LIVE UPDATES
Bota

Merz dhe Macron bien dakord që Evropa të bëhet dixhitalisht e pavarur nga SHBA-ja dhe Kina

Mediat e huaja shkruajnë se Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Evropa refuzon të bëhet i varuri i SHBA-së dhe Kinës në sektorin dixhital.

18 Nëntor 2025, 19:53 Nga E.d
Merz dhe Macron bien dakord që Evropa të bëhet dixhitalisht e
Foto ilustruse

GJERMANI- Kancelari Friedrich Merz ka bërë thirrje për veprim të drejtpërdrejtë nga Bashkimi Evropian në sferën dixhitale. Kjo duke theksuar nevojën që Evropa të mos ia lëshojë këtë fushë SHBA-së dhe Kinës, por edhe të jetë në gjendje të mbrohet, me një zë të vetëm dhe bashkëpunim të ngushtë.

Mediat e huaja shkruajnë se Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Evropa refuzon të bëhet i varuri i SHBA-së dhe Kinës në sektorin dixhital. Duke folur në një samit në Berlin mbi sovranitetin dixhital të Evropës, të dy udhëheqësit theksuan vazhdimisht se autonomia dixhitale është e lidhur ngushtë me sigurinë dhe prosperitetin e Evropës.

"Ndryshimet tektonike që po shohim aktualisht në botë, në qendrat politike dhe ekonomike të pushtetit, kërkojnë veprime të menjëhershme në sferën dixhitale", tha Merz dhe i bëri thirrje Evropës të veprojë,  për të shmangur lëshimin e ardhshëm të sferës dixhitale gjithnjë e më të rëndësishme për SHBA-në dhe Kinën.

Çështjet e së ardhmes tha Kancelari në mënyrë karakteristike, do të vendosen kryesisht në sferën dixhitale dhe SHBA-të dhe Kina, dy superfuqi dixhitale, po konkurrojnë për pozicionin udhëheqës në fushën e teknologjisë.

“Evropa nuk duhet t’ua lëshojë këtë fushë atyre. Kjo nuk do të thotë që ne mbështesim izolacionizmin dhe proteksionizmin. Ne përjetojmë një varësi nga të dy vendet dhe ky lloj varësie përdoret si levë presioni në politikën e pushtetit”, tha ai dhe gjithashtu theksoi nevojën që Evropa të jetë në gjendje të mbrohet nga sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit.

Emmanuel Macron, nga ana e tij, përmendi si përparësi kryesore "preferencën për evropianët", veçanërisht në prokurimin publik, në mënyrë që të lejohet zhvillimi i "kampionëve" evropianë të teknologjisë. "Kinezët kanë kontrata ekskluzive sa më shpesh të jetë e mundur dhe amerikanët kanë një preferencë shumë të fortë për produktet amerikane", tha zoti Macron dhe shprehu zhgënjimin e tij, duke folur për "sharmin e zgjidhjeve jo-evropiane" që evropianët shpesh tregojnë.

Megjithatë, presidenti francez theksoi se Evropa refuzon të bëhet vasal i SHBA-së dhe Kinës në çështjen e sovranitetit dixhital.

"Le të jemi të qartë, Evropa nuk dëshiron të jetë kliente e kompanive të mëdha ose e zgjidhjeve në shkallë të gjerë të propozuara, qoftë nga SHBA-ja apo nga Kina, dhe ky pozicion është thjesht një refuzim për të qenë vasal", tha ai.

Samiti i sotëm i sovranitetit dixhital po përdor rrjete të telefonisë celulare me teknologji nga Huawei i Kinës. Siç theksojnë dy botimet, Deutsche Telekom ka një kullë telefonie celulare në zonë me pajisje nga kompania kineze e teknologjisë.

"Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar prej vitesh për pajisjet kineze në rrjetet gjermane dhe evropiane të telefonisë mobile, pasi kanë frikë se Kina mund të fitojë akses në të dhëna të ndjeshme përmes kësaj teknologjie", raporton Handelsblatt. WirtschaftsWoche flet për një realitet të hidhur në industrinë e komunikimit./Dosja.al

franca gjermania be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet