LIVE UPDATES
Bota

Beteja familjare për perandorinë mediatike/ Arrihet marrëveshja e trashëgimisë së Rupert Murdoch

Sipas marrëveshjes, Lachlan Murdoch do të kontrollojë një fondin e ri të besimit, ndërsa motra Prudence MacLeod dhe vëllezërit Elisabeth e James Murdoch nuk do të jenë më përfitues të asnjë trusti që ka aksione në Fox apo News Corp.

9 Shtator 2025, 17:24 Nga DOSJA
Beteja familjare për perandorinë mediatike/ Arrihet marrëveshja e
Lachlan, Prudence, James dhe Elisabeth Murdoch

Një betejë shumëvjeçare për trashëgiminë brenda perandorisë konservatore të medias së Rupert Murdoch ka marrë fund, me djalin e tij Lachlan që do të marrë kontrollin e grupit mediatik. Marrëveshja, të cilën familja e njoftoi të hënën, do të sigurojë vazhdimin e prirjes konservatore të Fox News, The Wall Street Journal dhe The New York Post pas vdekjes së Rupert-it, në moshën 94 vjeç.

Sipas marrëveshjes, Lachlan Murdoch do të kontrollojë fondin e ri të besimit, ndërsa motra Prudence MacLeod dhe vëllezërit Elisabeth e James Murdoch nuk do të jenë më përfitues të asnjë trusti që ka aksione në Fox apo News Corp. Kjo vjen pas vitesh tensionesh mes manjatit të medias dhe tre prej fëmijëve të tij mbi të ardhmen e gazetave dhe televizioneve familjare.

Përplasja e brendshme e familjes Murdoch shërbeu si frymëzim për serialin e suksesshëm televiziv Succession. Marrëveshja e shpallur të hënën – finalja e sagës reale – i jep fund gjithë proceseve gjyqësore mbi fondin familjar. Vëllezërit dhe motra më të mëdhenj politikisht më moderuar, pritet të shesin aksionet e tyre në Fox dhe News Corp gjatë muajve në vijim. Ata do të bëhen gjithashtu përfitues të një fondi të ri, i cili do të marrë të ardhura nga shitja e rreth 14.2 milion aksioneve të News Corp dhe 16.9 milion aksioneve të Fox Corp.

Sipas mediave të huaja Prudence, Elisabeth dhe James do të marrin rreth 1.1 miliardë dollarë secili. Shitja e aksioneve do t’i shtohet trashëgimisë ekzistuese, por do t’i parandalojë ata nga çdo ndikim mbi orientimin politik të mediave familjare. Andrew Neil, ish-kryeredaktor i Sunday Times dhe kryetari themelues i Sky TV, e cilësoi rezultatin si një sukses për Rupert Murdoch, megjithëse një sukses i shtrenjtë. Duke e përshkruar Lachlan si një kopje të babait, Neil tha se frika e Rupert-it ishte që kur ai të shkonte në redaksinë e madhe në qiell, Lachlan do të mbetej i tejkaluar në vota nga tre fëmijët më të mëdhenj me prirje liberale.

“Kjo nuk do të ndodhë më sepse ata ‘u blenë’… Lachlan Murdoch tani është mbreti i kodrës në një fondi të ri menaxhues, që ka kontrollin e organizatës dhe e drejton atë pa frikë ndërhyrjeje nga vëllezërit e motrat”, tha ai.

James Murdoch vitet e fundit është distancuar nga biznesi i familjes, duke përmendur mospajtime mbi përmbajtjen editoriale. Lachlan, aktualisht kryetar i News Corp, shihet gjerësisht si më konservatori politikisht ndër fëmijët më të mëdhenj të Rupert-it. Profesori Matthew Ricketson nga Universiteti Deakin në Melbourne tha se beteja e gjatë ligjore kishte të bënte me kontrollin familjar të një perandorie gjigante që Rupert gjithmonë e ka përshkruar si “një biznes familjar”.

“Duket se i ka ndarë familjen në copa në këtë proces,” tha ai për programin Today të BBC.

“Udhëheqja, vizioni dhe menaxhimi nga kryetari i kompanisë, Lachlan Murdoch, do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme për të udhëhequr strategjinë dhe suksesin e kompanisë," deklaroi News Corp.

Nga gjashtë fëmijët e Rupert-it, katër më të mëdhenjtë ishin përfshirë në perplasje ligjore për të ardhmen e kompanisë. Fëmijët më të vegjël nga martesa me Wendi Deng Murdoch, Chloe dhe Grace, janë gjithashtu përfitues në fondi te ri familjar. Lachlan ka drejtuar perandorinë mediatike që prej shtatorit 2023, kur Rupert u tërhoq, megjithëse mbeti kryetar emeritus i Fox Corporation dhe News Corp.

Prof. Ricketson tha se James, Elisabeth dhe Prudence në veçanti James kanë kundërshtuar mënyrën se si News Corporation dhe Fox Corporation kanë kryer punën e tyre, përfshirë raportimet mbi ndryshimet klimatike dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Beteja për kontrollin e perandorisë u zhvillua kryesisht me dyer të mbyllura në Nevada, shtet që ofron privatësi të pazakontë për mosmarrëveshjet e trusteve familjare, pasi Rupert mori hapin e papritur për të ndryshuar kushtet e fondit te menaxhimit.

Ai donte të siguronte që perandoria t’i kalonte vetëm Lachlan-it, jo të katër fëmijëve më të mëdhenj, por në dhjetor të vitit të kaluar një gjykatë në Reno e refuzoi këtë përpjekje, duke thënë se Rupert dhe Lachlan kishin vepruar me keqbesim. Sipas kompanive marrëveshja e së hënës ishte një zgjidhje e ndërsjellë e proceseve ligjore./BBC

rupert murdoch

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet