LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy në ceremoninë e Ditës së Pavarësisë: Një takim direkt me Vladimir Putin është rruga më efektive për të arritur paqe

Zelensky tha se një format bisedimesh mes liderëve është rruga më efektive përpara, por ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ngriti një pengesë të re për bisedime direkte gjatë një interviste me transmetuesin amerikan NBC.

25 Gusht 2025, 09:53 Nga r.ll
Zelenskyy në ceremoninë e Ditës së Pavarësisë:
volodymyr zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, do të ishte “rruga më efektive përpara”, pavarësisht përpjekjeve të ngecura për t’i dhënë fund luftës dhe sulmeve të vazhdueshme me dronë nga të dyja palët.

Zelensky, duke folur të dielën në një ceremoni për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit, u zotua se do “ta shtyjë Rusinë drejt paqes”.

Gjenerali më i lartë i Kievit tha të dielën se trupat ukrainase kanë rimarrë tri fshatra në rajonin e Donjeckut. Njëkohësisht, Ukraina nisi sulme me dronë ndaj Rusisë, duke shkaktuar një zjarr në një termocentral bërthamor që u shua shpejt të dielën.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha të hënën në mëngjes se njësitë e mbrojtjes ajrore ruse shkatërruan dy dronë që po fluturonin drejt kryeqytetit rus. Ai tha se shërbimet e emergjencës po punonin në vendin ku ranë mbetjet e dronëve.

Një sulm rus mbrëmjen e së dielës la disa vendbanime në rajonin e Sumit pa energji elektrike, tha kreu i administratës ushtarake rajonale. Trupat ruse sulmuan gjithashtu infrastrukturën civile në rajonin e Sumit duke përdorur bomba të telekomanduara dhe dronë sulmues, shtoi zyrtari. Nuk u raportua për viktima.

Sulmet me dronë dhe betejat tokësore kanë vazhduar pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta ndërmjetësuar një takim mes Ukrainës dhe Rusisë. Nuk ka pasur asnjë përparim në këtë drejtim prej se Trump e priti Putinin për një takim në Alaskë, më 15 gusht.

Zelensky tha se një “format bisedimesh mes liderëve është rruga më efektive përpara”, por ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ngriti një pengesë të re për bisedime direkte gjatë një interviste me transmetuesin amerikan NBC.

“Reagimi ndaj takimit në Anchorage [të Alaskës], mbledhja në Uashington e këtyre përfaqësuesve evropianë dhe ajo që bënë ata pas Uashingtonit tregon se ata nuk duan paqe”, tha Lavrov për NBC.

Ai shtoi se anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë garantuesit e sigurisë së Ukrainës.

Kievi dhe aleatët e tjerë deri nuk e kanë pranuar idenë që Moska të jetë mes garantuesve të sigurisë për një marrëveshje për paqe, dhe Zelensky ka hedhur poshtë mundësinë që Pekini të luajë ndonjë rol.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, gjatë një vizite në Kiev të dielën, tha se nuk është “në dorën e Rusisë mënyra se si garantohet e ardhmja e sovranitetit, pavarësisë dhe lirisë së Ukrainës”.

Carney shtoi gjithashtu se nuk do ta përjashtonte praninë e trupave kanadeze në Ukrainë si pjesë e garancive të ardhshme të sigurisë, hollësitë e të cilave Kievi dhe aleatët e tij evropianë ende po i shqyrtojnë.

“Ne e dimë se Putinit nuk mund t’i besohet kurrë”, tha Carney në fjalimin e tij në Sheshin Shën Sofia të Kievit. “Ne e dimë se paqja dhe siguria e vërtetë do të kërkojnë garanci sigurie për Ukrainën”.

Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht vendosjen e trupave perëndimore në Ukrainë.

Nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, foli gjithashtu me transmetuesin amerikan NBC të dielën, ku tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” për t’i dhënë fund konfliktit.

“Ata kanë treguar vullnet për të qenë fleksibil në disa prej kërkesave të tyre kryesore. Ata kanë folur për atë që do të ishte e nevojshme për të përfunduar luftën”, tha Vance në intervistë.

Vance tha se Moska ka pranuar “që Ukraina do të ketë integritet territorial pas luftës. Ata e kanë pranuar se nuk do të jenë në gjendje të instalojnë një regjim kukull në Kiev”.

Në fjalimin e tij në ceremoninë për përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës, Zelensky tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa pajtohen se Ukraina “ende nuk ka fituar plotësisht, por sigurisht nuk do të humbasë. Ukraina ka siguruar pavarësinë e saj”,

“Ukraina nuk është viktimë; është luftëtare”, përfundoi ai./REL

volodymyr zelenskyy lufta ne ukraine presidenti rus vladimir putin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet