LIVE UPDATES
Bota

"Moska e sheh rajonin si oborrin e shtëpisë së saj!" Bashkëpunimi Kinë-Rusi në Arktik ngre shqetësime

Pas një takimi në Moskë më 21 gusht midis Kryeministrit kinez Li Qiang dhe Kryeministrit rus Mikhail Mishustin, Kina lëshoi një komunikatë të gjerë mbi mënyrat se si të dy vendet po rrisin bashkëpunimin.

28 Gusht 2024, 21:30 Nga M.B
"Moska e sheh rajonin si oborrin e shtëpisë së saj!"
Foto ilustruese

ARKTIK- Ndërsa Kina dhe Rusia kërkojnë të thellojnë bashkëpunimin në Arktik, analistët nënvizojnë shqetësimet lidhur me rritjen e konkurrencës gjeopolitike në rajon, çka i detyron vendet të mendojnë më shumë se si t'u përgjigjen kërcënimeve të mundshme. Pas një takimi në Moskë më 21 gusht midis Kryeministrit kinez Li Qiang dhe Kryeministrit rus Mikhail Mishustin, Kina lëshoi një komunikatë të gjerë mbi mënyrat se si të dy vendet po rrisin bashkëpunimin. Për sa i përket Arktikut, Pekini dhe Moska u zotuan të forcojnë bashkëpunimin në fusha që përfshijnë transportin detar, sigurinë e lundrimit, teknologjinë dhe ndërtimin e anijeve polare.

“Të dy vendet do të inkurajojnë kompanitë e tyre që të angazhohen në mënyrë aktive për të bashkëpunuar në transportin përmes Arktikut, bazuar në parimet e tregut dhe t’i kushtojnë vëmendje të veçantë mbrojtjes së ekosistemit të Arktikut”, thuhet në komunikatë.

Analistët thonë se kjo është pjesë e përpjekjeve të Pekinit dhe Moskës për të thelluar bashkëpunimin në fusha të tilla si transporti, eksplorimet për energjinë dhe siguria e Arktikut.

“Kina ka investuar në projektet energjetike ruse në Arktik, ka bashkëpunuar me Rusinë në zhvillimin e anijeve dhe infrastrukturës dhe ka kryer stërvitje ushtarake në rajonin e rëndësishëm strategjik”, thotë Patrik Andersson, analist i organizatës “Swedish National China Center”.

Në korrik, Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut njoftoi se kishte gjurmuar katër avionë bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi, dy kinezë dhe dy rusë, që fluturonin në qiellin bregdetar të Alaskës.

Që nga viti 2023, Pekini dhe Moska kanë bashkëpunuar për të zhvilluar “Rrugën e Detit të Veriut” përgjatë vijës bregdetare të Arktikut rus, për të cilën Presidenti Vladimir Putin ka thënë se është "absolutisht thelbësore". Dy vendet nënshkruan gjithashtu një memorandum mirëkuptimi që synon thellimin e bashkëpunimit të sigurisë midis rojeve të tyre bregdetare. Pavarësisht përpjekjeve për të thelluar bashkëpunimin në Arktik, zoti Andersson thotë se ka ende disa pika fërkimi midis Pekinit dhe Moskës.

“Historikisht Rusia është treguar e matur për ta ftuar Kinën në Arktik, sepse Moska e sheh rajonin si oborrin e shtëpisë së saj”, tha ai për Zërin e Amerikës në një intervistë nga Stokholmi.

“Ndërsa balanca e fuqisë dypalëshe po zhvendoset gjithnjë e më shumë në favor të Kinës që nga fillimi i Luftës së Ukrainës, Rusia po bëhet më e varur ekonomikisht dhe politikisht nga Kina, çka mund ta detyrojë Moskën që të marrë në konsiderata forcimin e bashkëpunimit me Pekinin në disa fusha ku më parë hezitonte”, thotë zoti Andersson.

Ndërsa patrullimi i përbashkët ajror i kohëve të fundit pranë Alaskës ka tërhequr shumë vëmendje, zoti Andersson thotë se qëllimi i bashkëpunimit të tyre ushtarak në Arktik mbetet i paqartë.

“Është e vështirë të përcaktohet se çfarë nënkuptojnë këto prova, nëse ata në të vërtetë janë të gatshëm për një bashkëpunim të ngushtë ushtarak në rajon ose nëse kanë të bëjnë kryesisht me qëndrimin dhe frenimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Arktik”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Shtimi i vëmendjes ndaj Arktikut

Analistët thonë se disa vende nordike po bëhen më të vetëdijshme lidhur me kërcënimin e mundshëm që mund të sjellë në rajon Kina përmes bashkëpunimit të saj me Moskën.

“Ndërsa zyrtarët në Finlandë po vëzhgojnë zhvillimet në Arktik, padyshim ka një ndërgjegjësim në rritje lidhur me kërcënimet ose sfidat e mundshme që vijnë nga rritja e pranisë kineze në rajon”, thotë Minna Alander, eksperte për sigurinë e Arktikut në Institutin Finlandez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Ajo tha se Rusia mbetet shtytësi kryesor për militarizimin e Arktikut, por që Kina mund të paraqesë sfida për Finlandën dhe shtetet tjera të Arktikut për shkak të strategjive të saj më të fshehta.

“Ekziston gjithmonë një dyshim që shumica e hulumtimeve që Kina po i bën në stacionin e saj në Svalbard të Norvegjisë nuk janë thjeshtë vetëm për përparimin e njerëzimit”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Ekspertët rajonalë thonë se shtetet nordike duhet të hartojnë strategjitë e tyre për t’u përballur me rreziqet e mundshme.

“Mendoj se po fillojmë ta kuptojmë ndërlikueshmërinë e kërcënimeve hibride që mund të kanosen nga Kina dhe Rusia (në Arktik), por ne nuk kemi krijuar mjetet për të na ndihmuar që të përballemi me ato sfida,” thotë analisti Patrik Oksanen pranë organizatës ‘Forumi i Botës së Lirë në Stokholm’.

Ai i tha Zërit të Amerikës se lidhjet ekonomike me Kinën po ndërlikojnë përpjekjet e Suedisë për të hartuar një plan strategjik për t’u përballur me sfidat e reja.

“Nuk ka gatishmëri për të bërë diçka që mund të interpretohet si përshkallëzim i situatës me Kinën, por do të duhet që brenda një periudhe të shkurtër t’u japim përgjigje kërcënimeve të mundshme që Kina dhe Rusia paraqesin në rajonin e Arktikut”, thotë analisti Oksanen.

Marrëveshja e akullit

Sipas zonjës Alander, ajo pret që shtete si Finlanda dhe Suedia, të cilat u bënë anëtare të NATO-s në vitin 2023, të rrisin bashkëpunimin në Arktik me aleatët e tjerë të NATO-s.

“Është në interesin e Finlandës të zhvillojë marrëdhënie me anëtarët e tjerë të NATO-s në sektorë si siguria, ekonomia dhe tregtia, ndërsa Finlanda ka investuar shumë në këto marrëdhënie transatlantike”, i tha ajo Zërit të Amerikës.

Në muajin korrik, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Finlanda njoftuan për një nismë trepalëshe, të quajtur “Marrëveshja e Akullit”, për të bashkëpunuar në prodhimin e anijeve akullthyese polare.

Qeveria kanadeze tha se nisma merr parasysh “përparësinë e vendeve për të garantuar sigurinë në Arktik, përfshirë mbrojtjen e vazhdueshme të normave dhe rregullave tradicionale ndërkombëtare.”

Joar Forssell, ligjvënës suedez i Partisë Liberale, i tha Zërit të Amerikës se krahas bashkëpunimit të shtuar ndërmjet aleatëve të NATO-s, shtetet nordike po shqyrtojnë mundësitë për të thelluar koordinimin për çështjet që lidhen me Arktikun.

Ndërkohë që vendet e NATO-s, krahas Rusisë dhe Kinës, përpiqen të shtojnë bashkëpunimin me partnerët në Arktik, zonja Alander thotë se kjo prirje do të çojë drejt një tensioni më të madh gjeopolitik në rajon, i cili për një kohë të gjatë ka qenë larg betejave politike globale.

“Dikur ekzistonte një slogan ‘Sa më lart në veri, aq më i ulët tensioni’ (për të përshkruar gjendjen në Arktik) por fatkeqësisht, tani gjasat janë që kjo parullë në të ardhmen do të shndërrohet në ‘sa më lart në veri, aq më i lartë tensioni’”, i tha ajo Zërit të Amerikës./ VOA

arktik

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë