Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Që nga përfundimi i luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut në nëntor falë një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e Hezbollahut kanë thënë se grupi nuk do të diskutojë për çarmatimin e tij derisa Izraeli të tërhiqet nga pesë kodra që kontrollon brenda Libanit dhe t’i ndalë sulmet ajrore pothuajse të përditshme që kanë vrarë ose plagosur qindra njerëz, shumica prej tyre anëtarë të Hezbollahut.
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka mirëpritur “vendimin historik” të kabinetit libanez në fillim të këtij muaji për të punuar drejt çarmatosjes së Hezbollahut deri në fund të vitit 2025, dhe se ky vendim mund të çojë në tërheqjen e trupave izraelite nga vendi.
Ai tha se, nëse Libani i ndërmerr hapat e nevojshëm për ta çarmatosur Hezbollahun, atëherë Izraeli do të përgjigjet me masa të ndërsjella, duke përfshirë zvogëlimin dalëngadalë të pranisë ushtarake të Izraelit në Libanin jugor.
Që nga përfundimi i luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut në nëntor falë një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e Hezbollahut kanë thënë se grupi nuk do të diskutojë për çarmatimin e tij derisa Izraeli të tërhiqet nga pesë kodra që kontrollon brenda Libanit dhe t’i ndalë sulmet ajrore pothuajse të përditshme që kanë vrarë ose plagosur qindra njerëz, shumica prej tyre anëtarë të Hezbollahut.
Bejruti përballet me trysni nga SHBA-ja për ta çarmatosur grupin që së fundmi luftoi një luftë 14-mujore me Izraelin, pas të cilës mbeti plotësisht i dobësuar, sepse shumë nga udhëheqësit e tij politikë dhe ushtarakë u vranë.
Udhëheqja e Hezbollahut është zotuar se nuk do të çarmatoset, duke thënë se vendimi i Qeverisë kombëtare për t’ia hequr armët grupit të mbështetur nga Irani deri në fund të vitit, i shërben interesave të Izraelit.
Izraeli e ka akuzuar Hezbollahun se po përpiqet t’i rindërtojë kapacitetet e tij ushtarake, ndërsa ushtria izraelite ka thënë se pesë kodrat në Liban ofrojnë pika vëzhgimi ose ndodhen përballë komuniteteve në veri të Izraelit, ku rreth 60.000 izraelitë u zhvendosën gjatë luftës.
Që nga përfundimi i luftës, Hezbollahu ka tërhequr shumicën e luftëtarëve dhe armëve të tij nga zona përgjatë kufirit me Izraelin.
Marrëveshja e armëpushimit është e paqartë se si duhet trajtuar çështja e armëve dhe objekteve ushtarake të Hezbollahut në veri të lumit Litan, duke thënë se autoritetet libaneze duhet të çmontojnë objektet e paautorizuara duke filluar nga zona në jug të lumit.
Hezbollahu këmbëngul se marrëveshja mbulon vetëm zonën në jug të Litanit, ndërsa Izraeli dhe SHBA thonë se ajo kërkon çarmatosjen e grupit në të gjithë Libanin.
Lufta Izrael–Hezbollah filloi një ditë pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi kundër Izraelit nga Gaza më 7 tetor 2023. Ajo la mbi 4.000 njerëz të vdekur dhe shkaktoi dëme me vlerë 11 miliardë dollarë./REL
volodymyr zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, do t&...
foto ilustruese SHBA- Një rast i parazitit "krimb-vidë" që është mishngrënës është zbuluar tek një person...
friedrich merz GJERMANI- I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoft&e...
foto ilustruese TURQI- Përpara Operës në lagjen Kadıköy të Stambollit në Turqi, një grup grash protestuan së f...
foto ilustruese SUDAN- Një nga spitalet e fundit të mbetura në El Fasher, në Sudanin perëndimor, u shënjestrua nga ...
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Seuli shpreson të normalizojë plotësisht marrëdhëniet me Pekinin, të cilat kanë qenë...
vajza me thike ne koke KINË- Një video që u bë virale në mediat sociale kineze disa ditë më parë, e ...
foto ilustruese SERBI- A ka bërë Serbia zyrtarisht ofertë për blerjen e aksioneve të Industrisë së Naftës së S...
foto ilustruese VIETNAM- Vietnami ka urdhëruar evakuimin e më shumë se 586,000 njerëzve përpara mbërritjes së tajfunit K...
charles kushner FRANCË- Ambasadori i SHBA-së në Paris, Charles Kushner, ka denoncuar “mungesën e veprimeve adekuate&rdq...