LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Merz: BE-ja mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit nëse arrihet marrëveshje me SHBA-në

Merz e përshkroi këtë si “pjesë të asistencës” që Evropa mund të ofrojë për të avancuar procesin dhe me shpresë për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi afatgjatë. Ky qëndrim u prit me kujdes nga disa udhëheqës të tjerë të BE-së. 

24 Prill 2026, 18:49 Nga E.d
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Merz: BE-ja mund të lehtësojë
Kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm që gradualisht të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Reduktimi i sanksioneve mund të jetë pjesë e procesit”, tha Merz pas samitit të BE-së në Nikozi.

“Dhe, askush nuk e ka kundërshtuar këtë”, tha ai.

Merz e përshkroi këtë si “pjesë të asistencës” që Evropa mund të ofrojë për të avancuar procesin dhe me shpresë për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi afatgjatë. Ky qëndrim u prit me kujdes nga disa udhëheqës të tjerë të BE-së. 

Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, gjatë një konference të përbashkët për media pas takimit tha se ende është herët që të diskutohet heqja e ndonjë sanksioni ndaj Iranit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri komente të ngjashme.

Merz i bëri këto deklarata në një kohë kur BE-ja thuhet se po zhvillon plane emergjente për të përballuar një mungesë, në një të ardhme të afërt, të karburantit për aeroplanë dhe për të maksimizuar prodhimin e rafinerive për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, të lidhura me luftën me Iranin.

Evropa është më e varur nga importet e karburantit për aeroplanë se nga çdo lloj tjetër karburanti për transport, me rreth 75 për qind që vjen nga Lindja e Mesme.

Çmimet e karburantit për aeroplanë janë rritur ndjeshëm që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që në mënyrë efektive u mbyll nga Teherani pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt. 

Linjat ajrore evropiane kanë paralajmëruar se, nëse konflikti vazhdon, çmimet e biletave mund të rriten, fluturimet mund të anulohen dhe avionët mund të mbeten në tokë.

SHBA-ja ka zgjatur armëpushimin e përkohshëm me Iranin – që ishte paraparë të skadonte më 22 prill – por, ka në fuqi një bllokadë ndaj porteve iraniane. Palët, gjatë bisedimeve më 11-12 prill në Pakistan dështuan që të arrinin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës./REL

friedrich merz bashkimi evropian shba

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi