LIVE UPDATES
Bota

Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse

Shtetet e Bashkuara ishin objektivi kryesor dhe Polonia, kanali kryesor i ndihmave ushtarake që shkojnë në Ukrainë, ishte objektivi numër 2 i sulmeve kibernetike të Rusisë.

22 Qershor 2022, 22:18 Nga k.m.
Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër
Foto ilustruese

Në kuadër të sulmeve të pandërprera kibernetike kundër Ukrainës, hakerët rusë të mbështetur nga shteti janë përfshirë në "spiunazh strategjik" kundër qeverive, organizatave studimore e humanitare, dhe bizneseve në 42 vende që mbështesin Kievin, tha kompania Microsoft në një raport të publikuar të mërkurën.

"Që nga fillimi i luftës, Rusia ka qenë e sukseshme në 29 për qind të rasteve në sulmet e saj kibernetike ndaj aleatëve të Ukrainës, duke vjedhur të dhëna në të paktën 25 për qind të ndërhyrjeve të suksesshme në rrjetet e këtyre entiteteve", thotë në raport Presidenti i kompanisë Microsoft, Brad Smith.

“Ndërsa një koalicion vendesh është bashkuar për të mbrojtur Ukrainën, agjencitë ruse të inteligjencës kanë rritur ndërhyrjet në rrjetet kompjuterike dhe aktivitetet e spiunazhit ndaj qeverive aleate jashtë Ukrainës”, tha zoti Smith.

Gati dy të tretat e objektivave të spiunazhit kibernetik përfshinin vendet anëtare të NATO-s. Shtetet e Bashkuara ishin objektivi kryesor dhe Polonia, kanali kryesor i ndihmave ushtarake që shkojnë në Ukrainë, ishte objektivi numër 2 i sulmeve kibernetike të Rusisë. Në dy muajt e fundit, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Turqia kanë parë rritje të sulmeve kibernetike ruse.

Një përjashtim i çuditshëm është Estonia, ku kompania Microsoft tha se nuk ka zbuluar asnjë ndërhyrje kibernetike ruse që kur Rusia e filloi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Microsoft tha se kjo mund të jetë falë vendimit të Estonisë për të kaluar të gjitha të dhënat e fushës së informatikës në sistemet “cloud”, ku është më e lehtë të zbulohen ndërhyrjet kibernetike. "Dobësi të mëdha të mbrojtjes kolektive" vazhdojnë të ekzistojnë në disa qeveri të tjera evropiane, tha kompania Microsoft, pa i identifikuar ato.

Sipas raportit prej 28 faqesh, gjysma e 128 organizatave që ishin në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse janë agjenci qeveritare dhe 12% janë agjenci joqeveritare, zakonisht institute kërkimore ose organizata humanitare. Objektiva të tjerë të sulmeve kibernetike ruse ishin kompanitë e telekomunikacionit, energjisë dhe ato të mbrojtjes.

Microsoft tha se mbrojtja kibernetike e Ukrainës "rezultoi të ishte më e fortë" në përgjithësi sesa aftësitë e Rusisë në "valët e sulmeve kibernetike shkatërruese kundër 48 agjencive dhe ndërmarrjeve të veçanta ukrainase". Raporti vuri në dukje se hakerët ushtarakë të Moskës kanë qenë të kujdesshëm duke mos aktivizuar viruse kibernetike shkatërruese që mund të dëmtojnë të dhënat e ruajtura jashtë Ukrainës, siç ndodhi me virusin kompjuterik NotPetya në vitin 2017.

"Gjatë muajit të kaluar, ndërsa ushtria ruse filloi të përqendronte sulmet e saj në rajonin e Donbasit, numri i sulmeve kibernetike shkatërruese shënoi rënie", thuhet në raportin, "Mbrojtja e Ukrainës: Mësime të hershme nga Lufta Kibernetike". Kompania Redmond, me bazë në Uashington, ka njohuri unike në këtë fushë për shkak të përhapjes së softuerit të saj dhe ekipeve të saj të zbulimit të rreziqeve.

Microsoft tha se Ukraina ka dhënë gjithashtu një shembull në mbrojtjen e të dhënave. Ukraina kaloi nga ruajtja e të dhënave të saj në servera lokal në ndërtesat qeveritare një javë përpara fillimit të sulmit rus, në shpërndarjen e të dhënave në sistemet “cloud” (të bazuara në internet), të vendosura në qendrat e të dhënave në të gjithë Evropën, duke i bërë ato të paprekshme nga sulmet ajrore ruse.

Raporti vlerësoi gjithashtu dezinformimin dhe propagandën ruse që synon "dëmtimin e unitetit perëndimor dhe shmangien e kritikave ndaj krimeve të luftës ushtarake ruse", si dhe tërheqjen e njerëzve në vendet e paangazhuara.

Duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale, raporti i kompanisë Microsoft, vlerësoi se "operacionet e ndikimit kibernetik rus rritën me sukses përhapjen e propagandës ruse pas fillimit të luftës me 216 për qind në Ukrainë dhe 82 për qind në Shtetet e Bashkuara"./VOA

microsoft

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë