LIVE UPDATES
Bota

Nis dialogu në Maqedoninë e Veriut/ Ndryshimet në Kushtetutë, Aleanca për Shqiptarët në bisedime për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar

Aleanca për Shqiptarët ka tetë deputetë në parlament dhe qëllimi i kryeministrit Kovaçevski për futjen e saj në qeveri është përforcimi i shumicës parlamentare, si dhe përgatitja për arritjen e dy të tretave të domosdoshme për rishikimin e Kushtetutës.

31 Janar 2023, 22:09 Nga k.m.
Nis dialogu në Maqedoninë e Veriut/ Ndryshimet në
Arben Taravari dhe Dimitar Kovaçevski

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate priti të martën në zyrat e tij kryetarin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, për të biseduar lidhur me përfshirjen në koalicionin qeveritar të kësaj partie opozitare. Në takim, sipas Taravari, nuk është diskutuar për ministritë të cilat do t’i drejtonte partia e tij, ndërsa në opinionin publik është bërë e ditur më parë se ai synon Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Drejtësisë dhe të Ambientit Jetësor.

Taravari u tha gazetarëve se partia e tij ka profesionistë të mirë për ta drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa nuk deshi të flasë për ministritë tjera. Aleanca për Shqiptarët ka tetë deputetë në parlament dhe qëllimi i kryeministrit Kovaçevski për futjen e saj në qeveri është përforcimi i shumicës parlamentare, si dhe përgatitja për arritjen e dy të tretave të domosdoshme për rishikimin e Kushtetutës.

Njohja e pakicës bullgare në Kushtetutë është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve të Maqedonsë së Veriut me Bashkimin Evropian. Aktualisht, LSDM, BDI dhe Alternativa kanë 65 ligjvënës nga 120 sa ka parlamenti i vendit. Por, përlasjet brenda BDI-së rrezikojnë, sipas analistëve, distancimin e tre deputetëve nga shumica parlamentare. Po ashtu, një vështirësi tjetër këtu paraqitet nga partia Alternativa, e cila thotë se nuk e lëshon Ministrinë e Shëndetësisë, teksa u sugjeron partnerëve qeveritarë të heqin dorë nga ministritë e tyre për t’i bërë vend partisë Aleanca për Shqiptarët.

Nga ana tjetër, një parti e vogël, partnere e LSDM-së në qeveri thotë se duhet pasur kujdes që kabineti të mos mbizotërohet nga shqiptarët dhe LSDM-ja të mbetet me më pak poste qeveritare. Qeveria lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se në takimin Kovaçevski – Taravari theks i veçantë i është kushtuar luftës kundër korrupsionit në kontekstin e proceseve reformuese si dhe procesit të përshtatjes së ligjeve me ato të Bashkimit Evropian.

Arben Taravari tha se palët kanë rënë dakord për shumicën e pikave të programit qeverisës dhe se në ditët në vijim do të diskutohet për drejtimin e ministrive. Aleanca për Shqiptarët deri para pak javësh kishte raporte të mira me VMRO-DPMNE-në e opozitës maqedonase, me të cilën bashkëpunojnë edhe në nivel lokal. Megjithatë, retorika në mes zyrtarëve të lartë të dy partive është ashpërsuar së fundmi pasi Aleanca për Shqiptarët shfaqi interes për t’u bërë pjesë e qeverisë. VMRO-ja e akuzon ASH-në për “interesa të ngushta të Taravarit dhe disa njerëzve rreth tij”./VOA

arben taravari dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet