LIVE UPDATES
Bota

Në listën e sanksioneve amerikane që nga janari, a do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në janar se po kërkohet “dalja e plotë e Rusisë nga pronësia e NIS-it”, për çka do të jetë e nevojshme një transformim i pronësisë.

25 Gusht 2025, 07:54 Nga r.ll
Në listën e sanksioneve amerikane që nga janari, a do t’i
foto ilustruese

SERBI- A ka bërë Serbia zyrtarisht ofertë për blerjen e aksioneve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS)? Kësaj pyetjeje nuk i është përgjigjur Ministria e Minierave dhe Energjisë, megjithëse kështu kishte deklaruar më herët gjatë gushtit drejtori i ndërmarrjes Srbijagas, Dushan Bajatoviç.

Bajatoviç, sipas mediave, në fillim të gushtit tha se Serbia do ta blinte këtë kompani, por pala ruse thotë se NIS-i nuk është në shitje. As Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje nga drejtori i Srbijagas-it për më shumë detaje se çfarë ka ofruar Serbia. Përgjigje nuk ka pranuar as nga NIS-i.

NIS-i është futur në listën e sanksioneve amerikane në janar, për shkak të lidhjeve me Gazprom Neft-in rus, i cili ndodhet nën sanksionet perëndimore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Më 28 korrik, SHBA e shtyu për herë të pestë zbatimin e sanksioneve.

Çfarë ka ndërmarrë pala serbe dhe çfarë ajo ruse?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në janar se po kërkohet “dalja e plotë e Rusisë nga pronësia e NIS-it”, për çka do të jetë e nevojshme një transformim i pronësisë. Më 14 mars, NIS-i i ka paraqitur Departamentit amerikan të Thesarit një kërkesë për heqjen nga lista e sanksioneve, ndërkohë që Gazprom Neft ka transferuar rreth 5 për qind të pjesës së vet te Gazprom, një kompani ruse që nuk është e përfshirë në sanksionet perëndimore.

Aktualisht, pjesëmarrja pronësore e Gazprom Neft-it në NIS është rreth 44.9 për qind, shteti i Serbisë ka 29.9 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom rreth 11 për qind. Aksionet e tjera u takojnë aksionarëve më të vegjël. Ministrja e Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, tha më 12 gusht se, duke e parë në aspektin afatgjatë, gjendja aktuale me shtyrjen e sanksioneve ndaj NIS-it në baza mujore “po sjell shumë pasiguri”.

“E vetmja zgjidhje afatgjatë për NIS-in është heqja nga lista e sanksioneve”, theksoi ajo. Ajo më herët, në korrik, kishte thënë se po ndërmerren “masa konkrete për të ulur pasiguritë në funksionimin e NIS-it”.

Ndër të tjera, siç deklaroi atëbotë, është në proces zgjedhja e dy anëtarëve të pavarur të Bordit të Drejtorëve “me qëllim përmbushjen e kërkesave të OFAC-ut [Zyra për Kontrollin e Pasurisë së Huaj në Departamentin amerikan të Thesarit] lidhur me menaxhimin e kompanisë”. NIS është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës si dhe prodhimin e gazit natyror.

“Blerja e detyruar ose riorganizim”

Millan Kovaçeviç, ekspert për investime të huaja, thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia ka mundësinë që ta detyrojë “palën ruse” të shesë në paketën aksionet që ka në NIS, por nuk e bën këtë për interesa politike.

“Nëse ndonjë anëtar i kompanisë e vështirëson suksesin thjesht duke qenë anëtar, tërë veprimtaria e kompanisë duhet të jetë nënshtruar suksesit të saj. Pra, ekziston mundësia që dikush të ‘detyrohet’ të dalë nga pronësia, por pyetja është nëse Serbia do të ndjekë këtë rrugë”, thotë ai.

Serbia, megjithëse është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të harmonizohet me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë. Zyrtarët e Serbisë mbajnë kontakte me homologët rusë edhe gjatë kohës kur pushtimit rus i Ukrainës po vazhdon, ndërsa Serbia shpreson në mbështetjen e Rusisë në negociatat për Kosovën, ish-provincën e saj, të cilën nuk e njeh si shtet të pavarur.

Kovaçeviç thekson se ekziston edhe mundësia e riorganizimit të NIS-it, ku “biznesi transferohet në një kompani me pronësi të ndryshme”.  Sipas tij, është i kuptueshëm pozicioni i partnerit rus, i cili nuk dëshiron të shesë pjesën e aksioneve. Sipas të dhënave të NIS-it, vëllimi i investimeve në këtë kompani që nga viti 2008, kur kompania u privatizua, arrin mbi 4 miliardë euro.

“Në kushte normale, një transaksion varet nga fakti nëse shitësi është i gatshëm të shesë. Megjithatë, këtu nuk bëhet fjalë për një transaksion të thjeshtë. Duhet parë sa e dëmshme është për kompaninë që ata [partnerët rusë] mbeten”, thotë ai.

Një nga skenarët e përmendur më parë për NIS-in është edhe nacionalizimi. Ai do të ndodhte nëpërmjet një ligji të veçantë të Kuvendit të Serbisë, që parashikon një transaksion me kompensim të caktuar për aksionet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e hodhi poshtë në janar mundësinë e nacionalizimit të NIS-it, duke shtuar se Serbia nuk do të marrë pjesë në konfiskimin e pasurisë ruse.

“Strategjia e tërheqjes”

Ekonomisti Millan Kovaçeviç vlerëson se për momentin nuk duket që Qeveria e Serbisë po ndërmerr hapa që do të zgjidhnin problemin e NIS-it.

“Kam frikë se [zyrtarët e Serbisë] do të vazhdojnë të përpiqen të tejkalojnë të tjerët dhe të ulen ‘në më shumë se një karrige’. Nga kjo mund të dalin kushte edhe më të këqija se tani”, thotë ai.

Ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, tha në korrik se ministria që ajo udhëheq i kishte kërkuar SHBA-së shtyrjen e sanksioneve për 180 ditë, por SHBA-ja i shtyn ato vetëm për 30 ditë secilën herë. Sipas saj, qëllimi përfundimtar është heqja e NIS-it nga lista e sanksioneve amerikane. Ajo shtoi se për këtë, më e rëndësishme është “progresi në dialogun mes SHBA-së dhe Rusisë”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte sugjeruar se mund të arrihej një marrëveshje me Rusinë për luftën në Ukrainë në të ardhmen e afërt pas takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë më 15 gusht. Megjithatë, në këtë takim nuk u arrit marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë. Ekonomisti Millan Kovaçeviç vlerëson se për Serbinë nuk është e zgjuar të presë që negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë do ta zgjidhin çështjen e NIS-it.

“Këtu mund të arrihet vetëm një shtyrje, jo heqja e sanksioneve. Në varësi të marrëveshjes që do të arrihet për Ukrainën, me kalimin e kohës mund të ketë disa rregullime dhe lehtësime të sanksioneve, por jo heqje radikale”, thotë ai.

Biznesi i NIS-it

Përfaqësuesit e NIS-it njoftuan në gusht se kompania përfundoi gjysmën e parë të vitit me një humbje prej 3.6 miliardë dinarësh (30 milionë euro).

Drejtori financiar i NIS-it tha se, përveç sanksioneve të SHBA-së, në rezultatet e kompanisë ndikuan edhe rënia e çmimeve të naftës në tregun botëror, efekti i stokut të shtrenjtë të naftës dhe produkteve të saj, si dhe rezultati financiar negativ i HIP Petrohemisë, të cilën NIS e mori në pronësi më 2023.

Udhëheqësit e NIS-it gjithashtu njoftuan se do të vazhdojnë të punojnë për heqjen e kompanisë nga lista e sanksioneve të SHBA-së. Serbia, në vitin 2008, shiti 51 për qind të aksioneve të NIS-it kompanisë Gasprom Neft për 400 milionë euro./REL

kompania nis serbi rusi gazi rus

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet