LIVE UPDATES
Bota

Në shënjestër ka shqiptarët! Zbulohet ARSYEJA pse Braverman sulmon emigrantët: Po nuk i hoqëm rrezikojmë zgjedhjet

Projektligji do t'i japë Sekretarit të Brendshëm, në këtë rast Braverman, kompetencat për të ndaluar emigrantët që të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar duke i kthyer "me shpejtësi" në vendin e tyre ose në një vend të sigurt si Ruanda.

31 Janar 2023, 20:12 Nga k.m.
Në shënjestër ka shqiptarët! Zbulohet ARSYEJA pse Braverman
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Konservatorët nuk do të falen nëse nuk ndalojnë kalimet e emigrantëve në Kanal. Këtë paralajmërim ka bërë sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, duke zbuluar kështu edhe burimin e retorikës së saj anti-shqiptare, duke i cilësuar shpeshherë emigrantët që shkojnë me varka në Angli si "pushtues". Në një intervistë për The Telegraph, Sekretarja e Brendshëm tha se Qeveria duhet të ndalojë kalimet me varka të vogla nëse konservatorët duan të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Ajo tha se reputacioni i partisë ishte "në fije të perit", duke lëshuar një thirrje për deputetët që të bashkohen. 

Ekzistojnë gjithashtu ndarje brenda konservatorëve midis atyre që duan që qeveria të shkojë më tej dhe të largohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe atyre që kanë frikë se planet mund të shkelin ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë Konventën e Refugjatëve. Ministrat mund të kërkojnë të prezantojnë projekt-ligjin e ri për Imigracionin Ilegalë përpara pushimeve të deputetëve në fund të javës së ardhshme, duke kërkuar marrjen e masave për të ndaluar numrin rekord të emigrantëve që kalojnë Kanalin sa më shpejt të jetë e mundur.

Projektligji do t'i japë Sekretarit të Brendshëm, në këtë rast Braverman, kompetencat për të ndaluar emigrantët që të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar duke i kthyer "me shpejtësi" në vendin e tyre ose në një vend të sigurt si Ruanda, ku do të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. E pyetur për pasojat nëse qeveria nuk do të ndalonte varkat me emigrantë, Braverman tha: Unë thjesht nuk mendoj se do të falemi. Ne duhet të fitojmë besimin e popullit britanik për të gjitha çështjet dhe çdo ditë që jemi në qeveri. Kjo çështje është një zhgënjim i madh për shumë e shumë njerëz që takoj, por edhe për popullin britanik në përgjithësi. Unë besoj se reputacioni im dhe reputacioni i Partisë Konservatore është në fije të perit. Ka të bëjë me kompetencën dhe ka të bëjë me të qenit besnik ndaj popullit britanik që na vendosi në detyrë për të zgjidhur këtë problem.

E pyetur nëse mund t'u kushtojë konservatorëve zgjedhjet e ardhshme, ajo tha: Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë anijet për të fituar zgjedhjet. Nëse jo...Për këtë arsye kryeministri e ka bërë migrimin një nga pesë prioritetet e tij. Objektivi kryesor është që të mos ketë më justifikime. Qeveria duhet të përmbushë premtimin. Populli britanik me të drejtë është i ngopur me këtë problem që ka zgjatur tashmë prej vitesh, dhe unë me të vërtetë mendoj se është shansi i fundit për qeverinë që ta bëjë këtë të drejtë.

Projektligji ka të ngjarë të vendosë një detyrë ligjore mbi Sekretarin e Brendshëm për të larguar emigrantët që mbërrijnë ilegalisht ose hyjnë në Angli në mënyrë indirekte përmes një vendi të tretë të sigurt. Kjo është krijuar për të mbështetur Qeverinë kundër sfidave ligjore dhe për të mbrojtur në mënyrë efektive politikën e Ruandës në ligj pasi ajo u bllokua nga sfidat ligjore.

E pyetur nëse ajo ishte e bindur se projektligji do të përputhej me Konventën e Refugjatëve, Braverman tha: Unë isha gjithashtu Prokurore e Përgjithshme. Kështu që unë e di rëndësinë e kornizave ligjore, rëndësinë e legjislacionit dhe ligjshmërisë.

Ajo refuzoi të diskutohej nëse Qeveria do të tërhiqej nga KEDNJ, duke thënë vetëm se “pikëpamjet e mia për GJEDNJ janë shumë të qarta”. Por më para tha se Britania e Madhe duhet të përgatitej të largohet prej Konventës.

Por ajo pretendoi se do të kishte "forca të frikshme që do të punonin kundër tyre për të pasur sukses".

Ndërkohë, një analizë e re sugjeroi se taksapaguesit mund të përballen me një faturë vjetore prej 1 miliard £ për të arrestuar rreth 47,000 emigrantë, të cilët nuk mund të largohen nga Britania e Madhe, sepse Britania nuk ka marrëveshje kthimi me vendet në të cilat ata mund të largohen. Nga 45,746 personat që kaluan Kanalin me varka të vogla vitin e kaluar, studimi llogariti se 32,247 nuk do të mund të ikin pasi hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme.

Marrë dhe përkthyer nga MSN

suella braverman shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet