Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
E veshur me rroba noti dhe syze, Hidalgo notoi bashkë me disa zyrtarë të tjerë - në mesin e tyre: shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume.
FRANCË- Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi të mërkurën në lumin e Senës, për t’u dëshmuar atletëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, se uji është i pastër.
E veshur me rroba noti dhe syze, Hidalgo notoi bashkë me disa zyrtarë të tjerë - në mesin e tyre: shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume.
Hidalgo tha se lumi ishte “i mrekullueshëm”.
“Të notosh në Senë! Disa e kanë ëndërruar, disa nuk kanë menduar se mund të ndodhë, dhe ne e kemi bërë të mundshme”, shkroi më pas në Instagram.
“Pas një ndalese 100-vjeçare, atletët do të zhyten vetëm pas pak ditësh gjatë Lojërave. Noti në Senë do të jetë i hapur për publikun që nga vera e ardhshme”, tha po ashtu Hidalgo.
Uji i Senës është konsideruar i sigurt për not së voni, si rezultat i testeve të përditshme të ndotjes, dhe ministrja e Sporteve e Francës, Amelie Oudea-Castera, ka qenë e para që ka notuar në të javën e kaluar. Organizatorët e Parisit 2024 kanë planifikuar prej kohësh që t’i zhvillojnë garat e notit në ujëra të hapur.
Viteve të fundit janë investuar rreth 1.4 miliard euro për ta bërë Senën më të pastër. Lojërat Olimpike Parisi 2024 do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht. Sena do të luajë gjithashtu një rol të madh në ceremoninë e hapjes, pasi parada e kombeve do të zhvillohet me varka./REL
Foto ilustruese TIRANË- Operatori rus i energjisë bërthamore, Rosenergoatom, tha se ka mbyllur një njësi të termocentralit b&...
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Obiliq të Kosovës ditën e sotme. Mësohet se nj&...
Radoiçiç KOSOVË- Deputetja e PDK-së, njëherit kryetare në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencis...
pamje nga ngjarja ITALI- Një turiste ka shkaktuar debat në Firence pasi hipi sipër një monumenti kulturor për të bë...
Foto ilustruese KOSOVË- Çështja e operimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit në komunën e De&cced...
Foto ilustruese BRUKSEL- Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se Komisioni Evropian nuk i ka ofruar publikut qas...
Vance dhe Rayner ANGLI- Zëvendëskryeministrja britanike, Angela Rayner të martën hodhi poshtë komentet e zëvendëspr...
Ejup Maqendonci KOSOVË- Paralajmërimet e institucioneve shtetërore të Kosovës për sulme të reja në veri të ven...
Foto ilustruese UKRAINË- Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha të mërkurën një z...
Trump SHBA- Një video e re po qarkullon në rrjet ndërsa teknologjia tregon se si ish-presidenti Donald Trump me lëvizjen e kok&...