Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjermania udhëheq një brigadë ndërkombëtare prej 3.000-5.000 ushtarësh në Lituani.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë gjatë një vizite në Lituani se, NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe që ta mbrojë veten nga çfarëdo veprimi agresiv i Rusisë.
“Fakti është që ne, NATO-ja, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e përbashkët, sepse ne nuk mund ta dimë sa larg shkojnë iluzionet e (presidentit rus, Vladimir) Putin”, ka thënë Lambrecht, teksa ka vizituar trupat gjermane të angazhuara në shtetin baltik.
“Ne kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë në Lituani, e cila ka zbatuar sanksionet evropiane në kufi me Kaliningradin. Këto nuk janë kërcënimet e para dhe ne duhet t’i shohim me seriozitet dhe të jemi të përgatitur” ka thënë ajo.
“Siguria e Lituanisë është siguria e Gjermanisë. Është ky premtim për siguri të përbashkët për të cilin duhet të përkushtohemi sot”, ka thënë ajo në bazën ushtarake Rukla të Lituanisë.
Gjermania udhëheq një brigadë ndërkombëtare prej 3.000-5.000 ushtarësh në Lituani. Kjo forcë është pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Lituania gjendet në kufi me enklavën ruse të Kaliningradit si dhe me aleaten e Kremlinit, Bjellorusinë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Foto ilustruese Rënia e nivelit të ujit ka bërë që banorët në shtetin e Nebraskës të planifikojnë hapjen...
Emmy TAILANDË- 3-vjeçarja Emmy po dremiste pranë shoqes së saj më të mirë në një çerdhe në Tajl...
Pamje nga dhuna në Iran IRANI- Dhuna ndaj grave vazhdon në Iran, pasi ato ende luftojnë për të drejtat e tyre pas vdekjes së ...
Boris Yusubov KRIME- Ende nuk dihet identiteti i shoferit të kamionit, i cili shpërtheu në urën e Kerçit në orët e par...
Foto ilustruese KOSOVË- Dhjetë vjet pas fillimit të dialogut për viza dhe katër vjet nga zbatimi i standardeve, Kosova ësht&e...
Hashim Thaçi HAGË- Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, në një letër të dërguar Kryeprokurori...
Foto e kokainës ITALI- Mbi 110 kilogramë kokainë e pastër u kap në portin e Katanias. Droga, e ndarë në 96 blloqe, ishte...
Sergei Surovikin RUSI- Rusia ka emëruar komandantin e ri të forcave ruse në Ukrainë. Sergei Surovikin, ish-komandanti i opera...
Ura e shembur UKRAINË- Ministria e Transportit së Rusisë tha se trafiku rrugor do të rifillojë së shpejti në korsitë...
Aleksandër Vuçiç BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit nga Pallati i Serbisë për m...