LIVE UPDATES
Bota

Çështja e hidrocentraleve të Deçanit dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Përfaqësuesit e këtyre organizatave vlerësojnë se në vendimet e mëparshme, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e Kosovës, kanë bërë interpretime të gabuara të Ligjit për ujërat, si dhe pretendojnë se janë shpërfillur dëmet mjedisore.

17 Korrik 2024, 12:44 Nga N.F
Çështja e hidrocentraleve të Deçanit dërgohet
Foto ilustruese

KOSOVË- Çështja e operimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit në komunën e Deçanit, ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Pishtarët dhe disa qytetarë të Deçanit kanë dërguar në Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një aktgjykimi të Gjykatës Supreme të datës 5 mars 2024.

Nëpërmjet këtij aktgjykimi ishin vlerësuar si të ligjshme procedurat dhe vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe mjedisore për Hidrocentralet “Belaja”, “Deçani” dhe “Lumëbardhi 2”.Këto organizata dhe një grup i qytetarëve nga Deçani vlerësojnë se Aktgjykimi i Supremes, është në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave vlerësojnë se në vendimet e mëparshme, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e Kosovës, kanë bërë interpretime të gabuara të Ligjit për ujërat, si dhe pretendojnë se janë shpërfillur dëmet mjedisore.

Dëmet mjedisore të shkaktuara nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit ishin konstatuar edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës (MMPH). Operimi i këtyre hidrocentraleve ishte pezulluar në disa raste - herë më vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e herëve tjera me vendim të gjykatave.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, u tha se kjo gjykatë nuk ka kompetencë të veprojë kundrejt mosveprimit të MMPH-së për t’i ndaluar dëmet mjedisore. Në vitin 2021, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kishte publikuar një koncept për rehabilitim e dëmeve mjedisore të shkaktuara në grykën e Deçanit.

Por, mënyra se si ishte paraparë të bëhej rehabilitimi ishte kundërshtuar nga aktivistë mjedisorë dhe nga një prej organizatave më të mëdha në Evropë që lufton për mbrojtjen e lumenjve nga shkatërrimi, “Riverwatch”.Në rrjedhën Lumëbardhit në këtë qytet janë katër hidrocentrale në pronësi të kompanisë austriake, Kelkos.

Që nga fillimi i ndërtimit të hidrocentraleve, në vitin 2014, aktivistët dhe banorët lokalë kanë ngritur zërin për dëmet që i janë shkaktuar lumit dhe zonës përreth. Ata thonë se Kelkos-i, gjatë punimeve, ka dëmtuar shtratin e lumit dhe pjesët atraktive për turizëm. Kelkos, po ashtu, u akuzua se shfrytëzon sasi më të madhe të ujit për prodhim të energjisë elektrike, sesa sasia që e ka të lejuar, duke e lënë lumin pa ujë në pjesën më të madhe të vitit./ REL

hidrocentralet e decanit kosove gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës