Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Një ditë më herët në Beograd, Vuçiç diskutoi për të njëjtat tema me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, Boris Ruge.
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të enjten me ambasadorin e Rusisë në këtë vend, Aleksandr Botsan-Kharchenko, me të cilin, siç tha, bisedoi për situatën në Kosovë dhe mundësinë “e hapjes me forcë” të urës mbi lumin Ibër.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq shkroi se ka pasur “një bisedë të hapur dhe të sinqertë me ambasadorin Botsan-Kharchenko për të gjitha temat me interes për Serbinë dhe për Federatën Ruse, si dhe për qëndrimet e Serbisë në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike globale”.
“Unë shpreha shqetësim të thellë për pasojat e mundshme që mund t’i ketë hapja me forcë e urës së Ibrit, si dhe për aktivitetet e tjera të planifikuara të regjimit të Prishtinës, të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë”, shkroi Vuçiç, por pa dhënë detaje apo burime informacioni për planet që i përmendi.
Vuçiç, po ashtu, e falënderoi Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 1244 të OKB-së, si garanci të vetme ndërkombëtare për, siç tha, mbijetesën e serbëve në Kosovë. Një ditë më herët në Beograd, Vuçiç diskutoi për të njëjtat tema me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, Boris Ruge.
Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi qysh në mes të korrikut se synon ta hapë urën kryesore mbi Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jugun me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe. Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse është rënë dakord që të hapet për qarkullim në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Por, shtetet e QUINT-it - SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia - njoftuan më 2 gusht se nuk e mbështesin hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve tash për tash, duke thënë se një gjë e tillë mund të çojë në tensione të reja në Kosovë. Rusia dhe Serbia konsiderohen si vende miqësore dhe Beogradi e ka mbështetjen e Moskës në refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Edhe pse Beogradi zyrtar ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së që e kundërshtojnë pushtimin rus të Ukrainës, Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, pavarësisht presionit nga Perëndimi. Krahas bashkëpunimit politik, dy vendet po zhvillojnë edhe atë ushtarak dhe ekonomik./ REL
Foto ilustruese SERBI- Në Serbi janë duke u monitoruar deri në 100 persona, të cilët autoritetet i quajnë anëtarë t...
Një avion i ushtrisë amerikane shihet në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari". 22 gusht 2024. BALLKAN- Mesditën e 22 gushtit, nj...
Kryqi i Kuq ZVICËR- Në këtë ditë, më 22 gusht 1864, u miratuan dhjetë nenet e Konventës së Parë t&eu...
Moment nga firmosja KOSOVA- Kosova dhe Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkruan marrëveshjen për grant...
Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli i ka dhënë dritë të gjelbër ndihmës shtetërore gjermane për ndërtimin e nj&e...
Rafael Grossi KURSK- Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, do ta vizitojë centralin bërthamor n...
Macron dhe Vuçiç SERBI- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë një vizitë zyrtare në Serbi m&eu...
Osmani dhe Ruge KOSOVË- Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi që t&e...
Lumi SERBIA- Një anije që po transportonte emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin nga Serbia në Bosnje e Hercegovin&...
Foto ilustruese GAZA- Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit ...