LIVE UPDATES
Bota

New York, gjyqi i parë penal kundër Trumpit pritet të fillojë më 15 prill

Padia e Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut Alvin Brag ka 34 akuza penale. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen, pas përpjekjeve të dështuara për të shtyrë gjyqin, ai është planifikuar të fillojë më 15 prill.

11 Prill 2024, 16:27 Nga E. D
New York, gjyqi i parë penal kundër Trumpit pritet të
Donald Trump

NEW YORK- Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë mbrëmë edhe një kërkesë të avokatëve të ish Presidentit Donald Trump për të shtyrë, pa një afat, gjyqin ndaj tij mbi ceshtjen për pagesës ndaj një aktoreje të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes së saj. Padia e Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut Alvin Brag ka 34 akuza penale. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen, pas përpjekjeve të dështuara për të shtyrë gjyqin, ai është planifikuar të fillojë më 15 prill.

Ish Presidenti Donald Trump detyrohet përsëri të ndërpresë aktivitetet e fushatës presidenciale për të dalë në sallën e gjyqit. Ish-presidenti përballet me akuza penale në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh nga avokati i tij Michael Cohen ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve të vitit 2016.

Prokurorët thonë se pagesa është bërë në këmbim të heshtjes së saj lidhur me një marrëdhënie të dyshuar jashtëmartesore me zotin Trump. Ai akuzohet se në raportet e tij financiare i ka kategorizuar këto pagesa si shpenzime ligjore.

“Sipas ligjit të Nju Jorkut është krim të falsifikosh të dhënat e biznesit me qëllim të mashtrimit dhe për të fshehur një krim tjetër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë, rasti përmban 34 deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera. Këto janë krime të rënda në shtetin e Nju Jorkut, pavarësisht se kush i ka bërë ato”, thotë Alvin Bragg, Prokurori i Qarkut të Nju Jorkut.

Ish Presidenti Trump ka thënë se është i pafajshëm ndërsa çështjen e ka quajtur të motivuar politikisht.

“Është turp kjo që po ndodh me vendin tonë. Kjo është ndërhyrje në zgjedhje. Ata po bëjnë gjëra që nuk janë bërë kurrë më parë në këtë vend”, thotë zoti Trump.

Kthimi i zotit Trump në sallën e gjyqit ka ngjallur debate mes njujorkezëve, të cilët kanë qëndrime të ndara mbi gjyqin.

“Presidenti Trump është një qytetar si të gjithë të tjerët në Shtetet e Bashkuara. Ai duhet t’u nënshtrohet ligjeve si të gjithë ne”, thotë Shaina Jones Magrone, banore e Nju Jorkut.

“Askush tjetër nuk do të ishte akuzuar. Është vetëm ai që akuzohet për diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, thotë banori tjetër, Ruben Borukhov.

Ish-prokurorja e qytetit të Nju Jorkut, Bernarda Villalona thotë se ish Presidenti Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.

“Ai mund të dënohet me më së shumti katër vite burg, për çdo akuzë. Për këto raste nuk ka dënime minimale që janë të detyrueshme. Unë kam shumë dyshime që edhe me daljen në gjyq, një gjykatës do ta dënonte me burg”, thotë zonja Villalona.

Profesori i së drejtës në Universitetin e Nju Jorkut, Richard Pildes, thotë se ky gjyq është historik.

“Është sigurisht e paprecedentë në historinë amerikane që një ish-president të ndiqet penalisht. Ka pasur ndjekje penale të suksesshme të ish-kryeministrave, në disa vende. Nuk është e paprecedentë nga perspektiva globale. Në Shtetet e Bashkuara nuk kemi qenë kurrë më parë në një situatë si kjo”, thotë profesor Pildes.

Ndërsa ish-Presidenti përgatit mbrojtjen kundër këtyre akuzave, vëzhguesve iu mbetët të presin fundin e procesit./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin