LIVE UPDATES
Aktualitet

Blejnë apartament në Tiranë, por mbeten jashtë se ishte shitur disa herë, denoncuesi: Kemi dhënë 45 mijë Euro

Përfaqësuesja ligjore, e firmës, Alberta Gega, thotë se shkelja është bërë nga Kadastra dhe pronarët janë bashkëshortët Hysa.

12 Qershor 2023, 21:40 Nga I.A
Blejnë apartament në Tiranë, por mbeten jashtë se ishte
Pallati

TIRANË- “Stop” ka shkuar në Astir për problemin e Vladimir Hysës, i cili në vitin 2012 bëri porosi një apartament në katin e dytë në pallatin që ndërtonte firma “Jon sh.p.k” me administratore Vjollca Hoxholli. Por në përfundim të pallatit, ky apartament u zu nga një tjetër person.

Denoncuesi Hysa tregon se duke qenë se punimet mbetën në gjysëm, ai investoi vetë në dyer, dritare e pllaka, që sot i gëzon dikush tjetër.

Denoncuesi: Ne në vitin 2012 kemi bërë kontratën dhe në vitin 2017 jemi likujduar komplet, i kemi dhënë Vjollcës para të thata, tek noterja Anila Kaçupi 45 mijë Euro. Jetonim në Gjermani, vinim, shikonim punimet. Më vonë, kur morëm vesh që burri i saj ka vdekur dhe Vjollcën e kishin arrestuar, u ktheva prapë në Shqipëri dhe e takova Vjollcën në gjykatë e i thashë që “më the se për 6 muaj do ta marrësh cerifikatën e shtëpisë, tani si shkon kjo punë. Më tha mua “ti punimet e hyrjes tënde do t’i bësh vetë”. Më dha çelësin e shtëpisë inxhineri, si derën e jashtme dhe të brendshme dhe fillova punimet. Këtu lashë vëllanë se unë jetoj në Gjermani dhe aq kohë kisha. Më vonë, në vitin 2021 kam ardhur prapë këtu. Bëra të gjitha dritaret, më kushtuan 1 mijë e 800 Euro. Pastaj porosita për ta vënë këtë të ballkonit kur më thanë se ma kanë shpërthyer derën. I pyeta se “kush”.  Më tha “njëri që jeton këtu afër”. I thashë “po kush ja ka dhënë çelësin”. Më tha “se ja kanë dhënë njerëzit e vet”.  

Me bashkëshortët Hysa, Vladimir dhe Valentina, “Stop” shkoi tek apartamenti ku Isufi, që e kishte marrë apartamentin ia ka shitur dikujt tjetër që jeton tashmë aty.

Gazetarja: Tani, nuk ju lënë që të hyni brenda. Ku po jetoni?

Denoncuesi: Unë po jetoj tek “Jordan Misja”, tek burgu, tek shtëpia e tim vëllai. U ktheva për të jetuar këtu. As paratë nuk po na i japin.

Denoncuesja: Ne e kemi blerë në momentin që ka qenë karabina, i kam të gjitha me fotot.

Gazetarja: A keni pasur ndonjëherë kontakt me këta këtu?

Denoncuesja: Jo, këto e kanë blerë. Punë me këta nuk kam, por me Isufin.

Më pas “Stop” ju drejtua Kadastrës, ku na u tha se për këtë apratament është bërë legalizimi dhe certifikimi në emër të zotit Isuf Koltraka nga Drejtoria Rajonale Rurale 2, në bazë të një kontrate porosie me “Gora shpk”.

Përfaqësuesja ligjore, e firmës, Alberta Gega, thotë se shkelja është bërë nga Kadastra dhe pronarët janë bashkëshortët Hysa.

Përfaqësuesja e “Jon sh.p.k”, Alberta Gega: Në këto kushte, ne si studio e kemi marrë përsipër për t’i dhënë zgjidhje. Ky apartament i është shitur Vladimir dhe bashkëshortes, familjes Hysa dhe Isuf Koltraka ka pasur një kontratë me shoqërinë “Gora” kur pallati nuk kishte filluar dhe ishte projektuar për ta ndërtuar shoqëria “Gora”. Kontratat e porosisë janë kontrata paraprake dhe prandaj ligji e ka bërë që kjo kontratë porosie i nënshtrohet kontratës përfundimtare dhe në kontratën përfundimtare shikohen të gjitha marrëdhëniet që kanë pasur palët nëpërmjet kësaj kontrate. Në rastin konkret, ASHK-ja, nuk ka marrë informacion tek shoqëria dhe nuk ka marrë opinion në shoqëri nëse ky Koltraka që ka këtë apartament sipas atyre të poseduar, por në fakt nuk e posedonte, por e kishte dhunuar apartamentin, ai sektor legalizimi, në momentin që i vjen kjo kontratë duhet të shikojë se kush është sipërmarrësi –“Gora”, po ti ja ke legalizuar objekti që ka ndërtuar Joni, ku lidhen këto të dyja bashkë? Si e ke likujduar vlerën e apartamentit, si e ka provuar ai që e ka të likujduar kur nuk ka as faturë tatimore, as mandat arkëtimi, as mandate bankare, asgjë. Në këto kushte, ne jo vetëm për të mbrojtur shoqërinë, por kemi marrë përsipër që të mbrojmë interesat dhe të këtij zotërisë, familjes Hysa sepse ndjejmë si detyrim që duhet ta sistemojmë.

Marrë nga Tv Klan

vladimir hysa alberta gega isuf koltraka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet