LIVE UPDATES
Bota

'Frikë nga raketat e Kinës, ligjvënësit amerikanë synojnë kufizimin e tyre

Ligjvenësit republikanë të shteteve Viskonsin dhe Ajova, Mike Gallagher dhe Senatori Joni Ernst e paraqitën propozimin të premten.

18 Korrik 2023, 22:17 Nga a.l
'Frikë nga  raketat e Kinës, ligjvënësit amerikanë
Foto ilustruese

SHBA- Ligjvënësit amerikanë kanë paraqitur një projektligj, që i kërkon sekretarit të mbrojtjes, që së bashku me aleatët të zhvillojë një strategji për ta ndërtuar, atë që ata e quajnë, ‘Unaza të Zjarrit’, një sistemin raketor në rajonin e Indo-Paqësorit i cili do të ngushtonte hendekun raketor që SHBA-të kanë me Kinën.

Ligjvenësit republikanë të shteteve Viskonsin dhe Ajova, Mike Gallagher dhe Senatori Joni Ernst e paraqitën propozimin të premten.

“Agresioni kinez po rritet dhe për ta përballuar atë duhet një strategji e fortë parandalimi. Meqë fuqia raketore e Kinës dominon në Indo-Paqësor, hendeku i madh i kapaciteteve raketore të Amerikës, rrezikon ta zhvleftësojë konceptin e parandalimit,” deklaroi zoti Ernst.

Ndërkohë ligjvenësi Gallagher theksoi se “Partia Komuniste e Kinës me vite ka ndërtuar një fuqi raktore, që mund t’i nxjerrë jashtë luftimit anijet amerikane dhe të vërë në shënjestër forcat amerikane nëpër tërë rajonin e Indo-Paqësorit – deri te kufijtë tanë.”

Projektpropozimi i ligjvënësve përfshin një sërë vendesh të mundshme ku mund të vendosen sistemet raketore në rajon, emërimin e një ushtaraku që duhet të mbikqyrë këtë nismë, si dhe një listë aleatësh me të cilët Uashingtoni mund ta zhvillojë këtë strategji, sipas zyrës së zotit Gallagher.

Nga aspekti gjeologjik, e ashtuquajtura “Unaza e Zjarrit” i referohet një zone prej 40,000 kilometrash, të njohur për tërmete dhe shpërthime vullkanike, që merr formën e një zgjatimi në formë patkoi përgjatë Oqeanit Paqësor.

Një raport i titulluar “Unazat e Zjarrit: Strategji Konvencionale Raketore për një Botë përtej Traktatit INF”, të botuar vitin e kaluar nga Qendra për Vlerësime Strategjike dhe Buxhetore, institut me seli në Uashington, thotë se unazat korrespondojnë me llojet ekzistuese të raketave konvencionale me rreze të shkurtër, të mesme dhe të ndërmjetme. (INF është marrëveshja për eliminimin e raketave bërthamore me rreze të ndërmjetme veprimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovietik të nënshkruar në vitin 1987).

Në një editorial të përbashkët të botuar në faqen e internetit të “Fox News”, autorët e projektligjit shkruajnë se “Japonia dhe Filipinet mund të jenë vendet ku mund të vendosen sistemet me rreze të shkurtër, ndërkohë që sistemet me rreze më të gjatë mund të vendosen në pjesën veriore të Australisë, Ishujt e Paqësorit dhe në Alaskë.”

Autorët citojnë një raport të Pentagonit, sipas të cilit Kina tashmë ka vendosur mbi 1,250 raketa balistike me rreze prej 500 deri 5,500 km që mund të godasin objekte amerikane në rajonin e Indo-Paqësorit.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Forcave të Armatosura të Senatit amerikan të mbajtur më 20 prill, i pyetur nëse Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar raketa balistike me rreze më shkurtër se 3500 km në këtë rajon, komandanti i Komandës amerikane në Indo-Paqësor, Admirali John Aquilino, u përgjigj JO. I pyetur nëse SHBA-të po zhvillojnë raketa me rreze 3,000-5,000 kilometra, asi u përgjigj sërish JO.


Ndërkohë Komandanti i Komandës Strategjike amerikane, Anthony Cotton, përgjegjës për mbikqyrjen e kapaciteteve bërthamore, përmes një letre më 26 janar, u ka thënë komisioneve të forcave të armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, se Kina ka më shumë sisteme lëshuese raketash bërthamore sesa SHBA-të.

Bryan Clark, drejtor i Qendrës për Koncepte të Mbrojtjes dhe Teknologjisë pranë Institutit Hudson, i tha shërbimit kinez të Zërit të Amerikës, më 12 korrik se SHBA-të dhe aleatët e tyre kanë shumë pak raketa mbrojtëse ajrore për t’u përballur me sasinë e shtuar të raketave balistike të Kinës.

Sipas një hulumtimi të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, në tetor të vitit 2020, Kina kishte mbi 450 sisteme lëshimi, ndërkohë që Forcat Ajrore të SHBA-së kanë 400 sisteme.

“Siç po e shohim në Ukrainë, mbrojtja ajrore mund të jetë efektive, por shpenzohet shpejt edhe në suazat e një konflikti relativisht të vogël,” tha zoti Clark.

Zoti Clark sugjeron që qasje më e duhur do të ishte “t’i jepej përparësi raketave me rreze më të shkurtër, të cilat mund të vendosen në nëndetëse, apo në avionë, që ngrihen nga aeroplanmbajtëset amerikane dhe nga bazat tokësore, për të goditur në rast nevoje, anijet kineze dhe objektivat përgjatë bregut detar.”

Ndërkohë Kyle Bass, themelues dhe zyrtari kryesor për investime pranë firmës “Hayman Capital Management”, që shërben pranë Bordit Këshillues të Qendrës për Kinën pranë Institutit Hudson, i tha shërbimit kinez të Zërit të Amerikës, se sipas tij, SHBA-të kanë flotën më të mirë të nëndetëseve në botë dhe nuk ka nevojë që ta rrethojë Kinën me raketa konvencionale

“Nuk mendoj që është aq ide e mirë ta rrethojmë Kinën me raketat tona nga toka. Por mendoj se kemi tërë kapacitetin, që na duhet për momentin. Dhe nuk mendoj që numri e raketave ka ndonjë rëndësi,” tha zoti Bass.

Ai tha se SHBA-të duhet të marrin masa ekonomike kundës Kinës, si përjashtimi nga sistemi ndërkombëtar për transaksione financiare, SWIFT. Një gjë e tillë, sipas tij, shpejt do ta paralizonte ekonominë e Kinës.

Zoti Clark beson që mbështetja e konceptit të “Unazave të Zjarrit” nuk është ideja e papërshtatshme si strategji primare për t’iu kundërvënë Kinës, meqë “aleatët e SHBA-së mund të mos duan t’i pranopjnë raketat. Ai sugjeron që strategjia amerikane duhet t’i jep përparësi përdorimit të pajisjeve ajrore dhe tokësore pa ekuipazh.

“Kjo qasje ka funksionuar për Ukrainën ndaj forcave detare ruse në Detin e Zi,” tha ai, “dhe përgjatë ujërave përreth Tajvanit, mund të jetë një metodë efektive për të zbrapsur një forcë pushtuese kineze.”/ VOA

shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet