LIVE UPDATES
Bota

Mijëra myslimanë protestojnë kundër Izraelit

Në shumë qytete në Lindjen e Mesme mijëra vetë kanë prostetuar kundër Izraelit dhe SHBA-së. Në kryeqytetin e Iranit, Teheran demonstruesit valëvisnin flamuj të palestinezëve dhe të Hisbollahut. Shumë të tjerë mbanin pankarta me parrulla si: “Poshtë Amerika” dhe “Poshtë Izraeli”.

15 Tetor 2023, 08:24 Nga a.l
Mijëra myslimanë protestojnë kundër Izraelit
Palestinë

IZRAEL- Pas sulmit masiv të Hamasit ndaj Izraelit vendi i atakuar tani po përballet me sharjet në botën myslimane. Edhe në Europë autoritetet e sigurisë po regjistrojnë antisemitizëm në rritje.

Në shumë qytete në Lindjen e Mesme mijëra vetë kanë prostetuar kundër Izraelit dhe SHBA-së. Në kryeqytetin e Iranit, Teheran demonstruesit valëvisnin flamuj të palestinezëve dhe të Hisbollahut. Shumë të tjerë mbanin pankarta me parrulla si: “Poshtë Amerika” dhe “Poshtë Izraeli”.

Në Jordani dhe në Irak gjithashtu morën pjesë disa mijëra vetë në manifestimin e solidarizimit me palestinezët. Gjatë manifestimit pjesëmarrësit thërrisnin sharje ndaj Izraelit. Në sheshin qendror Tahrir në Bagdad demonstruesit shkelnin me këmbë një flamur të Izraelit të hedhur përdhe. Shumë prej tyre thërrisnin slogane: “Jo pushtimit! Jo Amerikës!” Për protestën bëri thirrje udhëheqësi radikal irakian i shiitëve Muktada al-Sadr. Kreu fetar me influencë i përket opozitës, por qeveria irakiane i mirëpriti këto protesta.

Në Pakistan u mblodhën në mbarë vendin dhjetra mijëra myslimanë pas lutjes së të premtes, për të shprehur solidaritetin me palestinezët. Në Bangladesh mijëra vetë dolën në rrugë. Në manifestimet në mbarë vendin me shumicë myslimane njerëzit valëvisnin flamurin palestinez duke thirrur: “Ndalni shtypjen ndaj palestinezëve!” dhe “Ne duam një Palestinë të pavarur”. Gjithashtu myslimanët në mbarë botën kërkojnë të ngrihen për palestinezët.

Masakra më e përgjakshme që nga themelimi i shtetit të Izraelit

Hamasi militant islamik, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA. BE, Izraeli dhe shtete të tjera, të shtunën e kaluar (7.10.2023) me një sulm masiv shkaktoi në territorin e Izraelitnë zonën kufitare një masakër ndër civilë, që ishte më e rënda që nga themelimi i shtetit të Izraelit. Më shumë se 1300 vetë janë vrarë prej Hamasit dhe rreth 150 vetë janë marë peng. Nga kundërsulmet e aviacionit të Izraelit ndaj rripit të Gazës kundër hamasit, sipa stë dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze janë vrarë mbi 1700 vetë, ndër ta edhe civilë.

Në pjesë të botës myslimane, por edhe në vende perëndimore janë zhvilluar shumë demonstrata për të festuar sulmet terroriste kundër Izraelit. Udhëheqja iraniane u shpreh për një “sukses”, por hodhi poshtë të ketë ndinjë pjesëmarrje direkte në to. Republika Islamike prej kohësh mbështet Hamasin ushtarakisht dhe financiarisht. Po ashtu Irani konsiderohet si mbështetja më e rëndësishme për milicët shiit Hisbollah në Liban, që ditëve të fundit kanë pasur konfrontime të veçuara me forcat e armatosura izraeliane.

Hisbollah: “Kur të vijë koha ne dotë veprojmë”

Hisbollahu klasifikohet nga SHBA, Gjermania dhe disa shtete arabe suni si organizatë terroriste. BE-ja e konsideron krahun e armatosur të saj si grup terrorist. Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Hisbollahut, Naim Ghassem, i shprehu mbëhstetjen Hamasit. “Kur të vijë koha ne do të veprojmë”, tha ai pëprara qindra simpatizantëve në kryeqytetin libanez, Bejrut. Vëzhguesit në Izrael druajnë, se Hisbollahu, që është ushtarakisht shumë më i fuqishëm se Hamasi mund ta sulmojnë masivisht nga veriu Izraelin.

Demonstratia kundër Izraelit

Në disa shtete europiane autoritete e sigurisë vërejnë ndërkaq rrezik në rritje për manifestime antisemitiste dhe incidente të dhunshme. Enti Federal i Kriminalistikës (BKA) sipas një raporti të brendshëm mbi gjendjen parashikon se mund të ketë valë protestash kundër “institucioneve hebreje dhe sinagogave” në Gjermani, citon gazeta “Kölner Stadt-Anzeiger” këtë raport. BKA ndërkohë nuk ka të dhëna konkrete për plane për ndonjë sulm. Ministria e Brendshme llogarit me një “rrezikshmëri të lartë”, tha një zëdhënës.

Në Britaninë e Madhe disa shkolla hebreje për arsye sigurie po qendrojnë përkohësisht të mbyllura. Metropolitan Police në Londër njoftoi, se janë shtuar incidentet me sfond antisemitizmin në kryeqytet që pas sulmit terrorist ndaj Izraelit. “Tensioni është i lartë”, theksoi Metropolitan Police. “Ne nuk do të toelrojmë as përhapjen e urrejtjes (…) dhe as glorifikimin e terorrit.”

Francë: Komuniteti më i madh hebre në Europë

Në Francë pavarësisht ndalimit mijëra vetë morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Paris, ku policia përdori gazin lotësjellës dhe pompat e ujit për shpërndarjen turmës. Në Rennes, Tuluzë dhe Lille u zhvilluan gjithashtu manifestime solidariteti. Të paktën dhejtë vetë janë ndaluar në rajonet e policisë.

Presidenti Emmanuel Macron në një fjalim në televizion tërhoqi vëmendjen: “Ne nuk duhet të tolerojmë asnjë formë të urrejtjes (…).” Në Francë jeton komuniteti më i madh hebre i Europës me rreth gjysmë milion pjestarë. Njëkohësisht në Francë me 70 milionë banorë jetojnë mbi pesë milionë myslimanë, shumica me prejardhje nga vendet e Magrebit./ DW 

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet