LIVE UPDATES
Bota

"Lugina e zhgënjimit të Inteligjencës Artificiale", The Economist: Një luftë e vështirë

Për shumë kompani, ngazëllimi për Inteligjencën Artificiale gjeneruese është zëvendësuar tashmë nga shqetësimi për vështirësinë e përdorimit të kësaj teknologjie në mënyrë efikase.

22 Qershor 2025, 07:14 Nga N.F
"Lugina e zhgënjimit të Inteligjencës Artificiale", The
Foto

SHBA- Mirë se vini në luginën e zhgënjimit të Inteligjencës Artificiale. Gjigantët e teknologjisë po shpenzojnë sasi të mëdha parash, por shumë kompani të tjera po zhgënjehen gjithnjë e më tepër me këtë teknologji, shkruan The Economist.

Kur drejtuesi i një firme të madhe teknologjike me seli në San Francisko takohet për një pije me drejtuesit e kompanive më të rëndësishme në listën Fortune 500, ai dëgjon pak a shumë të njëjtat ankesa.

“Jam i shqetësuar dhe i zhgënjyer. Nuk e di pse po zgjat kaq shumë. Kam shpenzuar një mal me para për këtë. Dhe nuk po ndodh”.

Për shumë kompani, ngazëllimi për Inteligjencën Artificiale gjeneruese është zëvendësuar tashmë nga shqetësimi për vështirësinë e përdorimit të kësaj teknologjie në mënyrë efikase. Sipas ofruesit të të dhënave S&P Global, pjesa e kompanive që kanë braktisur shumicën e projekteve provë me Inteligjencë Artificiale gjeneruese është rritur nga 17% vitin e kaluar, në 42% sot.

Drejtuesi i kompanisë suedeze të shërbimit të pagesave, Klarna, kohët e fundit pranoi se Inteligjenca Artificiale kishte shkuar shumë larg, duke shkurtuar vendet e punës të shërbimit ndaj klientit, dhe tani ai po punëson sërish njerëz për rolet.

Konsumatorët, nga ana tjetër, vazhdojnë të përqafojnë me kënaqësi Inteligjencën Artificiale gjeneruese. Sam Altman, shefi i kompanisë OpenAI, kohët e fundit tha se roboti i tij ChatGPT, po përdorej nga rreth 800 milionë njerëz në javë, dy herë më shumë se në shkurt.

Disa tashmë e përdorin rregullisht këtë teknologji në punë. Sidoqoftë, Inteligjenca Artificiale gjeneruese do të mund të arrijë potencialin e plotë vetëm atëherë kur një pjesë e mirë e kompanive ta përfshijnë rregullisht në produktet dhe operacionet e tyre.

Përparimi ka qenë i ngadaltë dhe shumë drejtues po rrëshqasin në “luginën e zhgënjimit”, thotë John Lovelock nga kompania Gartner, duke paralajmëruar për “valën e famshme” të rënies që vjen pas euforisë së krijuar nga një teknologji e re.

Ky është një problem për kompanitë gjigante si Alphabet, Amazon, Microsoft dhe Meta, të cilat ende po investojnë shuma të mëdha parash në ndërtimin e infrastrukturës që lehtëson përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Sipas Pierre Ferragu nga kompania New Street Research, shpenzimet e tyre kapitale të përgjithshme do të rriten nga 12% e të ardhurave një dekadë më parë, në 28% këtë vit. A do të jenë në gjendje këto kompani të arrijnë kthime fitimi të shëndetshme për të justifikuar shpenzimet e mëdha?

Ka disa arsye pse firmat e kanë të vështirë të përdorin Inteligjencën Artificiale gjeneruese. Grupet e tyre të të dhënave shpesh ngatërrohen dhe bllokohen në sistemet e çrregullta të IT-së.

Shumë firma nuk arrijnë të punësojnë talentin teknik të nevojshëm. Dhe megjithëse mund ta shohin si premtuese këtë teknologji të re, shefat e dinë se duhet të mbrojnë markat e tyre, që do të thotë të minimizojnë rrezikun që një robot të bëjë një gabim të dëmshëm ose të shkaktojë shkelje të privatësisë ose të të dhënave.

Ndërkohë, kompanitë gjigante të teknologjisë, vazhdojnë të besojnë në potencialin e Inteligjencës Artificiale gjeneruese. Kjo u bë e dukshme së fundmi, gjatë konferencave vjetore të Microsoft dhe Google Alphabet.

Gjatë konferencave, dy drejtuesit përkatës të këtyre kompanive, Satya Nadella dhe Sundar Pichai, folën me gjallëri për një “ndryshim platforme” dhe krijimin e një “rrjeti agjentor” të përbërë nga agjentë gjysmë autonomë të Inteligjencës Artificiale, që ndërveprojnë me njëri-tjetrin në të mirë të padronëve njerëz.

Dy shefat e teknologjisë thanë se me kalimin e kohës, modelet e Inteligjencës Artificiale po bëhen më të mira, më të shpejta, më të lira dhe më të disponueshme. Gjatë konferencës së Microsoft, Elon Musk njoftoi publikun se laboratori i tij i Inteligjencës Artificiale, i quajtur xAI, do të mundësonte modelet Grok në shërbimin cloud Azure të gjigantit të teknologjisë (menjëherë pasi rivali i tij, zoti Altman, shprehu të njëjtën ide për lidhjen e kompanisë së Inteligjencës Artificiale OpenAI me Microsoft).

Si zoti Nadella dhe Altman, folën për masa të reja që mund të ndërmerren për të rritur përdorimin e Inteligjencës Artificiale gjeneruese.

Vëmendja nuk u përqendrua në shifrat që tregojnë suksesin e një biznesi, si shitjet ose fitimi. Tani për tani, të ardhurat e pakta nga cloud që po fitojnë nga Inteligjenca Artificiale kompani si Alphabet, Amazon dhe Microsoft, vijnë kryesisht nga laboratorët dhe firmat startup, disa prej të cilave financohen nga këto kompani gjigante.

Sidoqoftë, siç thotë dhe zoti Lovelock nga kompania Gartner, shumica e përfitimeve nga përdorimi i kësaj teknologjie vijnë nga zbatimi i saj në produktet dhe operacionet e kompanive.

Në konferencën e tij, Google njoftoi se do të krijonte një “modalitet të Inteligjencës Artificiale” më të përshtatshëm për motorin e tij të kërkimit, të mundësuar nga modelet Gemini. Ai thotë se rezultatet e nxjerra nga Inteligjenca Artificiale, tani shfaqen së bashku me rezultatet e kërkimit dhe përdoren nga më shumë se 1.5 miliardë njerëz çdo muaj.

Google e ka përfshirë Inteligjencën Artificiale gjeneruese në biznesin e reklamave, për t’i ndihmuar kompanitë të krijojnë përmbajtje dhe të menaxhojnë fushatat e tyre.

Kompania Meta, e cila nuk shet shërbime kompjuterike cloud, gjithashtu e ka përfshirë teknologjinë e Inteligjencës Artificiale në biznesin e reklamave, duke përdorur modelet Llama me burim të hapur. Kompania Microsoft e ka përfshirë Inteligjencën Artificiale në platformën e kodimit, Github.

Kompania Amazon e ka përfshirë këtë teknologji në biznesin e tregtisë elektronike për të përmirësuar shërbimet dhe logjistikën. Inteligjenca Artificiale gjithashtu mund t’i lejojë gjigantët e teknologjisë që të shkurtojnë vendet e punës në programim. Këtë muaj, kompania Microsoft pushoi nga puna 6000 punëtorë, shumë prej të cilëve ishin inxhinierë softuerësh.

Nëse këto përpjekje dalin me sukses, ato mund të nxisin kompanitë e tjera që të vazhdojnë të bëjnë prova me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, derisa ta bëjnë atë të funksionojë.

Në fund të fundit, cikli i teknologjisë ka edhe “valën e vrullit”. Dhe kur ajo të mbërrijë, kompanitë që kanë investuar më pak në Inteligjencën Artificiale mund të pendohen. Kjo ndihet tashmë te kompania Apple, që ka qenë më e ngadaltë se gjigantët e tjerë të teknologjisë për të përqafuar Inteligjencën Artificiale gjeneruese.

Ajo e braktisi versionin e ri të ndihmësit zanor Siri, që do të përforcohej me teknologji artificiale. Roboti i ri është shumë i ngarkuar me gabime, prandaj hedhja në treg është shtyrë. Zotit Lovelock shpreson se “vala e vrullshme” e ciklit të Inteligjencës Artificiale do të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, kompanitë gjigante të teknologjisë kanë punë për të bërë.

Kevin Scott, drejtuesi i teknologjisë i kompanisë Microsoft, tha së fundmi se, në mënyrë që agjentët e Inteligjencës Artificiale të përmbushin potencialin, duhet bërë punë serioze në kujtesë, që ata të jenë në gjendje të mbajnë mend ndërveprimet e kaluara.

Edhe interneti në përgjithësi ka nevojë për protokolle të reja për t’i ndihmuar agjentët e Inteligjencës Artificiale që të kenë qasje në rrjedha të ndryshme të dhënash.

Kompania Microsoft tani është regjistruar në një sistem me burim të hapur të quajtur Model Context Protocol. Ai u paraqit në nëntor nga Anthropic, një laborator i Inteligjencës Artificiale, në bashkëpunim me Amazon, Google dhe OpenAI.

Shumë kompani thonë se ajo çka u nevojitet më tepër nuk janë modele më të zgjuara të Inteligjencës Artificiale, por më shumë mënyra për ta bërë teknologjinë të dobishme.

Zoti Scott e quan këtë “tejkalim i aftësive”. Ai dhe bashkëthemeluesi i laboratorit Anthropic, Dario Amodei, përfituan nga konferenca e Microsoft për t’i nxitur përdoruesit të ruajnë besimin. “Mos e hiqni vëmendjen”, tha zoti Amodei. “Mos i shkëpusni sytë”./ Monitor

ia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës