LIVE UPDATES
Bota

Negociatat për paqe/ Delegacioni i SHBA-së do të niset drejt Pakistanit për bisedime me Iranin

Leavitt u tha gazetarëve se i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner do të udhëtojnë për një rund të ri negociatash me Teheranin më 25 prill, duke theksuar se Uashingtoni ka parë “disa përparime” nga pala iraniane ditët e fundit.

24 Prill 2026, 22:10 Nga E.d
Negociatat për paqe/ Delegacioni i SHBA-së do të niset drejt
Rundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran ishte mbajtur në Islamabad të Pakistanit më 11-12 prill.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një delegacion në Pakistan këtë fundjavë, ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, pritet po ashtu të shkojë në Islamabad.

Leavitt u tha gazetarëve se i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner do të udhëtojnë për një rund të ri negociatash me Teheranin më 25 prill, duke theksuar se Uashingtoni ka parë “disa përparime” nga pala iraniane ditët e fundit.

Araqchi pritet të mbërrijë në Islamabad më 24 prill për bisedime që, sipas raportimeve, do të përfshijnë konsultime mbi propozime për rinisjen e negociatave të paqes me Shtetet e Bashkuara.

Ekipet amerikane dhe iraniane zhvilluan bisedime paqeje në kryeqytetin e Pakistanit më 11-12 prill, por ato përfunduan pa marrëveshje, ndërsa një rund i dytë që pritej të mbahej më herët gjatë kësaj jave, nuk u realizua. 

Zëdhënësja Leavitt tha se nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, i cili udhëhoqi ekipin amerikan më 11-12 prill, këtë herë nuk do të drejtojë delegacionin amerikan. Ajo shtoi se Vance do të qëndrojë në “gatishmëri” në SHBA dhe “do të jetë i gatshëm të udhëtojë drejt Pakistanit nëse e vlerësojmë se do të jetë e nevojshme”.

“Presidenti, nënpresidenti dhe sekretari i Shtetit do të presin këtu në Shtetet e Bashkuara për përditësime”.

Sipas një raporti të mëhershëm të CNN, që citoi zyrtarë amerikanë anonimë, Vance do të ishte i gatshëm të udhëtonte për në Islamabad nëse negociatat do të prodhonin përparim.

Në një postim në X, Araqchi tha se do të vizitojë Pakistanin, Omanin dhe Rusinë për t’u koordinuar me partnerët rajonalë mbi çështje dypalëshe dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit. Ai shtoi se marrëdhëniet me vendet fqinje mbeten prioritet për Teheranin. Lufta e SHBA dhe Izraelit kundër Iranit filloi më 28 shkurt. Një armëpushim është në fuqi që nga 8 prilli, që ishte paraparë të skandonte më 22 prill, por pak para se të skadonte presidenti Trump njoftoi për zgjatjen e tij./REL

shba pakistan irani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet