LIVE UPDATES
Bota

Moska akuzon Kievin për rrëzimin e avionit ushtarak rus

Përveç 65 robërve të luftës, avioni ushtarak i transportit kishte një ekuipazh prej 6 vetash dhe tre pasagjerë të tjerë, thanë zyrtarët rus të mbrojtjes.

24 Janar 2024, 14:52 Nga N.F
Moska akuzon Kievin për rrëzimin e avionit ushtarak rus
Rrëzimi i avionit

RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi të mërkurën forcat ukrainase për rrëzimin e një avioni ushtarak transporti ku humbën jetën të gjithë personat në bord, mes tyre 65 të burgosur ukrainas lufte që do të shkëmbeheshin. Robërit e luftës po transportoheshin në rajonin Belgorod të Rusisë, thanë zyrtarët. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur komente nga zyrtarët ukrainas. Agjencia e lajmeve Associated Press nuk ka mundur të konfirmojë se kush ndodhej në bordin e avionit të rrëzuar. Zyrtarët në Kiev bënë thirrje kundër shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara.

Përveç 65 robërve të luftës, avioni ushtarak i transportit kishte një ekuipazh prej 6 vetash dhe tre pasagjerë të tjerë, thanë zyrtarët rus të mbrojtjes. Sipas deklaratës, radari rus regjistroi lëshimin e dy raketave nga rajoni ukrainas i Kharkiv-it në kufi me Belgorodin. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë e quajti sulmin “një akt terrorist.” Moska njoftoi tha se një komision i posaçëm ushtarak ishte rrugës për në vendin e rrëzimit të avionit. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti, duke cituar ministrinë, tha se robërit ukrainas po transportoheshin në rajonin kufitar për t’u shkëmbyer me të burgosurit rus të luftës që mbahen nga Ukraina.Forcat ajrore ruse janë përballur me një seri rrëzimesh të avionëve të tyre, ndërsa vëzhguesit thonë se është rrjedhojë e një numri më të madh fluturimesh mes luftimeve në Ukrainë.

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, vija e frontit prej 1500 kilometra është kryesisht e palëvizshme ndërsa vendi po përjeton një mot të acartë. Ndërsa të dy palët kërkojnë të plotësojnë rezervat e armatimeve, kohët e fundit lufta është përqendruar në sulme me rreze të gjatë. Më herët, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se një sulm rus me raketa të martën shkaktoi 18 të vrarë dhe 130 të plagosur. Sulmet goditën 130 ndërtesa banimi në tre qytete të Ukrainës, "të gjitha shtëpi të zakonshme", tha Presidenti Zelenskyy në rrjetin X.

Sulmi i Rusisë, i cili përfshinte objektiva në kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Kharkiv, ishte më i madhi në javët e fundit dhe u dha peshë thirrjeve të Presidentit Zelenskyy për aleatët perëndimorë që të ofrojë më shumë ndihma ushtarake.

“Këtë vit, përparësi është forcimi i mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet dhe qytezat tona, si dhe për të mbrojtur pozicionet në vijën e frontit,” tha Presidenti Zelenskyy në rrjetin X të martën vonë.

Marrë nga VOA

moska avion rrezim

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë