LIVE UPDATES
Bota

Një ditë para përvjetorit të sulmit të Hamasit, Baerbock drejtuar Izraelit: Ne jemi në anën tuaj

Para përvjetorit të masakrës së Hamasit në Izrael më 7 tetor, ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock ritheksoi solidaritetin gjerman. Këshilli Qendror i Hebrenjve paralajmëroi nga urrejtja e rrënjosur ndaj hebrenjve.

6 Tetor 2024, 14:00 Nga M.B
Një ditë para përvjetorit të sulmit të Hamasit,
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock

GJERMANIA- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e përshkroi masakrën e Hamasit një vit më parë më 7 tetor si një pikë kthese në historinë e hebrenjve dhe atë gjermane. 7 tetori 2023 mbetet një pikë kthese për hebrenjtë, pas së cilës ka vetëm një "para" dhe "pas", shkroi politikanja e Gjelbër në një artikull të ftuar për gazetën gjermane "Bild am Sonntag". "7 Tetori është gjithashtu një pikë kthese edhe për ne në Gjermani", ka shkruar Baerbock, duke theksuar, se i vjen turp që prej atëherë hebrenjtë janë ndjerë më pak të sigurt në Gjermani dhe se sulmet antisemite janë shtuar – dhe raketat iraniane kundër shtetit të Izraelit festohen në rrugët gjermane. "Ne e kundërshtojmë këtë me fuqinë e plotë të ligjit”, theksoi Baerbock.

Duke iu drejtuar popullit të Izraelit, ajo tha: "Ne qëndrojmë në krahun tuaj. Siguria juaj është pjesë e kauzës sonë shtetërore. Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes. Kundër dhunës së Hamasit, si dhe kundër terrorit me raketa të Iranit dhe Hezbollahut”. Më 7 tetor 2023 organizata e Hamasit, që kategorizohet si terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera kreu një sulm të pashembullt në Izrael, ku u vranë më shumë së 1200 vetë dhe u morën më shumë se 250 pengje. Ky ishte shkas për luftën e Gazës, në të cilën rreth 42,000 palestinezë janë vrarë deri më tani, sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi.

"Një pikë e re e ulët e humanitetit"

Duke pasur parasysh protestat e paralajmëruara anti-izraelite përpara përvjetorit të masakrës së Hamasit më 7 tetor, Këshilli Qendror i Hebrenjve ka bërë thirrje për një vështrim realist të urrejtjes së rrënjosur ndaj hebrenjve në Gjermani. "Skenat ngazëllyese në rrugët gjermane pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, si dhe thirrjet për protesta të hapura të urrejtjes ndaj Izraelit rreth përvjetorit të terrorit të Hamasit më 7 tetor janë brenda shoqërisë tonë," tha presidenti i Këshillit Qendror Josef Schuster për "Rrjetin Redaksional Gjermania".

"Kushdo që, në këtë përvjetor të këtij sulmi mizor, nuk është në gjendje të ndjejë të paktën pak ndjeshmëri për hebrenjtë, për popullin e Izraelit, ai nuk do ta bëjë kurrë këtë dhe ka një problem të madh”, theksoi presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve. "Nëse ne në Gjermani nuk e dallojmë dhe emërtojmë qartë se këta njerëz ekzistojnë mes nesh, atëherë të gjithë kemi një problem të madh”, tha Schuster. "Atëherë shoqëria jonë e hapur, në të cilën dinjiteti njerëzor është mbi gjithçka tjetër, rrezikon të shembet.

Shumë tubime në përvjetorin e masakrës së Hamasit

Në Gjermani në disa mitingje do të kujtohet masakra e organizatës tërroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor vitin e kaluar. Nga ana tjetër është bërë thirrje për demonstrata të tjera për të protestuar kundër luftës së Gazës - ku veçanërisht në Berlin priten mesazhe antisemite në këto demonstrata. Policia po përgatitet për të siguruar zhvillimin e demonstratave në përvjetorin e 7-tetorit me rreth 2000 policë.

Që të shtunën, qindra njerëz në Berlin përkujtuan masakrën e Hamasit në Izrael dhe luftën e Gazës me mitingje dhe demonstrata. Sipas policisë, mbi 1000 njerëz morën pjesë në një marshim proteste pro-palestineze dhe rreth 650 erdhën në një tubim pro-izraelit.  Një zëdhënës i policisë i përshkroi demonstratat në përgjithësi si "kryesisht pa probleme".

Edhe në Izrael para përvjetorit të parë të masakrës së Hamasit më 7 tetor, mijëra njerëz demonstruan sërish për një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve të mbetura. Shumë pjesëmarrës në demonstrata kanë frikë se fati i pengjeve do të harrohet për shkak të luftimeve në Liban. Tubimet nuk ishin aq të mëdha si zakonisht, sepse në shumë vende ka kufizime në tubime për shkak të situatës së sigurisë./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet