LIVE UPDATES
Bota

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Suedia duhet të veprojë ndryshe që të anëtarësohet në NATO

Kryediplomati hungarez, Peter Szijjarto, shtoi se protesta para Ambasadës turke në Stokholm, ku u dogj një kopje e Kuranit, ishte veprim “i papranueshëm”.

31 Janar 2023, 19:28 Nga a.l
Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Suedia duhet të veprojë
Peter Szijjarto

HUNGARI-  Qeveria suedeze duhet të “veprojë ndryshe” nëse dëshiron që të marrë mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në NATO, tha ministri i Jashtëm i Hungarisë. Kryediplomati hungarez, Peter Szijjarto, shtoi se protesta para Ambasadës turke në Stokholm, ku u dogj një kopje e Kuranit, ishte veprim “i papranueshëm”.

Szijjarto i bëri këto deklarata gjatë një konference për media pas takimit me homologun e tij turk, Mevlut Cavugoslu, në Budapest. Dy diplomatët folën për protestën antiturke të 21 janarit, dhe vlerësuan se ajo kishte rritur tensionet mes Ankarasë dhe Stokholmit në kohën kur Suedia po kërkon miratimin nga Parlamenti turk për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s.

Si i krishterë dhe si katolik, më duhet të them se djegia e librit të shenjtë të një feje tjetër është një akt i papranueshëm”, tha Szijjarto, dhe kritikoi deklaratat e kryeministrit suedez që tha se përderisa djegia e Kuranit ishte veprim i papërshtatshëm dhe “thellësisht ofenduese”, protesta ishte në kuadër të mbrojtjes së lirisë së shprehjes në Suedi.

Të thuash se djegia e një libri të shenjtë është pjesë e lirisë së shprehjes, thjesht është budallallëk”, tha Szijjarto. Ai shtoi se “ndoshta ata [Suedia] duhet të veprojnë ndryshe” nëse duan të marrin mbështetjen e Ankarasë.

Takimi në Budapest vjen në kohën kur Turqia dhe Hungaria janë dy anëtaret e vetme të NATO-s që nuk kanë miratuar aplikimet për anëtarësim në aleancë të Suedisë dhe Finlandës. Këto dy shtete ndajnë kufi me Rusinë dhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, vendosën që të aplikojnë për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore.

Që këto dy shtete të bëhen pjesë e NATO-s, duhet që 30 anëtarët e aleancës të ratifikojnë aplikimet e tyre. Cavusoglu tha se Turqia ndan dëshirën e Hungarisë për zgjerimin e NATO-s, por tani “ne e kemi të pamundur të konfirmojmë pranimin e Suedisë” në aleancë. Ai tha se protesta, ku u dogj Kurani, ishte “provokim që ne nuk do të na çojë askund, veçse mund të na çojë në kaos”.

Ankaraja po ashtu është shprehur e pakënaqur me përpjekjet e Suedisë për të shtypur grupet që Turqia i konsideron terroriste apo që paraqesin kërcënim për të, përfshirë edhe grupet kurde. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Ankarasë për anëtarësim në NATO.

Ndërkaq, Qeveria hungareze pritej të votonte për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO në fund të vitit të kaluar. Szijjarto tha se kjo çështje do të jetë në agjendën parlamentare gjatë pjesës së parë të këtij viti./REL

peter szijjarto

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet