LIVE UPDATES
Bota

NATO premton vijimin e mbështetjes për Ukrainës: Jemi të bashkuar më shumë se kurrë

Austin tha se aleanca ushtarake transatlantike ka dhënë afro 50 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës dhe se mbështetja ushtarake do të vazhdojë.

14 Shkurt 2023, 16:42 Nga a.l
NATO premton vijimin e mbështetjes për Ukrainës: Jemi të
Ministrat e mbrojtjes së NATO-s

SHBA- Ministrat e mbrojtjes së NATO-s po takohen sot për të diskutuar për mbështetjen e mëtejshme ndaj Ukrainës, ndërsa Rusia duket se ka filluar një ofensivë të re. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin rikonfirmoi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të qëndruar në krah të Kievit. Megjithatë shumë nga aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara po i thonë jo kërkesës së Ukrainës për avionë luftarakë. Sekretari Austin tha se aleanca ushtarake transatlantike ka dhënë afro 50 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës dhe se mbështetja ushtarake do të vazhdojë.

Një vit më pas, ne jemi më të bashkuar se kurrë më parë. Dhe kjo vendosmëri e përbashkët do të ndihmojë në ruajtjen e qëndresës së Ukrainës në javët vendimtare në vijim,” tha zoti Austin në takimin që po mbahet në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitej për ofensiva të reja, duke e bërë edhe më të rëndësishme që aleatët dhe partnerët e NATO-s të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën.

Por kjo mbështetje nuk ka gjasa për momentin të përfshijë avionë luftarakë, një nga kërkesat kryesore të Ukrainës. Përpara takimit, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov u tregoi gazetarëve një skicë të një avioni luftarak, kur u pyet se çfarë ndihme ushtarake po kërkon vendi i tij.

Çështja e avionëve nuk është më urgjentja tani, por është një diskutim i vazhdueshëm. Ne kemi konsultime të vazhdueshme mes aleatëve mbi llojet e sistemeve që aleatët duhet t’i japin Ukrainës. Lloji i mbështetjes që i ofrojmë Ukrainës ka ndryshuar dhe evoluar me kalimin e kohës, dhe do të vazhdojë të ndryshojë dhe të evoluojë”, tha zoti Stoltenberg.

Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, shprehu rezerva për furnizimin me avionë luftarakë.

Mendoj se të gjithë e kuptojnë se çështja e mbrojtjes ajrore dhe furnizimi me municione janë shumë më të rëndësishme për momentin sesa diskutimi për avionët luftarakë. Të gjithë e dinë se vetëm trajnimi për t’i përdorur ato zgjat disa muaj, pa përmendur nevojën e zhvillimit të aftësive për vendosjen e sistemeve të armëve”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara u kanë thënë jo avionëve luftarakë për Ukrainën. Por Mbretëria e Bashkuar po e peshon një mundësi të tillë. Dhe ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren tha të martën se dërgimi i avionëve “duhet të jetë pjesë e konsideratës”.

Sigurisht bëhet fjalë për një sistem kompleks armësh dhe ne duhet ta debatojmë këtë me partnerët tanë, me Shtetet e Bashkuara. Është diçka që do të marrë kohë. Dhe është më mirë që ky diskutim të bëhet pas dyerve të mbyllura për të parë se çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur, cilat do të ishin pasojat.

Megjithatë, aleatët dhe partnerët e NATO-s janë më të shqetësuar për nevojat e Kievit për sasi të mëdha municionesh pasi lufta po hyn në vitin e saj të dytë dhe ofensiva e re ruse është në fazat e para./VOA

lufta ne ukraine lloyd austin

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale