Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vanja u rrëmbye para hyrjes së banesës, ku i kishin lidhur duart dhe këmbët në mënyrë monstruoze dhe më pas e futën në një thes.
SHKUP- Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka zbuluar detaje të tmerrshme në një konferencë për shtyp, ku tha se babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska mori pjesë në rrëmbimin e saj.
Siç mësohet, babai është ende duke dëshmuar në polici, por mësohet se ai i ka mohuar me vendosmëri të gjitha akuzat, shkruajnë mediat maqedonase.
Vanja u rrëmbye para hyrjes së banesës, ku i kishin lidhur duart dhe këmbët në mënyrë monstruoze dhe më pas e futën në një thes, ka thënë ministri.
“Edhe pse Maqedonia priti që t’i gjejmë të gjallë, ne dy viktimat i gjetëm të vdekur. Në emër të gjithë MPB-së i shpreh ngushëllimë familjes dhe gjithë Maqedonisë. Pesë persona janë të përfshirë në këtë vrasje. Tre personave ju është caktuar paraburgim, njëri është në arrati kurse babai i të miturës është ndaluar nga policia, si pjesmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës. Tek vrasja e së miturës bëhet fjalë për kushtëzim që të merren para nga nëna e vajzës, dhe kjo është bërë në dijeni të një familjari. Ngjarja e dytë, vrasja e 74 vjeçarit nuk lidhet me vrasjen e së miturës, por vetura e viktimës së parë është shfrytëzuar gjatë rrëmbimit të së miturës Vanja Gjorçevska. Kemi informacione se personi i dytë i vrarë, 74 vjeçari është vrarë vetëm pse ka pasur konflikt më herët me një nga të dyshuarit për krimin e kryer”, tha Spasovski.
Gjatë rrëmbimit të vajzës së mitur është përdorur makina e të moshuarit të vrarë në Veles, derisa viktimat nuk janë njohur me njëri-tjetrin, kështu deklaroi në konferencën e sotme ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Sipas tij rrëmbimi i vajzës është bërë me informacion paraprak nga babai i saj.
Ministri Spasovski tha se motivi i dy vrasjeve ka qenë interesi, ndërsa në një rast është përfshirë edhe një person nga familja më e afërt e viktimës.
“Një prej personave, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas konstatimeve fillestare, të një familjari ka organizuar ekzekutimin e krimit, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitonin financiarisht”, tha Spasovski.
Kujtojmë se Vanja u zhduk më 27 nëntor në Shkup teksa shkonte në shkollë, ndërsa prindërit e saj, Zorica dhe Aleksandar dyshonin se ajo ishte rrëmbyer. Ajo u pa për herë të fundit në bulevardin Partizanski Ode përballë “Broz Cafe”, ku humbi dhe sinjali i fundit nga telefoni i saj ishte përballë Sallës Universale.
Lekundjet ne Turqi TURQI- Një tërmet tjetër ka prekur ditën e sotme sërish Turqinë, dukë shënuar një lëk...
marigona osmani, dardan krivaça KOSOVË- Muhabi Osmani, babai i Marigona Osmanit, ka treguar se familja e tij ka marrë kërcënime ...
Liridona dhe Naim Murseli KOSOVË- Motra e të ndjerës Liridona Ademaj, vrasja e së cilës trondit mbarë opinionin publik shqip...
Autoret MAQEDONI E VERIUT- Velibor Manev, njëri nga tre të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorgjevska në ...
Gabriella Bankova BULLGARI-Dymbëdhjetë ditë, kaq gjatë rezistoi Gabriella Bankova. E ulur në shkallët e Pallatit të Dre...
Takimi Meloni-Vuçiç SERBI- Gjatë vizitës së djeshme të Kryeministres së Italisë Georgia Meloni në Serbi ka...
Millojko Spajiç Pas disa shtyrjesh pozita dhe opozita në Malin e Zi arritën një marrëveshje për regjistrimin e po...
Shperthimi INDONEZI- Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e njëmbëdhjetë alpinistëve pas shpërthimit të ...
Haitham Khuwajari IZRAEL-Forcat izraelite kanë vrarë një komandant të Hamasit të quajtur Haitham Khuwajari. Kështu tha ushtri...
Berthamoret BELGJIKË- Belgjika dhe grupi energjetik Engie kanë finalizuar marrëveshjen për të zgjatur funksionimin e dy reaktor&eu...