LIVE UPDATES
Bota

"Ka dy gra dhe është baba i 11 fëmijëve!" Ushtria izraelite: Kemi shpëtuar një tjetër person të marrë peng nga Hamasi

Shpëtimi i pengut solli një moment të rrallë gëzimi për izraelitët ndërsa vazhdojnë prej disa muajsh luftimet, por shërbeu edhe si një kujtesë tjetër e dhimbshme për personat e shumtë që vazhdojnë të mbahen në robëri, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi sipas të cilës ata do të liroheshin.

27 Gusht 2024, 17:09 Nga M.B
"Ka dy gra dhe është baba i 11 fëmijëve!" Ushtria
Qaid Farhan Alkadi, beduini që mbahej peng nga Hamasi, duke u përshëndetur me të afërmit në spital

JERUZALEM- Ushtria izraelite tha të martën se ka shpëtuar një tjetër person të rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, që shkaktoi luftën në Gazë. Shpëtimi i pengut solli një moment të rrallë gëzimi për izraelitët ndërsa vazhdojnë prej disa muajsh luftimet, por shërbeu edhe si një kujtesë tjetër e dhimbshme për personat e shumtë që vazhdojnë të mbahen në robëri, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi sipas të cilës ata do të liroheshin.

Ushtria izraelite tha se Qaid Farhan Alkadi u shpëtua "në një operacion kompleks në Rripin jugor të Gazës", pa dhënë detaje të mëtejshme. 52-vjeçari është nga pakica arabe beduine e Izraelit dhe punonte si roje në një fabrikë paketimi në Magen, një nga disa komunitetet bujqësore që u sulmuan më 7 tetor. Ai ka dy gra dhe është baba i 11 fëmijëve. Kanali televiziv 12 i Izraelit tregoi pamje të familjarëve të zotit Alkadi duke vrapuar nëpër spitalin ku ai u soll pasi morën lajmin.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi rrëmbyen rreth 250 persona në sulmin e 7 tetorit, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë. Nga kundërpërgjigja ushtarake e Izraelit që pasoi, janë vrarë mbi 40,000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, të kontrolluar nga Hamasi, të cilët nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve. Luftimet kanë zhvendosur 90% të 2.3 milionë banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre dhe kanë sjellë shkatërrim në të gjithë territorin e rrethuar.

Hamasi vazhdon të mbajë rreth 110 pengje, gati një e treta e të cilëve mendohet të kenë vdekur. Pjesa më e madhe e të tjerëve u liruan, duke u shkëmbyer me palestinezë të burgosur nga Izraeli, gjatë një armëpushimi nëntorin e kaluar. Izraeli ka shpëtuar gjithsej tetë pengje, përfshirë gjatë dy operacioneve që vranë shumë palestinezë. Hamasi thotë se disa pengje janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite dhe përpjekjet e dështuara të shpëtimit. Forcat izraelite vranë gabimisht tre izraelitë që i shpëtuan robërisë në dhjetor.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari janë përpjekur prej muajsh për të negociuar një marrëveshje sipas të cilës pengjet e mbetura do të liroheshin në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm. Këto bisedime po vazhdojnë në Egjipt këtë javë, por nuk ka ndonjë shenjë përparimi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është përballur me kritika të ashpra nga familjet e pengjeve dhe publiku izraelit për shkak se nuk është arritur ende një marrëveshje me Hamasin për t'i sjellë ata në atdhe. Hamasi shpreson t’i përdorë pengjet për arritjen e një armëpushimi të zgjatur, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe lirimin e një numri të madh të burgosurish palestinezë, ndër ta edhe militantë të rëndësishëm./ VOA

lindje e mesme

Sondazh

Poll
Bota 27 Gusht 2024, 14:46 I.A

Analiza/ Ana e errët e Telegramit

Pavel Durov RUSI- Kur shpërthyen protestat në Bjellorusi më 2020, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, aktivistët iu drejt...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet