LIVE UPDATES
Bota

Ndikimi i ndërhyrjeve në sistemet elektronike të avionëve civilë në zonat e konflikteve

Avionët që fluturojnë rreth zonave të konfliktit ndeshen me rreziqe të dukshme. Kompanitë ajrore të Libanit kanë vazhduar fluturimet nga aeroporti i Bejrutit gjatë gjithë konfliktit mes Hezbollahut dhe Izraelit.

2 Nëntor 2024, 22:42 Nga I.A

Ndikimi i ndërhyrjeve në sistemet elektronike të avionëve

ANGLI- Sipas studiuesve, sistemet e navigimit të mijëra avionëve të pasagjerëve po bllokohen çdo ditë gjatë fluturimeve të tyre pranë zonave të konfliktit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Londra, ata paralajmërojnë se teknologjia që po përdoret për bllokimin e sinjaleve elektronike të avionëve, mund të rrezikojë jetën e pasagjerëve.

Avionët që fluturojnë rreth zonave të konfliktit ndeshen me rreziqe të dukshme. Kompanitë ajrore të Libanit kanë vazhduar fluturimet nga aeroporti i Bejrutit gjatë gjithë konfliktit mes Hezbollahut dhe Izraelit.

Por veç rrezikut nga luftimet në tokë, avionet rrezikohen edhe në lartësitë prej mijra metrash.

Studiuesit thonë se rajoni ka parë një rritje të madhe të luftës elektronike.

Sistemi i pozicionimit global, apo sinjalet satelitore “GPS”, po bllokohen dhe “manipulohen”, thotë Raphael Monstein nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Zyrihut në Zvicër.

“Sistemet elektronike të avionëve manipulohen përmes sinjaleve keqdashëse, që dërgohen nga grupe të forcave të ndryshme në një zonë të caktuar konflikti. Ato i japin informacion të gabuar ekuipazhit të avionëve mbi vendndodhjen e tyre, duke shkaktuar paqartësi mbi pozicionin e tyre. Këto sinjale mund të shkaktojnë paralajmërime të rreme dhe humbje të kontrollit mbi vijën e fluturimit, sepse pilotët nuk mund të jenë plotësisht të sigurt që sistemi i tyre i navigimit “GPS” po jep sinjale të rreme se ata ndodhen diku tjetër.”

Eksperti Monstein gjurmon ndërhyrjet në sistemet e navigimit “GPS” të avionëve civilë në kohë reale dhe i publikon të dhënat në internet. Ai thotë se ka patur një rritje të madhe të ndërhyrjeve që nga fillimi i vitit.

“Ndërhyrjet po ndodhin kryesisht rreth zonave të konfliktit, si ato në Lindjen e Mesme, Detin e Zi dhe rreth Rusisë. Mesatarisht, rreth 1000 avionë në ditë preken nga këto ndërhyrje, që është një numër shumë i lartë”, thotë ai.

Ekspertët thonë se qeveritë dhe grupet e armatosura ndërpresin sistemet satelitore të navigimit “GPS” për t'u mbrojtur nga sulmet me raketa dhe dronë.

Por kjo nuk ndodh vetëm në zonat e luftës. Në prill, kompania ajrore “Finnair” pezulloi fluturimet për në Tartu, në Estoninë lindore pasi ndërprerja e sinjalit të sistemit “GPS” pengoi uljen e dy avionëve.

Kompania ajrore raportoi një rritje të ndërhyrjeve në sistemin satelitor të navigimit “GPS” afër kufirit rus që nga viti 2022, kur Finlanda aplikoi për anëtarësim në NATO, e nxitur nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë në Ukrainë.

Në atë kohë, Estonia fqinje tha se kjo ndërhyrje ishte një taktikë e qëllimshme ruse.

“Ne të gjithë e kuptojmë se këto sulme hibride janë shumë të rënda. Duhet të jemi gati edhe për këto lloje sulmesh”, thotë Hanno Pevkur, Ministër i Mbrojtjes i Estonisë.

Rusia ka mohuar akuzat për ndërprerjen e sinjaleve të sistemit “GPS”. Por, sa e rrezikshme është kjo për avionët dhe pasagjerët e tyre?

“Ka shumë sisteme në aviacion, që janë ndërtuar për një arsye të caktuar. Dhe një prej tyre është, për shembull, sistemi i paralajmërimit të afërsisë me tokën. Nëse detyroheni ta çaktivizoni atë sepse ju jep paralajmërime të rreme, kjo nuk është një gjë e mirë sepse e ul shkallën e sigurisë. Pra ky mund të jetë një rrezik i lartë në aspektin afatgjatë, por jo i menjëhershëm”, thotë eksperti Raphael Monstein.

Bllokimi dhe manipulimi i sinjalit të sistemit “GPS” gjithashtu ndikon në navigimin në tokë.

Banorët e Moskës janë ankuar kohët e fundit për mosfunksionim të aplikacioneve të telefonave inteligjentë, si ato të porositjes së taksive dhe ato të dërgesave ushqimore. Ekspertët e kanë lidhur këtë me përpjekjet ruse për t'u mbrojtur nga sulmet ukrainase me dronë. Kremlini nuk ka bërë komente për këtë çështje./VOA

henry ridgwell

Sondazh

Poll
Bota 2 Nëntor 2024, 22:30 I.A

Si u kthye Donald Trump nga humnera politike

Donald Trump SHBA- Kur Donald Trump humbi nga Joe Biden në vitin 2020, dukej se ishte vdekja e karrierës së tij politike. Mandati i tij i pa...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet