13 Qershor 2023, 09:30
Nga m.s
Ksamil
TIRANË- Më shumë qytetarë të Serbisë do të kalojnë pushimet në Shqipëri këtë verë. Ka disa arsye, dhe njëra prej tyre është shërbimi më i lirë në rajon. Të paktën kështu pretendojnë në platformën e rezervimeve të akomodimit Albanija.rs.
“Çmimet e shërbimeve janë shumë të favorshme, pra janë deri në 50 për qind më të ulëta në krahasim me Greqinë apo Malin e Zi, që paraqet një kursim të madh”, thuhet në këtë platformë.
Diçka të ngjashme ka theksuar edhe drejtori i Shoqatës Kombëtare të Agjencive Turistike (JUTA), Aleksandar Seniçiq.
"Një darkë peshku për dy persona me një shishe verë është 30-40 euro, dhe në Shqipëri ka verë të mirë. Njerëzit janë të sjellshëm dhe punëtorë", tha Seniçiq.
Ai ka shtuar më tej se akomodimi në apartamente dhe hotele në Shqipëri është mesatarisht 20 për qind më i lirë se sa në Greqi. Sipas të dhënave të platformës Albanija.rs, akomodimi në apartamente dhe hotele private është rritur me 10 deri në 25 për qind.
Në Durrës çmimet e akomodimit në apartamente për një familje me katër anëtarë variojnë nga 30 deri në 60 euro në ditë. Çmimet e fjetjes dhe mëngjesi variojnë nga 40 deri në 70 euro për dy persona, në varësi të stinës. Në shumë hotele akomodimi është falas për fëmijën e parë deri në moshën 13-vjeçare, transmeton Alo.rs.
All inclusive në hotelet me pishina dhe plazhe private kushton nga 50 deri në 90 euro për person në ditë, kështu që akomodimi për një pushim dhjetë ditor në Durrës për një familje me dy fëmijë kushton rreth 1500 euro në një hotel me katër yje, ose 2000 euro në një hotel me pesë yje.
Tradicionalisht jugu është më i shtrenjtë, ndaj çmimet në Ksamil variojnë nga 700 deri në 3200 euro në apartament privat ose nga 800 deri në 4600 euro në hotele për 10 ditë.
Nisur nga ofertat në Booking, Saranda është disi më e lirë dhe akomodimi për një familje për dhjetë ditë mund të gjendet me një çmim prej 350 deri në 3400 euro (apartamente) ose nga 700 deri në 4300 euro (hotele). Në varësi të resortit, një grup shezlongësh plus një çadër kushton nga 7 deri në 20 euro.
serbia pushimet shqiperi
Aktualitet
13 Qershor 2023, 09:21
A.B
Policia
VLORË- Zbardhet aksidenti me pasojë vdekjen që nddodhi një ditë më parë në aksin rrugor 'Fier-Vlorë'. ...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 08:59
A.B
Parate
DURRËS- Arrestohet Elson Rrodhe në Portin e Durrësit. 37-vjeçari u vu në pranga pas një kontrolli që u ushtrua ...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 08:46
m.s
foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 30-vjeç janë dënuar me 1 vit e gjysmë për 3 vjedhje në...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 08:51
A.B
Testim
TIRANË- Dita e sotme është shumë e rëndësishme për maturantët në të gjithë vendin. Ata do t&e...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 08:47
A.B
Mbledhja
TIRANË- Këshilli i Sigurimit Kombëtar do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00 për të diskutua...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 08:27
m.s
TIRANË- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të portaleve në vend. "Dosja" e hap me një lajm nga bota, ku p&eum...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 07:20
A.B
Moti
TIRANË- Kthjellimet do të mbizotërojnë në vend ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në v...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 21:40
I.A
Pallati
TIRANË- “Stop” ka shkuar në Astir për problemin e Vladimir Hysës, i cili në vitin 2012 bëri porosi nj&eum...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 21:15
I.A
Ilir Telhaj
ZVICËR- Në vitin 2018 Ilir Telhaj kërkoi azil në Zvicër. Ai tregon për emisionin investigativ “Stop” ...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 21:00
I.A
RTSH
TIRANË- Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) ka marrë nën shqyrtim dosjet e 6 kandidatëve, të cil...