LIVE UPDATES
Bota

Ndërroi jetë në moshën 100 vjeçare, DW: Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter një burrë shteti dhe humanist i jashtëzakonshëm

Presidenti Biden e quajti atë një njeri parimor dhe të thjeshtë. Politikanët në mbarë botën reaguan të tronditur pas vdekjes së ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, por edhe me mirënjohje për trashëgiminë e tij.

30 Dhjetor 2024, 14:59 Nga N.F
Ndërroi jetë në moshën 100 vjeçare, DW:
Jimmy Carter dhe bashkëshortja

SHBA- Politikanët në mbarë botën kanë përkujtuar ish-presidentin e ndjerë amerikan, Jimmy Carter, që ndërroi jetë në moshën 100 vjeçare. Presidenti Biden e quajti atë një njeri parimor dhe të thjeshtë. Politikanët në mbarë botën reaguan të tronditur pas vdekjes së ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, por edhe me mirënjohje për trashëgiminë e tij.

Presidenti amerikan, Joe Biden e vlerësoi kolegun e tij demokrat si një "njeri të parimeve, besimit dhe thjeshtësisë". Në një deklaratë, Biden dhe gruaja e tij Jill shkruan, se  "Amerika dhe bota kanë humbur një lider, burrë shteti dhe humanist të jashtëzakonshëm". Nëse dikush po kërkon se çfarë është një jetë me kuptim dhe rëndësi - një jetë e mirë - të shikojë Jimmy Carter, vlerësuan Biden dhe bashkëshortja e tij. " Presidenti amerikan njoftoi një funeral shtetëror për Carter.

Obama: Model për "dinjitet dhe drejtësi"


Ish-presidenti demokrat i SHBA-së, Barack Obama, vlerësoi Carter-in si një model për "dinjitetin dhe drejtësinë". Jimmy Carter "na mësoi të gjithëve se çfarë do të thotë të jetosh një jetë me mirëdashësi, dinjitet, drejtësi dhe shërbim" për të tjerët, shkroi Obama në shërbimin online X.  "I dërgojmë mendimet dhe lutjet tona familjes Carter dhe të gjithë atyre që e deshën dhe mësuan nga ky njeri i jashtëzakonshëm”, shkroi Obama.

Edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së,  Donald Trump e nderoi ish-presidentin Carter, si president që "bëri gjithçka në fuqinë e tij për të përmirësuar jetën e të gjithë amerikanëve" gjatë një kohe sfiduese. Të gjithë i detyrohen atij një borxh të madh mirënjohjeje për këtë. Carter, ndryshe nga rregulli i pashkruar, i kritikoi vazhdimisht presidentët e mëvonshëm - përfshirë edhe republikanin Trump. Ish-presidenti republikan amerikan Xhorxh W. Bush e quajti Carterin një "njeri me bindje të thella". Trashëgimia e tij do të frymëzojë amerikanët "për breza".

Scholz: "Luftëtar i përkushtuar për demokracinë"


Kancelari gjerman, Olaf Scholz e përshkroi Carterin si "një luftëtar të përkushtuar për demokracinë". Scholz shkroi në X se "bota po humb një ndërmjetës të madh që punonte për paqen në Lindjen e Mesme dhe të drejtat e njeriut. Ne mbajmë zi me miqtë tanë amerikanë".

Kurse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vlerësoi mbështetjen e Carter për Ukrainën. Gjatë mandatit të Carter-it, Ukraina nuk ishte ende e pavarur, shpjegoi Zelensky në shërbimin online X. Por "zemra e tij ishte fort në anën tonë në luftën tonë të vazhdueshme për liri". "Ne e vlerësojmë shumë përkushtimin e tij të palëkundur ndaj besimit të krishterë dhe vlerave demokratike, si dhe mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar të Rusisë," vazhdoi kreu i shtetit ukrainas, duke iu referuar Carter.

Nga ana e tij, kryeministri britanik, Keir Starmer kujtoi "përkushtimin gjatë gjithë jetës të Carter për paqen". Carter "me angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për drejtësi sociale dhe të drejtat e njeriut e ripërcaktoi kohën pas presidencës së tij", shkroi Starmer.

Mendimet e popullit francez janë gjithashtu me amerikanët, deklaroi presidenti francez Emanuel Macron. "Jimmy Carter luftoi gjatë gjithë jetës së tij për të drejtat e më të dobtve dhe pa u lodhur për paqen. Franca i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe popullit amerikan."

Siç njoftoi fondacioni i tij, ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter vdiq të dielën në shtetin amerikan të Xhorxhias i rrethuar nga familja e tij. Demokrati Carter ishte president i SHBA nga viti 1977 deri në 1981. Pas mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai u vlerësua në botë si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare në zona të tilla si Lindja e Mesme, Koreja e Veriut dhe Ruanda. Në vitin 2002 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Jimmy Carter jetoi 100 vjet./DW

jimmy carter

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet