LIVE UPDATES
Bota

"Mos i besoni armikut!" Udhëheqësi suprem i Iranit: ndaj negociatave me SHBA për programin bërthamor

Ajatollah Ali Khamenei përcaktoi gjithashtu vijën e kuqe për mbajtjen e bisedimeve nën drejtimin e qeverisë së Presidentit reformator Masoud Pezeshkian dhe përsëriti paralajmërimin se Uashingtonit nuk i duhet zënë besë.

27 Gusht 2024, 21:53 Nga M.B
"Mos i besoni armikut!" Udhëheqësi suprem i Iranit: ndaj
Udhëheqësi suprem i Iranit

IRANI- Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të reja me Shtetet e Bashkuara, për programin bërthamor të vendit të tij që po përparon me ritme të shpejta. Ai i tha qeverisë së tij se nuk vjen ndonjë e keqe nga angazhimi me “armikun”. Ajatollah Ali Khamenei përcaktoi gjithashtu vijën e kuqe për mbajtjen e bisedimeve nën drejtimin e qeverisë së Presidentit reformator Masoud Pezeshkian dhe përsëriti paralajmërimin se Uashingtonit nuk i duhet zënë besë.

Sidoqoftë, komentet e tij pasqyrojnë ato të bëra në periudhën e arritjes së marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore në vitin 2015, e cila kufizoi në masë të madhe programin bërthamor të Teheranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa hapësirë do të ketë Presidenti Pezeshkian për të manovruar, veçanërisht pasi tensionet mbeten të larta në Lindjen e Mesme për shkak të luftës Izrael-Hamas dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten për zgjedhjet presidenciale në nëntor.

"Kjo nuk do të thotë se nuk mundemi të ndërveprojmë me të njëjtin armik në situata të caktuara", tha zoti Khamenei, sipas një dokumenti të zbardhur në faqen e tij zyrtare. "Nuk vjen ndonjë e keqe nga kjo, por mos i vendosni shpresat tuaja tek ata".

Ajatollahu Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, paralajmëroi gjithashtu kabinetin e Presidentit Pezeshkian: "Mos i besoni armikut". Khamenei, 85 vjeç, ka kërkuar herë pas here bisedime me Uashingtonin, ose i ka refuzuar ato, pasi Presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018.

Ka patur bisedime indirekte mes Iranit dhe Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit, të ndërmjetësuara nga Omani dhe Katari, dy nga vendet partnere për Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme kur bëhet fjalë për Iranin. Komentet e zotit Khamenei u bënë një ditë pasi kryeministri i Katarit vizitoi Iranin. I pyetur për një koment, Departamenti amerikan i Shtetit i tha agjencisë së lajmeve Associated Press: “Do ta gjykojmë udhëheqjen e Iranit nga veprimet e tyre, jo nga fjalët e tyre”.

“Kemi thënë prej kohësh se përfundimisht e shohim diplomacinë si mënyrën më të mirë për të arritur një zgjidhje efektive dhe të qëndrueshme në lidhje me programin bërthamor të Iranit”, tha Departamenti i Shtetit. “Sidoqoftë, jemi shumë larg diçkaje të tillë tani, duke patur parasysh përshkallëzimin e gjerë të Iranit, përfshirë përshkallëzimin në fushën bërthamore dhe mosbashkëpunimin” me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), agjencia mbikëqyrëse e Kombeve të Bashkuara.

“Nëse Irani dëshiron të demonstrojë seriozitet ose një qasje të re, ai duhet të ndalojë përshkallëzimin bërthamor dhe të fillojë bashkëpunimin kuptimplotë me IAEA-në”, thuhet në deklaratë.

Që nga rënia e marrëveshjes, Irani ka braktisur të gjitha kufizimet që marrëveshja i pati vënë programit të tij dhe e pasuron uraniumin deri në nivelin 60% – më pranë niveleve të pasurimit prej 90% që duhet për armët bërthamore. Kamerat e vëzhgimit të instaluara nga IAEA-ja janë nxjerrë nga funksionimi, ndërsa Irani ua ka ndaluar qasjen disa prej inspektorëve më me përvojë të agjencisë me seli në Vjenë. Zyrtarët iranianë gjithashtu kanë kërcënuar gjithnjë e më shumë se mund të punojnë për armë bërthamore.

Ndërkohë, tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë arritur një nivel të ri ndërsa vazhdon lufta Izrael-Hamas në Rripin e Gazës. Teherani nisi një sulm të paprecedentë me dronë dhe raketa ndaj Izraelit në prill, pasi lufta shumëvjeçare në hije mes dy vendeve arriti kulmin me sulmin që mendohet se u bë nga Izraeli ndaj një ndërtese konsullore iraniane në Siri, që vrau dy gjeneralë iranianë dhe persona të tjerë.

Gjithashtu pas vrasjes në Teheran të udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, Irani kërcënoi se do të hakmerret ndaj Izraelit. Presidenti Pezeshkian, një ish-ligjvënës, e fitoi presidencën pasi ish-Presidenti i linjës së ashpër Ebrahim Raisi humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte. Zoti Pezeshkian bëri fushatë me premtimin për t’u riangazhuar me Perëndimin nëpërmjet negociatave. Komentet e zotit Khamenei, si udhëheqësi kryesor i Iranit, mund t'i ofrojnë atij autorizimin e duhur politik. Ministri i ri i Jashtëm i emëruar nga Presidenti Pezeshkian, Abbas Araghchi, ishte thellësisht i përfshirë në negociatat për marrëveshjen e vitit 2015.

"Pasi kemi bërë gjithçka që mundemi, një tërheqje taktike ndonjëherë mund të jetë e nevojshme, por nuk duhet të braktisim qëllimet ose opinionet tona me shenjën e parë të vështirësive", tha gjithashtu zoti Khameini të martën, hera e dytë në ditët e fundit që ai iu referua një "tërheqjeje taktike", ndërsa vazhdojnë tensionet.

Megjithatë, nuk është vetëm Irani që po përballet me një presidencë të re. Shtetet e Bashkuara do të mbajnë zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor, me kandidatë kryesorë Nënpresidenten Kamala Harris dhe ish-Presidentin Donald Trump. Irani ka qenë i shqetësuar për mundësinë e rikthimit të ish-Presidentit Trump në pushtet.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara u angazhuan në bisedime indirekte me Iranin nën drejtimin e Presidentit Joe Biden, mbetet e paqartë se si do të kalohej kjo tek një administratë e mundshme e zonjës Harris. Nënpresidentja Harris, në një fjalim në Kuvendin Kombëtar Demokrat javën e kaluar, tha: "Kurrë nuk do të hezitoj të ndërmarr çfarëdo veprimi të nevojshëm për të mbrojtur forcat dhe interesat tona kundër Iranit dhe terroristëve të mbështetur nga Irani".

Rrjeti RANE, një firmë e studimit të rreziqeve ndaj sigurisë, tha se nëse zonja Harris fiton, "gjasat për një marrëveshje do të rriten, ndërsa luftimet Izrael-Hamas do të shkojnë drejt përfundimit".

“Pasi të fillojnë negociatat, Irani ka të ngjarë të kërkojë më shumë mbrojtje në lidhje me një tërheqje të mundshme të Shteteve të Bashkuara nga një marrëveshje e re, pasi Shtetet e Bashkuara u larguan nga marrëveshja e mëparshme në vitin 2018”, thuhet në një analizë të firmës RANE të publikuar të martën.

“Për shkak të shqetësimeve në lidhje me qëndrueshmërinë e një marrëveshjeje të re, Irani ka më pak gjasa të ofrojë lëshime të mëtejshme bërthamore, si çmontimin e centrifugave më të avancuara, pasi Irani do të dëshironte të ishte në gjendje ta rriste programin e tij bërthamor sa më shpejt të jetë e mundur, në rast të një largimi tjetër të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e re”.

Në takimin e së martës mes Ajatollahut Khamenei dhe kabinetit të Presidentit Pezeshkian ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, i cili e ndihmoi Iranin të arrinte marrëveshjen e vitit 2015. Pas takimit, zoti Zarif tha në një mesazh në internet se do të vazhdojë të shërbejë si nënpresident në administratën e zotit Pezeshkian, pasi më herët pati dhënë publikisht dorëheqjen për shkak të ndryshimit të kabinetit qeveritar./ VOA

irani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet