LIVE UPDATES
Bota

Në Danimarkë ndodhet kompania e vetme që prodhon vaksinën për linë e majmunit

Këtu gjendet linja e prodhimit të vaksinës që qeveritë në mbarë globin shpresojnë se do t'i japë fund shtimit të rasteve me linë e majmunit.

28 Qershor 2022, 18:07 Nga d.a.
Në Danimarkë ndodhet kompania e vetme që prodhon vaksinën
Foto Ilustruese

DANIMARKË- Në Danimarkë gjendet kompania e vetme e licensuar për të prodhuar vaksinën për linë e majmunit. Kompania "Bavarian Nordic" me seli në Kopenhagen thotë se ka besim se do të përmbushë kërkesën në rritje në mbarë botën. Kompania ka arritur marrëveshje me disa qeveri pas valës së fundit të përhapjes së këtij virusi, ndër to edhe me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e cila ka lejuar edhe licensimin për ilaçe për linë e majmunit.

Këtu gjendet linja e prodhimit të vaksinës që qeveritë në mbarë globin shpresojnë se do t'i japë fund shtimit të rasteve me linë e majmunit.

Vaksina përdor një formë të dobësuar të virusit që shkakton sëmundjen, e cila është e ngjashme me linë, por është më pak e dëmshme. Ajo nuk shumëfishohet kur futet në trup, por arrin të krijojë një reagim të fortë imunitar.

Në Evropë vaksina tregtohet me emrin IMVANEX, në Shtetet e Bashkuara quhet JYNNEOS dhe IMVAMUNE në Kanada. Në vitin 2019, Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA) miratoi përdorimin e saj kundër lisë së majmunit.

"Është si vaksinat tradicionale. Aktivizon sistemin imunitar, e stimulon atë që të jeni më të përgatitur për ta luftuar linë e majmunit kur të infektoheni. Madje mund edhe të përdoret për rastet e personave që mendohet se janë infektuar tashmë", thotë Rolf Sass Sorensen, nënpresident i kompanisë "Bavarian Nordic".

Sipas kompanisë, Qendra Evropiane për Reagimin ndaj Emergjencave (HERA) ka porositur 110 mijë doza, qeveria e Shteteve të Bashkuara 500 mijë doza, si dhe Kanadaja ka angazhuar 56 milionë dollarë për të blerë vaksina. Nga kërkesa e menjëhershme, kompania ka rritur katër herë parashikimin për të ardhurat financiare gjatë vetëm disa javëve.

Qendrat amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thonë se nga të dhënat e mëparshme nga Afrika rezulton që edhe vaksina ndaj lisë ofron të paktën 85% efektshmëri në parandalimin e lisë së majmunit, dhe se të dyja vaksinat janë të efektshme për t'i mbrojtur njerëzit, nëse u injektohet përpara ekspozimit. Nëse merret pas infektimit, besohet se vaksina mund të ndihmojë për të ulur ashpërsinë e infeksionit.

Kompania beson se është në gjendje të përmbushë kërkesën globale, megjithëse ka vetëm një fabrikë.

"Kemi një fabrikë shumë moderne dhe shumë të madhe këtu në Danimarkë dhe mund të prodhojmë 30 milionë doza në vit. Pra, është një kapacitet shumë i madh krahasuar me kërkesën e tanishme. Mendojmë se e kemi situatën nën kontroll dhe po monitorojmë me kujdes kërkesën globale çdo ditë", thotë zoti Sorensen.

Deri një muaj më parë, lija e majmunit nuk kishte shkaktuar përhapje të mëdha përtej Afrikës. Shkencëtarët nuk kanë konstatuar mutacione të virusit që të sugjerojnë se virusi është bërë më i transmetueshëm, dhe një këshilltar kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha muajin e kaluar se rritja e rasteve në Evropë ka gjasa të ketë lidhje me aktivitetin seksual të meshkujve homoseksualë dhe biseksualë në dy festa masive në Spanjë dhe Belgjikë.

Gjatë një konference për shtyp këtë muaj, drejtori i OBSH-së për Evropën, dr. Hans Kluge, tha se përhapja përbën një "rrezik të vërtetë".

"Sa më shumë të qarkullojë ky virus, aq më shumë do të shtrihet, dhe aq më e fortë do të jetë prania e sëmundjes në vendet jo-endemike. Qeveritë, strukturat e kujdesit shëndetësor dhe shoqëria civile duhet të veprojnë me urgjencë për ta vendosur nën kontroll përhapjen e këtij virusi", tha dr. Kluge.

Më 25 qershor, OBSH-ja tha se përhapja e lisë së majmunit në mbi 50 vende duhet të monitorohet nga afër, por se nuk është ende në stadin për t'u shpallur një emergjencë globale shëndetësore.

Marrë nga VOA.

lija e majmunit rolf sass sorensen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet