2 Qershor 2022, 21:07
Nga DOSJA
Ukraine
UKRAINË- "Një e pesta e territorit ukrainas është nën kontrollin e Rusisë, me Donbasin pothuajse tërësisht të shkatërruar", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa iu drejtua ligjvënësve të Luksemburgut të enjten.
Nëse sapo po na bashkoheni, ja çfarë duhet të dini për zhvillimet e së enjtes në pushtimin rus të Ukrainës.
Severedonetsk po reziston: Ushtria e Ukrainës ka kryer një sërë kundërsulmesh në qytetin lindor të Severodonetsk, por forcat ruse ende kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit. Severodonetsk është një nga bastionet e fundit të mbetura të mbajtura nga Ukraina në Luhansk.
Zonat e rajonit të Donetskut nën zjarr të vazhdueshëm raketash: Qytetet Bakhmut dhe Slovyansk janë ndër zonat nën bombardime, tha të enjten Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të Donetskut.
Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit në rajonin e Donetskut. Vetëm 340,000 nga 1.6 milion njerëz që jetonin më parë në rajon mbeten.
Bllokada ruse e porteve detare ukrainase mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore: Rreth 22 milionë tonë drithë janë ngecur në porte dhe nuk mund të arrijnë konsumatorët, veçanërisht në Afrikë dhe Azi.
SHBA konfirmon se ka kryer operacione sulmuese kibernetike në mbështetje të Ukrainës: Komanda Kibernetike, njësia e hakerëve të ushtrisë amerikane, ka kryer operacione kibernetike sulmuese në mbështetje të Ukrainës, ndërsa ajo mbrohet nga pushtimi rus, ka konfirmuar kreu i komandës.
Angela Merkel flet për herë të parë që nga largimi i detyrës: Duke folur para 200 personave, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Rusia po zhvillon një luftë barbare agresioni në Ukrainë.
Bota
2 Qershor 2022, 20:44
NIKARAGUA- Një nënë e re është bërë virale pasi ka shpërndarë një video të saj duke sjellë në...
Bota
2 Qershor 2022, 20:35
Foto Ilustruese
SHBA- Komanda Kibernetike, njësia e hakerëve të ushtrisë amerikane, ka kryer operacione sulmuese kibernetike në mb...
Bota
2 Qershor 2022, 20:00
Foto ilustruese
KOSOVË- Politika i ka krejt fajet! Të paktën kështu besojnë familjarët e personave që llogariten si t&eu...
Bota
2 Qershor 2022, 19:55
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ishte në kontakt me Turqinë për të gjetur një rrugë ...
Bota
2 Qershor 2022, 19:46
Çernobili
UKRAINË- Ushtria ruse, e cila kishte marrë nën kontroll termocentralin bërthamor të Çernobilit p...
Bota
2 Qershor 2022, 19:45
Bullgaria në qershor nuk do ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bash...
Bota
2 Qershor 2022, 18:54
Sulmi ne Oklahoma
SHBA- Komuniteti lokal në qytetin Tulsa, Oklahoma, mbeti i tronditur nga tragjedia e ndodhur të mërkurën&nb...
Bota
2 Qershor 2022, 18:32
Protesta ne France
FRANCË- Anëtarët e trupit diplomatik francez u hodhën në një grevë të rrallë në Paris ...
Bota
2 Qershor 2022, 18:12
AUSTRALI- Një fotograf kohët e fundit ka kapur një luftë midis një breshke deti dhe një peshkaqen tigër në brigjet e N...
Bota
2 Qershor 2022, 18:24
Petkov
Kryeministri bullgar Kiril Petkov përsëriti se për të, Kuvendi është instanca e fundit e zgjidhjes së mundshme t&...