LIVE UPDATES
Bota

Miliona dollarë për një sipërmarrje private/ The Guardian zbulon dokumentet: Si Boris Johnson loboi në mënyrë fshehtë në Emiratet e Bashkuara Arabe 

The Guardian shkruan se sipas dosje të publikuara, për të realizuar këtë plan, ata kishin nevojë për një figurë të njohur që kishte ndikim tek sheikët dhe kështu punësuan Boris Johnson.

9 Shtator 2025, 18:45 Nga E. D
 
Miliona dollarë për një sipërmarrje private/ The Guardian
foto ilustruese

EMIRATET E BASHKUARA- Në fillim të vitit 2024, një lobist i industrisë së cigareve elektronike, një ish-kampion i fushatës “Vote Leave” për largimin nga BE dhe një bankier nga Vjena, u përpoqën të bindnin sundimtarët e një emirati të pasur me naftë në Gjirin Persik, që t’u jepnin një miliard dollarë. The Guardian shkruan se sipas dosje të publikuara, për të realizuar këtë plan, ata kishin nevojë për një figurë të njohur që kishte ndikim tek sheikët dhe kështu punësuan Boris Johnson.

Johnson nuk kishte shumë që kishte lënë postin dhe dhe ishte larguar nga parlamenti, por megjithatë ish-kryeministri britanik kishte ende lidhje të forta të krijuara gjatë kohës në pushtet. Dokumentet e zbuluara, të njohura si “Dosjet Boris”  tregojnë përpjekjet e tij për t’i shfrytëzuar këto lidhje për përfitime personale. Gjithashtu dosje ngrejnë pyetje serioze mbi mundësinë që Johnson ka shkelur rregullat etike, duke lobuar pranë një zyrtari të lartë të huaj për të “siguruar mbështetjen” për një sipërmarrje biznesi që mund t’i sillte miliona.

Për të siguruar financimin e nevojshëm, një kompani pak e njohur e quajtur Bia Advisory, që merrej me zgjidhje për financa të gjelbra, punësoi ish-kryeministrin si këshilltar kryesor. Ideja ishte të shfrytëzohej karizma dhe lidhjet e tij, të ndërtuara gjatë viteve si kryebashkiak i Londrës, ministër i Jashtëm dhe më pas kryeministër, për të hapur dyer në Lindjen e Mesme. Pas organizimit të samitit për klimën në vitin 2023, sundimtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë qenë të etur të duken ekologjikë, duke kanalizuar një pjesë të të ardhurave të tyre nga nafta në projekte të qëndrueshme.

Abu Dhabi, emirati më i pasur, administron një fond investimi prej 300 miliardë dollarësh, Mubadala, që ishte çmimi i madh që synonte kompania e re. Johnson e njihte mirë drejtuesin e fondit që nga koha e tij në Downing Street. Një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Johnson, Shelley Williams-Walker, e cila kishte ndihmuar në drejtimin e operacioneve në Downing Street dhe më pas ishte pjesë e zyrës së tij private, u përfshi drejtpërdrejt. Si çdo ish-kryeministër britanik, Johnson ka të drejtë të marrë deri në 115,000 £ në vit nga taksapaguesit për detyra publike. Por roli i zyrës së tij në aktivitetet komerciale ka ngritur pikëpyetje nëse këto fonde janë keqpërdorur.

“Kjo histori është e pavërtetë. PDCA është përdorur plotësisht në përputhje me rregullat. The Guardian duhet të ndryshojë emrin në Pravda”, mohoi Johnson. 

Ai nuk iu përgjigj pyetjeve për Bia Advisory dhe aktivitetet e tij në Abu Dhabi. Pas zbulimeve të kësaj jave nga gazeta Guardian se Johnson mund të ketë shkelur rregullat e etikës në lidhje me marrëdhëniet e tij me Arabinë Saudite dhe Venezuelën , politikanë të lartë të Partisë Laburiste dhe Liberal Demokrate kanë bërë thirrje për një hetim mbi përdorimin e tij të fondeve publike. Ish-ministrave u ndalohet të lobojnë me kontaktet e qeverive të huaja që kanë fituar gjatë detyrës me qëllim sigurimin e biznesit. Por në prill të vitit 2024, ndërsa ndihmësit e tij po merreshin me pyetje shqetësuese nga një organ mbikëqyrës i etikës në lidhje me rolin e tij, Johnson hipi në një fluturim të Etihad Airways për në Abu Dhabi.

Pjesëmarrje personale

Dokumentet e publikuara nga organizata për transparencë Distributed Denial of Secrets (DDoS) dhe të shqyrtuara nga The Guardian, Johnson u ofrua për të marrë 24% të aksioneve në kompaninë Bia Advisory.  Në dokumente thuhej se Williams-Walker do të merrte 20%, ndërsa pjesa tjetër do të ndahej mes dy themeluesve: Shem Baldeosingh, një konsulent lobimi në industrinë e cigareve elektronike, dhe David Roach, një ish-kandidat konservator dhe drejtues i fushatës pro-Brexit në Londër gjatë referendumit të vitit 2016.

Kompania nuk kishte përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e fondeve të mëdha, por me Johnson, kërkesa ishte ambicioze, 1 miliard euro për menaxhim plus një grant prej 10 milionë euro për shpenzime fillestare, me premtimin për kthim 2.5%, që mund të rezultonte në fitime milionëshe. Në kohën e mandatit të tij, Johnson kishte pritur disa herë Khaldoon al-Mubarak, drejtorin ekzekutiv të Mubadala (i njohur edhe si drejtues i Manchester City në Britani), përfshirë një darkë luksoze me investitorë globalë në vitin 2021.

The Guardin shkruan se në vitin 2024, Boris Johnson u ftua në Abu Dhabi për të mbajtur një fjalim në një konferencë “të gjelbër” të sponsorizuar nga një kompani shtetërore energjetike pjesërisht në pronësi të Mubadala. Sipas dokumenteve, ai u pagua 350,000 dollarë për këtë fjalim, në të cilin iu kërkua të lavdëronte “udhëheqjen mjedisore” të zyrtarëve lokalë, gjë që ai duket se e bëri. Pas fjalimit, Johnson vizitoi zyrat qendrore të Mubadala ku, sipas dokumenteve, prezantoi projektin e Bia Advisory.

Në draftin e letrës së Johnson drejtuar Mubarakut thuhej: “Siç e dini, një pjesë kyçe e trashëgimisë sime si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar ishte bashkimi i liderëve botërorë rreth një sërë angazhimesh konkrete në samitin e klimës Cop26 në vitin 2021.”

Por ai e bëri të qartë se kjo kishte të bënte me biznesin. Megjithatë, letra ishte pezulluar. Komiteti Këshillimor për Emërimet në Biznes (Acoba), organi mbikëqyrës që shqyrton fitimet e ish-ministrave, ende nuk e kishte miratuar rolin e tij si Këshilltar i Bia-s. Ekipi i Johnsonit po bëhej gjithnjë e më i frustruar nga vonesa, sugjerojnë dosjet e publikuara. Acoba i tha zyrës së tij se, meqenëse Johnson propozon të kontaktojë qeveritë e huaja, çështja i ishte referuar ekipit të sekretarit të jashtëm. Ky ishte David Cameron, rivali i vjetër i Johnson dhe një paraardhës si kryeministër, i cili kishte duruar skandalin e tij të lobimit në çështjen Greensill./The Guardian

boris johnson

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht