3 Gusht 2022, 17:51
Nga k.m.
Takimet në Vjenë për marrëveshjen bërthamore
Kryenegociatori i Iranit për çështje bërthamore, Ali Bagheri Kani është nisur për në Vjenë në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore që Teherani ka nënshkruar më 2015 me fuqitë botërore. Bisedimet do të koordinohen nga Bashkimi Evropian dhe do të diskutohen ide të prezantuara nga palë të ndryshme, deklaroi për median shtetërore Ministria e Jashtme e Iranit.
BE-ja është negociatori kryesor i bisedimeve indirekte midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Bisedimet kanë për qëllim që të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Që nga tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja, Teherani gradualisht ka nisur të shkelë parimet e marrëveshjes.
Muajin e kaluar, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se ka propozuar një draft të ri për ringjalljen e marrëveshjes, e cila parashihte frenimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.
Më 25 korrik, Irani tha se kamerat monitoruese të vëzhguesit bërthamor të Kombeve të Bashkuara, nuk do të aktivizohen derisa të arrihet një marrëveshje.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se dëshiron të rikthehet në marrëveshjen bërthamore, por kundërshton kërkesat e Iranit që Uashingtoni të heqë nga lista e organizatave terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit./REL
marrëveshja bërthamore me iranin
Bota
3 Gusht 2022, 17:42
I.A
GREQI- Pushuesit britanikë thonë se pushimet e tyre në një hotel luksoz në Greqi janë shkatërruar pasi u goditën nga n...
Bota
3 Gusht 2022, 16:49
k.m.
Aleksandër Vuçiç dhe Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg bën me dije se ka folur me presidentin serb, Aleksa...
Bota
3 Gusht 2022, 16:08
d.a.
viktima dhe autori
GREQI- Duke përdorur të dy duart dhe një copë të vogël rrobe, pakistanezi i "i mori" jetën n&eum...
Bota
3 Gusht 2022, 16:00
d.a.
foto ilustruese
GJERMANI- Tergtarët gjermanë e mbyllën gjysmën e parë të vitit me rënien më të madhe të s...
Bota
3 Gusht 2022, 15:54
d.a.
Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka këmbëngulur se Rusia nuk kishte asnjë arsye për të shtyrë kthimin...
Bota
3 Gusht 2022, 15:45
d.a.
ushtira amerikane dhe indonezian
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe ushtritë indoneziane filluan stërvitjet vjetore të përbashkëta luft...
Bota
3 Gusht 2022, 15:30
d.a.
Goran Rakiç
SERBI- Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe tha se dëshiron që ta rrëzojë nga pushteti kr...
Bota
3 Gusht 2022, 15:25
d.a.
Pelosi
TAJVAN- "Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë, këtu në Tajvan dhe në mbarë botën, mbet...
Bota
3 Gusht 2022, 15:20
s.s
Liz Truss
BRITANI- Sekretarja e Jashtme Liz Truss po kryeson garën për t'u bërë kryeministrja e ardhshme e Britanisë, me dy ...
Bota
3 Gusht 2022, 15:08
d.a.
Zjarr ne Greqi
GREQI-Një zjarr ka rënë sot rreth orës 14:00 të pasdites në një zonë pyjore në zonën ...