LIVE UPDATES
Bota

"Në Kosovë bëmë gjënë e duhur", dita kur NATO-ja pushoi bombardimet

Atë natë, NATO-ja ndërpreu bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe në ish-Jugosllavi. Fushata e sulmeve, që zgjati 11 javë, u ndërmor për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

9 Korrik 2024, 15:46 Nga N.F
"Në Kosovë bëmë gjënë e duhur", dita kur
Refugjatë shqiptarë duke u larguar me tren nga Kosova

KOSOVË- “Sonte, për herë të parë në 79 ditë, qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur”, tha presidenti amerikan, Bill Clinton, më 10 qershor të vitit 1999. Atë natë, NATO-ja ndërpreu bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe në ish-Jugosllavi. Fushata e sulmeve, që zgjati 11 javë, u ndërmor për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

“Kërkesat e një komuniteti ndërkombëtar - të indinjuar dhe të bashkuar - janë përmbushur”, tha Clinton, duke sqaruar se ato përfshinin: tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, vendosjen e një force të sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja dhe kthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre.

“Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore - për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”, tha Clinton 25 vjet më parë.

Pse ndërhyri NATO-ja?


NATO-ja autorizoi sulmet ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 24 mars, 1999.  Clinton tha atëkohë se “forca është e nevojshme për të ndalur agresionin e serbëve kundër shqiptarëve në Kosovë”.

“Nëse presidenti [jugosllav Sllobodan] Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, tha Clinton.

Përpjekjet disamuajshe të të dërguarit të Clintonit, Richard Holbrooke, për ta bindur Millosheviqin që të pajtohej për arëmpushim në Kosovë, dështuan. Dhe, sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, autorizoi sulmet ajrore.

“Ne duhet ta ndalojmë një regjim autoritar që shtyp popullin e tij në Evropë, në fund të shekullit 20”, tha Solana.

“E kemi detyrë morale ta bëjmë këtë. Përgjegjësia është mbi supet tona dhe ne do ta përmbushim atë”, tha ai.

Si u zhvillua fushata e bombardimeve?


Bombardimet ishin operacioni i dytë i madh luftarak i NATO-s, pas sulmeve të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë. Megjithatë, ishte hera e parë që NATO-ja - në historinë e saj të atëhershme 50-vjeçare - përdori forcën ushtarake pa miratimin e shprehur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Fushata përfshiu rreth 1.000 avionë që operuan nga bazat ajrore në Itali dhe Gjermani, si dhe aeroplanmbajtësen e vendosur në Detin Adriatik, USS Theodore Roosevelt. Avionët kryen mbi 38.000 fluturime - prej të cilave 10.484 fluturime sulmuese - pa asnjë fatalitet në mesin e aleatëve.

“Përzgjedhja e shënjestrave u rishikua nga nivele të shumta komandimi, për të siguruar se është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, se është e justifikuar ushtarakisht dhe se rrezikon minimalisht jetën dhe pronat e civilëve”, tha NATO-ja.

Gjatë fushatës ajrore, shkatërrime ose dëme të rënda pësuan kazerma dhe njësi ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, ashtu si edhe sisteme të komandës dhe kontrollit, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastruktura të energjisë dhe komunikimit etj.

Kur përfunduan bombardimet?


NATO-ja i ndërpreu sulmet pas 78 ditësh - përkatësisht më 10 qershor, 1999 - apo një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. Me këtë marrëveshje, të negociuar ndërmjet NATO-s dhe zyrtarëve ushtarakë jugosllavë, forcat jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja. Fundin e sulmeve e shpalli Solana, i cili tha se të gjitha palët në konflikt, duhet ta shfrytëzojnë atë për të ndërtuar paqe të qëndrueshme.

“Unë e mora këtë vendim pas konsultimeve me Këshillin e Atlantikut të Veriut, si dhe pas konfirmimit të komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, se tërheqja e plotë e forcave të sigurisë jugosllave nga Kosova ka filluar”, tha Solana. Beogradi kishte 11 ditë kohë për t’i zhvendosur 40.000 forcat e tij të sigurisë jashtë Kosovës.

KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, filloi dislokimin më 12 qershor, 1999. Fillimisht përbëhej nga rreth 50.000 trupa, për të arritur me kalimin e viteve në rreth 4.500.

Detyra më e madhe me të cilën u përball, ishte rindërtimi i Kosovës. Lufta përfundoi me rreth 13.000 njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur - mbi 1.600 prej të cilëve mbeten ende të pagjetur; me qindra mijëra refugjatë - shumica e të cilëve u kthyen; dhe me mijëra prona të dëmtuara ose të shkatërruara.

“Në Kosovë, ne kemi bërë gjënë e duhur. E kemi bërë në mënyrën e duhur. Dhe, ne do ta përfundojmë punën”, tha Clinton natën e 10 qershorit, 1999./ REL

 

 

 

 

kosove nato bombardime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet