtes. Gazeta Exp...
Bota
2 Qershor 2022, 22:06
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë ftesë nga homologu i tij maqedonas, Dimitar K...
Bota
2 Qershor 2022, 21:43
Vadimir Putin
RUSI- Vladimir Putin iu nënshtrua trajtimit të kancerit në prill, thuhet në një raport të klasifikuar amer...
Bota
2 Qershor 2022, 21:22
Jens Stoltenberg
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka sugjeruar se aleanca e udhëhequr nga SHBA-ja po parashikon nj...
Bota
2 Qershor 2022, 21:07
Ukraine
UKRAINË- "Një e pesta e territorit ukrainas është nën kontrollin e Rusisë, me Donbasin pothuajse tërës...
Bota
2 Qershor 2022, 20:44
NIKARAGUA- Një nënë e re është bërë virale pasi ka shpërndarë një video të saj duke sjellë në...
Bota
2 Qershor 2022, 20:35
Foto Ilustruese
SHBA- Komanda Kibernetike, njësia e hakerëve të ushtrisë amerikane, ka kryer operacione sulmuese kibernetike në mb...
Bota
2 Qershor 2022, 20:00
Foto ilustruese
KOSOVË- Politika i ka krejt fajet! Të paktën kështu besojnë familjarët e personave që llogariten si t&eu...
Bota
2 Qershor 2022, 19:55
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ishte në kontakt me Turqinë për të gjetur një rrugë ...
Bota
2 Qershor 2022, 19:46
Çernobili
UKRAINË- Ushtria ruse, e cila kishte marrë nën kontroll termocentralin bërthamor të Çernobilit p...