LIVE UPDATES
Bota

Ndryshon ligji në Kazakistan, familjarëve të liderit të kombit u hiqet imuniteti ligjor

Ligji në fjalë ishte miratuar në vitin 2000 dhe i ofronte Nazarbaevit dhe pjesëtarëve të familjes së tij shumë përfitime dhe imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale, me përjashtim të akuzave të lidhura me tradhti të lartë.

13 Janar 2023, 13:35 Nga a.l
Ndryshon ligji në Kazakistan, familjarëve të liderit të
Nursultan Nazarbaev

KAZAKISTAN- Ligjvënësit kazakë kanë miratuar një masë që anulon Ligjin për presidentin e parë – Liderin e kombit (Elbasy) – duke bërë që anëtarët e familjes së ish-presidentit autoritar të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, të mos kenë më imunitet ligjor.

Vendimi i 13 janarit erdhi dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kazakistanit anuloi ligjin “me kërkesën e ligjvënësve dhe në përputhje me referendumin e qershorit të vitit 2022, ku u vendos që emri i Nazarbaevit të hiqej nga Kushtetuta dhe u miratua vendimi që t’i hiqej statusi si Elbasy”.

Ligji në fjalë ishte miratuar në vitin 2000 dhe i ofronte Nazarbaevit dhe pjesëtarëve të familjes së tij shumë përfitime dhe imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale, me përjashtim të akuzave të lidhura me tradhti të lartë.

Edhe pse ligji është anuluar, Nazarbaev vetë ende vazhdon të ketë imunitet nga ndjekja penale, bazuar në ligjin për presidentët. Parlamenti gjatë kësaj jave po ashtu ia hoqi Nazarbaevit statusin si anëtar i përhershëm i nderit në dhomën e lartë të Parlamentit, Senat.

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, që nga janari i vitit 2022 ka ndërmarrë një sërë vendimesh për të larguar nga skena politike Nazarbaevit. Nazarbaev kishte udhëhequr ish-republikën sovjetike për tri dekada deri më 2019, kur dha dorëheqje.

Edhe pse ai zyrtarisht u dorëhoq si president, Nazarbaev vazhdoi të kishte fuqi si udhëheqës i Këshillit të Sigurisë. Ai po ashtu ka gëzuar fuqi të mëdha, që derivonin nga titulli “Elbasy”. Edhe pas dorëheqjes së Nazarbaevit, shumë kazakë vazhduan të ishin të zemëruar lidhur me shtypjen që kishin përjetuar gjatë sundimit të tij.

Ky zemërim kulmoi në janarin e vitit të kaluar, kur protestat e paprecedentë kundër Qeverisë përfshin mbarë vendin. Protestat u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve. Protestat më pas u shndërruan në trazira vdekjeprurëse, teksa qytetarët protestuan kundër korrupsionit gjatë regjimit të Nazarbaevit dhe nepotizmit, që lejuan familjarët dhe miqtë e tij të pasuroheshin.

Toqaev më pas e largoi Nazarbaevin nga udhëheqja e Këshillit të Sigurisë, duke e marrë vetë këtë pozitë. Që atëherë, disa familjarë të Nazarbaevit dhe aleatë të tij janë larguar nga pozitat shtetërore ose kanë dhënë dorëheqje. Disa janë arrestuar nën akuza për korrupsion. Një prej nipave të Nazarbaevit është dënuar me gjashtë vjet burgim për korrupsion./REL/

nursultan nazarbaev

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin