Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit francez në Serbi në pesë vjetët e fundit, teksa dy shtetet po forcojnë raportet e tyre, veçmas në fushën e ekonomisë.
SERBI- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht, u tha në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Vizita e Macronit në Beograd do të realizohet më pak se pesë muaj pasi ai e priti në Paris homologun e tij serb, Vuçiç.
Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit francez në Serbi në pesë vjetët e fundit, teksa dy shtetet po forcojnë raportet e tyre, veçmas në fushën e ekonomisë. Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Verore, që u mbajtën në Paris, Vuçiç muajin e kaluar tha se vizita e Macronit në Serbi pritet të realizohet në fillim të shtatorit. Të dy burrështetasit në deklaratat e tyre publike kanë sugjeruar se një prej temave të takimit do të jetë blerja nga Serbia e avionëve luftarakë francezë, Rafale.
Në shkurt të vitit 2023, Vuçiq u tha gazetarëve se blerja e avionëve Rafale do të jetë blerja më e madhe nga buxheti i ushtrisë serbe, “në një vlerë prej 3 miliardë eurosh”. Çështjet ushtarake do të jenë pjesë e bisedimeve, ka konfirmuar Macron në një konferencë për media më 18 korrik gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar.
I pyetur për statusin e kontratës për shitjen e avionëve francezë te Serbia, Macron tha se ai do ta vizitojë Serbinë në javët apo muajt në vijim “për të finalizuar negociatat që janë subjekt i negociatave teknike, financiare dhe politike mes dy shteteve”.
Një tjetër çështje tjetër për të cilën Macron dhe Vuçiç do të bisedojnë do të jetë edhe Kosova. Gjatë një bisede telefonike të realizuar në mesin e qershorit, Vuçiç i tha Macronit se është e rëndësishme që çështja e zgjidhjes të mosmarrëveshjeve me Kosovën të mbetet lartë në agjendën e Bashkimit Evropian, teksa i kërkoi mbështetje udhëheqësit francez për këtë çështje.
Të dyja shtetet i kanë përshkruar raportet mes tyre si “të forta dhe miqësore” dhe vitin e kaluar takimet e nivelit të lartë u intensifikuan. Përveç vizitës së Vuçiçit në Pallatin Elize në prill, presidenti serb u takua me Macronin edhe në forume ndërkombëtare, por edhe gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike./ REL
Osmani dhe Ruge KOSOVË- Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi që t&e...
Lumi SERBIA- Një anije që po transportonte emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin nga Serbia në Bosnje e Hercegovin&...
Foto ilustruese GAZA- Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit ...
Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Lindjen e Mesme me shpresën se do ta ndërmjetësonte nj&eum...
Arrestimi AUSTRALI- Një pasagjer është arrestuar në një aeroport në Australi pasi ka dalë nga aeroplani nga dalja emergj...
Donald Turmp SHBA- Kandidati republikan Donald Trump mbajti aktivitetin e tij të parë elektoral të fushatës në natyrë t&...
Foto ilustruese RUSI- Rusia tha më 22 gusht se ka zmbrapsur disa sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Ukraina në jug të shtetit...
Vrasësi KENIA- Policia keniane ka arrestuar tetë oficerë për arratisjen e 13 personave, duke përfshirë një vrasës t...
Foto nga vendi i ngjarjes SIÇILIA- Përpjekjet e kërkimit në brigjet e Siçilisë për dy trupa të mbetur t&eu...
Foto ilustruese GJERMANI- Sipas Policisë Federale gjermane në vitin 2023 numri i emigrantëve të paligjshëm u rrit me 33.4% në...