LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Gabuam që lamë BE të udhëhiqte dialogun me Kosovën. Së shpejti tub nafte nga porti i Durrësit

Mirëpo nuk u ndal me kaq për shpjegimin dhe vazhdoi të fliste lidhur me çështjen duke e ndarë në tri pika të rëndësishme. 

8 Tetor 2022, 15:11 Nga k.m.
Vuçiç: Gabuam që lamë BE të udhëhiqte dialogun
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit nga Pallati i Serbisë për më shumë se një orë duke shpjeguar një më një të gjithë planin për dimrin që po vjen. Ai sot foli për hapat që do të ndërmarrë shteti në lidhje me të gjitha çështjet e rëndësishme politike dhe ekonomike, si dhe se çfarë politike do të ndiqte Serbia gjatë ditëve në vijim. Duke u ndalur tek Kosova, Shqipëria, Rusia dhe presionit që po merr nga perëndimi. Por të gjithën e nisi me marrëveshjen e reciprocitetit që pritet të finalizohet më 1 nëntor.

"Serbët e dëgjuan aq shumë zërin melodioz të Albin Kurtit, kështu që u 9 nga gjithsej 9000. Kaq besim kishin. A do të bëjnë serbët diçka? Nuk e di. Dhe çfarëdo që të ndodhë, miqtë do të jenë me ta. Presionet do të shtohen. Në Perëndim besojnë se do ta mposhtin lehtësisht kundërshtarin rus. Mendoj se do të ketë shumë më tepër shkatërrime dhe shumë të tjerë të vdekur, gjë që do të na vërë në një situatë edhe më të vështirë, veçanërisht çështja e Kosovës,"-tha Vuçiç.

Mirëpo nuk u ndal me kaq për shpjegimin dhe vazhdoi të fliste lidhur me çështjen duke e ndarë në tri pika të rëndësishme. 

"Dua t'ju informoj se pozicioni ynë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar. Vendet perëndimore do të përpiqen ta zgjidhin problemin me hyrjen e Kosovës në OKB. Arsyeja e dytë është, pa asnjë dyshim, për t'ia hequr Putinit nga duart argumentin e Kosovës. Kur thashë se po ndryshonte arkitektura e bisedimeve, BE-ja e mohoi, por nuk e kuptova se cili ishte qëllimi i këtij mohimi. Sot kemi në tryezë një propozim nga dy fuqitë më të mëdha evropiane, Gjermania dhe Franca. Gabimi ynë më i madh ishte që pranuam që BE-ja të fillojë të menaxhojë zgjidhjen e statusit të Kosovës. Presidentja e Kosovës tha dje se serbët mund ta themelojnë ZSO-në si organizatë joqeveritare sot, por se kjo nuk duhet të jetë në kundërshtim me kushtetutën e tyre. Askush nuk i paralajmëroi. Kjo vjen pas bisedës sonë me Scholz dhe Macron.

Për letrën nuk mund të hyj në detaje, sepse është sekrete, esenca është që Serbia të lejojë Kosovën të hyjë në të gjitha institucionet, përfshirë edhe OKB-në. Kështu Serbia do të hynte shpejt në BE. Qëndrimi i Republikës së Serbisë është se duhet të flasim, jemi shumë të mëdhenj dhe të fortë për të mos folur. E gjithë ideja bazohet në faktin se ne nuk kemi pse ta njohim zyrtarisht Kosovën, por jemi dakord me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Amerikanët po rrisin praninë e tyre ushtarake në Kosovë, është interesante se ata thonë se po vijnë për të mbrojtur në mënyrë plotësuese integritetin territorial të Kosovës, dhe ky është një sinjal i qartë për ne që ne nuk ëndërrojmë të respektojmë Kartën e OKB-së dhe as të respektojmë Rezolutën 1244, e vetmja që duhet respektuar është vendimi i forcës. E kuptuam mesazhin. E drejta ndërkombëtare është shkelur prej kohësh, ekziston vetëm ligji i forcës. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t'i referohemi të drejtës ndërkombëtare. Qëndrimi i popullit serb për Kosovën është i tillë që nuk duhet të flas për këtë.  Pritet që procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të fillojë më 2 ose 3 nëntor. Ata presin që  Hungaria të largohet dhe Lituania të hyjë. Ky aksion është planifikuar prej shumë muajsh. Ata mund të na marrin gjithçka, ne do të luftojmë me të gjitha forcat në dispozicion. Perspektivat tona janë të vogla. Sido që të jetë, në këtë moment nuk ka vullnet në lidershipin serb për të pranuar pavarësinë e Kosovës".

Aleksandër Vuçiç ka përmendur faktin se 300 ushtarë të rinj amerikanë po vijnë në Kosovë. Ai tha se amerikanët po e rrisin praninë e tyre ushtarake, teksa shtoi se po bëhet presion i veçantë psikologjik mbi serbët e Kosovës.

“Problemet në Kosovë janë të tilla që kemi provokime nga shqiptarët përmes njësive policore, e më pas një presion i veçantë psikologjik, si më 6 tetor – ardhja e një numri të madh të ushtarëve britanikë në veri, kanë shëtitur dhe filmuar veten."

Ndërsa më pas dha edhe një detaj tjetër nga lufta më Kosovën dhe bombardimet që iu bënë Serbisë në atë periudhë, e gjitha pas një bisede më presidentin Viktor Orban. 

"Ju nuk e dinit këtë, në vitin 1999 Hungaria duhej të sulmonte Serbinë nga toka, Orban ma konfirmoi këtë. Orban refuzoi kërkesën e Klintonit dhe Schröder. Pastaj Orban shkoi në Britani, i ra ziles së derës së Margaret Thatcher dhe ajo i tha se e shqetësonte shumë që ai nuk pranoi të sulmonte Serbinë, sepse do të vdisnin më shumë ushtarë britanikë."

Ndërsa edhe pse mund t'u rrezikohet anëtarësimi në Bashkimin Europian, kreu i shtetit serb nuk duket i lëkundur për të vendosur sanksione ndaj Rusisë: Nuk i detyrohemi askujt! Ne i japim vetes të drejtën të mbajmë një pozicion. Ne do të mbajmë politikën e vendosur deri në momentin që dëmi të jetë më i madh se përfitimi.

Në fund, foli edhe për krizën që po vjen: Askush nuk ka nevojë të shqetësohet, ne do t'ia dalim, edhe pse kostot tona do të jenë më të larta. Gjithçka që kemi punuar dhe krijuar për dhjetë vjet, do ta shpenzojmë për një vit.

“Kemi më shumë se sa na duhet luledielli, sheqer, kripë mjaftueshëm të blerë... Le ta dinë njerëzit, kemi rritur sasinë e kanaçeve me katër herë, kemi 11 milionë litra vaj. Serbia ka vite që ka vetëm një tubacion nafte, atë që kalon përmes Kroacisë. Ideja është që të ndërtohet një tubacion nafte përmes Maqedonisë së Veriut deri në Portin e Durrësit, në mënyrë që të rrjetëzohet vendi ynë me një tubacion nafte. Nëse dikush do të na e ndërpriste furnizimin me naftë, do kishim për 175 ditë dhe benzinë për 59 ditë. Aktualisht kemi rezervat më të mëdha të gazit në historinë e vendit”.

Megjithatë e mbylli me lajmërimin se rezervat ushqimore të Serbisë ishin në nivelin më të lartë ndonjëherë në historinë e vendit. Gati për dimrin e vështirë. 

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës